Mehmeti: Dëshmia e parë për arbërit në Kosovë vjen nga Drenica

Kur përmenden arbërit për herë të parë në territoret e Kosovës së sotme?

Kjo pyetje zakonisht eklipsohet nga çështja e përmendjes së arbërve në burimet bizantine në kontekstin rajonal të Perandorisë Bizantine, shkruan Konica.al.

Sipas njohësit të historisë nga Prishtina, Salih Mehmeti, dëshmia e parë eksplicite për praninë e arbërve në Kosovë i takon vitit 1253.

”Bëhet fjalë për një diplomë të mbretit Stefan Uroshi I me privilegje për manastirin e Shën Pjetrit dhe Pavlit në Lim”, ka shkruar ai në një shënim mbi këtë çështje.

Në këtë dokument, sipas tij, njëfarë Mirosllavi, feudal serb i sapovendosur në Kosovë, përcakton kufirin tokësor të katundit Krushevc (në veri të Drenicës), afër manastirit të Deviçit, ku përmendet toponimi «Arbanaški potok» (Арбанашски поток).

“Në pamje të parë, kjo dëshmi mund të interpretohet, siç është interpretuar shpesh, edhe si indicie për në mjedis joshqiptar, pasi që do të ishte krejt e pakuptimtë të specifikohej me emfazë diçka shqiptare në një mjedis shqiptar. Por duhet të kihen ndërmend edhe disa konsiderata plotësuese:

1. Privilegji në fjalë është i shkruar për interesat e një feudali serb dhe jo të gjitha tokat ishin në juridiksionin e nemanjiçëve apo pushtetit kishtar.

2. Diminutivi i hershëm bullgaro-sllav –ko lë të kuptohet se Arbanashki ka qenë edhe vendbanim (katund), dhe si i tillë duhet të jetë formuar në kohën e palatalizimit të frikatives /s/ në /sh/, një fazë e hershme e shqipes, dmth disa qindra vite para se serbët të pushtonin Kosovën dhe Maqedoninë.

3. Vetë biografët serbë të Nemanjës, Sava dhe Stefani, i referohen tokave të Kosovës dhe Maqedonisë si «grchke zemlje», që shënjon prima facie juridiksionin dhe përkatësinë shtetërore bizantine, të një territori të banuar me arbër ortodoksë”, ka shkruar Mehmeti. /konica.al/

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7949,Camëri,108,Editorial,1705,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2367,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1774,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,495,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Mehmeti: Dëshmia e parë për arbërit në Kosovë vjen nga Drenica
Mehmeti: Dëshmia e parë për arbërit në Kosovë vjen nga Drenica
Mehmeti: Dëshmia e parë për arbërit në Kosovë vjen nga Drenica
https://1.bp.blogspot.com/-Zeo3FysZjsY/WjjaojQ4WfI/AAAAAAAAMrU/EMXzY-W1XTYkagenCaYfbu0rM50aI1yIgCLcBGAs/s640/byzz.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-Zeo3FysZjsY/WjjaojQ4WfI/AAAAAAAAMrU/EMXzY-W1XTYkagenCaYfbu0rM50aI1yIgCLcBGAs/s72-c/byzz.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/mehmeti-deshmia-e-pare-per-arberit-ne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/mehmeti-deshmia-e-pare-per-arberit-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy