Letra që fituesi i çmimit Nobel i dërgoi shkrimtarit të madh shqiptar

Shqipëria, ndonëse vend i vogël, ka në traditë pridhimin e një letërsie kualitative, qoftë në poezi, ashtu edhe në prozë. Duke filluar që nga rilindasit me në krye Atë Gjergj Fishtën, Naim Frashërin, Pashko Vasën, Dom Ndre Mjedën e të tjerë e duke vijuar pastaj me prozën, ku i pari romacier është Dom Ndoc Nikaj, duke arritur deri te shkrimtari i njohur Ismail Kadare.

Mes kësaj aradhe shkrimtarësh, ndonëse pak më i heshtur se të tjerët, është edhe një ndër prozatorët më të mëdhenj, Petro Marko. Autor i sa e sa veprave, për fëmijë (Shpella e Piratëve) e për të rritur (Nata e Ustikës, Qyteti i fundit), Marko zë një vend të padiskutueshëm në panteonin e letrave shqipe.

Jeta e tij ishte e lidhur pazgjidhshmërisht edhe me luftrat, pasi ai, me dëshirë dhe vullnetariat, pati vendosur të shkonte në luftën e Sapanjës, gjatë së cilës, në Valencia u mbajt edhe “Kongresi i shkrimtarëve më të shquar të botës” ku ishte i ftuar.

Aty, ai takoi edhe Ernest Heminguej, shkrimtarin e njohur (dhe të preferuarin tim), autor i “Lamtumirë armë”, “Të kesh dhe të mos kesh”, “Plaku dhe deti”, “Për kë bie këmbana”, 20 poezive që akoma nuk janë botuar të shqipëruara (pritet të dalin në numrat e ardhshëm të revistës “Poeteka” nën shqipërimin e A.Dushi) dhe i sa e sa tregimeve si dhe lareant i çmimit Nobel në Letërsi.

Në artikullin “Shkrimtari, që do njeriun dhe vdes për të, shkruan mirë…”, marrë nga parathënia e librit “Për kë bie këmbana”, botim i shtëpisë botuese “Ombra GVG”, Marko shkruan:

…U njoha me Heminguejin në Valencia, në Kongresin e Shkrimtarëve më të shquar të botës, si: Pablo Neruda, Nikolas Giljen, Andre Marlo, Nekse, Ana Serges, Luvdig Ren, Aleksej Tolstoj, Rafael Alberti, Atonia Maçado e të tjerë. Ky dukej më i gjalli. Unë për herë të parë i shikoja dhe u dëgjoja emrin këtyre kolosëve të letërsisë bashkëkohore, të cilët, me mendimet dhe shkrimet e tyre, i dhanë një hapësirë më humane, më internacionale dhe socialiste letërsisë dhe artit botëror.

Isha kureshtar për këtë njeri, trupmadh dhe të ngarkuar me kamera (se xhironte filma për zhurnalet e kinemave të botës dhe i shiste për t’i ardhur në ndihmë Republikës), të ngarkuar me bomba, me dylbi, me pistoleta, aq sa një shkrimtar tjetër i njohur i tha:

-Si shumë t’i rëndojnë supet hekurat që mban!

-Më shumë mi rëndojnë mendimet se hekurat, – iu përgjigj Ernest Heminguej.

Kur lexova romanin e tij u mahnita, prandaj nisa dhe unë të shkruaja romanin “Hasta la vista”. Kur u botua, i dërgova edhe atij një kopje, ku i shkruajta “I frymëzuar thellë dhe i nxitur nga romani juaj ‘Për kë bie këmbana’, kushtuar vullnetarëve amerikanë, që ranë në Spanjë, unë shkrova këtë roman modest, kushtuar shqiptarëve që ranë në Spanjë”.

Pas dy a tre muajsh, mora një kartë postale. E hapa dhe lexova këto fjalë të Heminguejit, shkruar në gjuhën spanjolle: “I dashur Pedro, mora romanin tuaj dhe ju falenderoj. Mjerisht, unë nuk e lexoj dot, se nuk e di gjuhën tuaj. Vetëm për një gjë jam i sigurt: shkrimtari, që e do njeriun dhe vdes për të, shkruan mirë…” /Konica.al

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Letra që fituesi i çmimit Nobel i dërgoi shkrimtarit të madh shqiptar
Letra që fituesi i çmimit Nobel i dërgoi shkrimtarit të madh shqiptar
Letra që fituesi i çmimit Nobel i dërgoi shkrimtarit të madh shqiptar
https://2.bp.blogspot.com/-9FMgFH1eVGc/WkNx1rkbKiI/AAAAAAAANS8/k1hKKCi33DQtnTel67J58kvImwmCr2VmACLcBGAs/s640/nobel-mat-768x521.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-9FMgFH1eVGc/WkNx1rkbKiI/AAAAAAAANS8/k1hKKCi33DQtnTel67J58kvImwmCr2VmACLcBGAs/s72-c/nobel-mat-768x521.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/letra-qe-fituesi-i-cmimit-nobel-i.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/letra-qe-fituesi-i-cmimit-nobel-i.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy