Në New York 1 Dhjetori u shpall “Dita e Gëzim Nikës”

Ramazan Çeka

Koncert me rastin e 35-vjetorit të rrugës artistike të këngëtarit Gëzim Nika “Mjeshtër i Madh”.

I ftuar me rastin e 105-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në New York pata kënaqësinë dhe nderin që mora pjesë në disa evenimente që për mua do të mbesin të pashlyera në jetën time.

Unë pata fatin t’i përjetoj këto ditë festive mes komunitetit shqiptaro-amerikan, pasi udhëtova për në New York edhe me një detyrë të vështirë, me përgatitjen e libreteve, të cilët u realizuan me aq pasion e profesionalizëm dhe që më bënë krenar, ashtu siç ndjehet krenar një autor që ia ka arritur qëllimit.

Mora pjesë në spektaklin festiv, me rastin e 105-Vjetorit të Shpallje së Pavarësisë së Shqipërisë, të organizuar nga Shoqata Atdhetare “Dibra” dhe në një show “Kënga jote është flamur”, me rastin e 35-vjetorit të karrierës artistike të këngëtarit Gëzim Nika “Mjeshtër i Madh”.

Në këtë koncert festiv, këngëtari i shquar Gëzim Nika korri një sukses të jashtëzakonshëm i shoqëruar nga orkestra famoze e drejtuar nga kompozitori i shquar Shpëtim Saraçi “Mjeshtër i Madh”, ku notat që kishte orkestruar për këngët e Gëzimit u shoqëruan gjatë gjithë kohës me duartrokitje të fuqishme, duke i kënduar me gjithë publikun në sallë.

Nuk dua të zgjatem me angazhimin tim që pata në Amerikë, por në këtë shkrim do të ndalem tek mbrëmja madhështore që kishte organizuar “Mjeshtri i Madh”, këngëtari Gëzim Nika, djali tropojan që, ashtu siç është i pashëm dhe vital, solli në këtë natë me zërin e tij të këndshëm, me repertorin e tij, jehonën e bjeshkëve shqiptare, madhështinë e Shkëlzenit, gurgullimën e kristaltë të Valbonës dhe krenarinë ahqiptare, duke u bërë kështu një emblemë dhe një frymëzim për gjithë Komunitetin Shqiptar në Amerikë.

Ky koncert madhështor u zhvillua në “Royal Regency Hotel” në Yonkers New York.

Nuk është e vështirë, por nuk është as e lehtë që brenda përmasave të një spektakli të përshkruhet karriera 35-vjeçare e një mjeshtri të tillë si Gëzim Nika. Ai ka me dhjetra e pse jo edhe me qindra këngë të interpretuara me sukses që në hapat e tij të parë, kur një djalë i vogël e simpatik, i bukur e kaçurrel përformonte me zërin e tij, në skenat modeste të vendlindjes së tij në Tropojë.

Ai këndon krah për krah me të madhen Fatime Sokoli, me të mrekullueshmen Fatmira Breçani “Mjeshtre e Madhe”, ai këndon në sofrat tropojane përkrah mjeshtrave virtuozë të sharkisë dhe çiftelisë, por ai këndon dhe vallzon edhe me të famshmin grup të valleve tropojane.

Gëzim Nika së bashku me grupet muzikore, të shquara në Tropojë dhe Shqipëri, sjell për herë të parë një risi të jashtëzakonshme. Me zërin e tij tingëllues përjetëson krijimtarinë e pavdekshme të rilindasit të madh Naim Frashëri, duke sjellë që në atë kohë mesazhin e dashurisë për Atdheun, e dashurisë së madhe për nënën e vendlindjen.

Po në këto vlera është edhe kënga “Liridona” që lind natyrshëm dhe me zemër si një jehonë e largët nga eposi shqiptar dhe si një mbështetje për përpjekjet titanike të gjysmës së kombit shqiptar përtej kufirit, nën sundimin dhe raprezaljet serbe.

Për këto vlera 35-vjeçare u organizua edhe ky spektakël i jashtëzakonshëm dhe unë nuk do të ndalem në programin dhe detajet e tij, por në disa nga momentet kryesore që besoj se për të gjithë pjesëmarrësit dhe publikun do të mbesin të paharrueshme.

Këtë mesazh ata më së miri e shpalosën para publikut me një repertor këngësh që e interpretuan së bashku, të ndjekur me duartrokitje nga të gjithë të pranishmit që kishin ardhur në këtë sofër shqiptare.

Programi më pas vazhdoi sipas përgatitjes që ishte bërë nga drejtuesit e tij, ku duhet të përmendim udhëheqësin artistik “Mjeshtrin e Madh” Shpëtim Saraçi.

