Ndryshimi i Ligjit, nis nënshkrimi i peticionit për gjykatën Specialen

, Ndryshimi i Ligjit, nis nënshkrimi i peticionit për gjykatën Specialen

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së do të fillojnë sot me nënshkrimin e peticionit, përmes të cilit kërkojnë që Kuvendi i Kosovës të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar më herët se Gjykata Speciale është e njëanshme, ndërsa theksoi se duhet të merret me të gjithë ata që kanë kryer krime lufte, duke i përfshirë edhe serbët.

Sipas Gucatit, me 10 mijë nënshkrimet e mbledhura do të arrijnë të rikthejnë për shqyrtim këtë çështje në Kuvend.Nënshkrimi i peticionit fillon nga ora 11.00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button