Këngëtari Gëzim Nika nuk është i vetëm me sukseset e tij. Ashtu siç përmendëm më parë vëllain e tij të madh, duhet të përmendim me shumë nderim e respekt edhe bashkëshorten e tij Angjelina Nika “Mjeshtre e Madhe”, një artiste e talentuar që edhe këtu në komunitetin shqiptar në Amerikë jep një kontribut të madh, jo vetëm si një mësuese e devotshme për fëmijët shqiptarë, por edhe si një koreografe që me përkushtim ka krijuar edhe grupin e valleve “Rozafati”, duke nxjerrë breza të tërë valltarësh të talentuar.

Një kënaqësi e veçantë ishte interpretimi me shumë talent i vajzes së filantropistit Richard Lukes, artistja e re e shkollës së muzikës amerikane Layla Lukaj.

Në këtë koncert urimin më të bukur e kishte rezervuar si suprizë edhe ajo që qëndron pas Gëzim Nikës, dashurisë, familjes dhe aktivitetit të tij 35-vjeçar, bashkëshortja Angjelina Nika, e cila erdhi në këtë mbrëmje me Grupin i Valleve “Rozafati”, nga Qendra Kulturore “Nëna Tereze” e Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, ku djemt dhe vajzat e talentuara të këtij grupi, sollën një valle të bukur nga Tropoja.

Pas një karriere të gjatë, me një repertor shumë të pasur dhe natyrisht edhe të njohur për të gjithë, “Mjeshtri i Madh” Gëzim Nika, nuk kishte si mos ta mbyllte atë mbrëmje pa disa këngë të zgjedhura dhe të interpretuara me shumë sukses, të menduar si një surprizë për të gjithë të pranishmit në një sofër të bukur shqiptare, që bashkoi gjithë komunitetin.

Gëzim Nika “Mjeshtër Madh” është nderuar me këtë titull të lartë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, por ndër vite ai mban edhe shumë vlerësime e çmime të tjera.

Për këtë mjeshtër të madh, për këtë këngëtar të mrekullueshëm nuk kanë munguar kurrë vlerësimet dhe mirënjohjet anë e mbanë trojeve shqiptare, por edhe këtu në Amerikë ku jeton dhe punon prej vitesh.

Gëzim Nika mori mirënjohje nga institucione të ndryshme, nga bashkëatdhetarët, por mbi të gjitha ai mori dhe do të marrë gjithmonë jo vetëm mirënjohjen e të pranishmëve në këtë mbrëmje, por të të gjithë shqiptarëve.

Kënga e tij në atë kohë “Shqipëri o nëna ime” e cila vinte si një mesazh ku pavarësisht vështirësive me të cilat ballafaqoheshin shqiptarët, aty ishte shpirti dhe shpresa e tyre të cilat nuk vdesin kurrë!”

Në këtë 35-vjetor nuk munguan vlerësime dhe tituj të tjerë edhe nga politikanët amerikanë, si z.Mark Gjonaj, apo David Tubiolo.

Gëzim Nikën, në këtë 35 vjetor, më një Proklamat nga Asambleja e New Yorkut, e nderoi edhe ish asambleisti Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit të Bashkisë së qytetit të New Yorkut.

Legislator David Tubiolo, lexoi duke i dorëzuar Proklamatën e Shtetit të New Yorkut, me të cilën ky ligjistativ e shpalli 1 Dhjetorin si “Ditën e Gëzim Nikës”, në nderim të 35-vjetorit të karrjerës së tij artistike.

Senatori i Shtetit të Nju-Jorkut, Marti Golden, e nderoi gjithashtu më një tjetër titull mirënjohje për punën e tij të palodhur dhe trashëgiminë e vlerave muzikore brez pas brezi.

Televizioni ACTV Michigan me president z.Ndue Ftoni dhe drejtor z.Eduart Aliko, e nderoi këngëtarin Gëzim Nika me një Çertifikatë “Mirënjohje”.

Në këtë festë të madhe qershia mbi tortë ishte familja Nika, bashkëshortja e Gëzimit Angjelina Nika, e cila mban gjithashtu titullin e lartë “Mjeshtre e Madhe”. Gjithashtu fëmijët e Gëzimit gëzuan me krenari për babain e tyre, dy vajzat Eliverta, Daniela dhe djali Jason, të cilët janë të sukseshëm në rrugët që ata kanë ndjekur.

Në emër të familjes së këngëtarit, vajza e Gëzimit Daniela bëri një falenderim për të gjithë shqiptarët, diasporën dhe për të gjithë institucionet dhe personalitetet e shquara që vlerësuan Gëzimin, si një mjeshtër të madh, vlerat e të cilit, tha ajo, nuk do të mbesin asnjëherë të shkruara në letër, por do të jenë gjithmonë një realitet, sepse e tillë është puna e palodhur e këtij ambasadori të këngës shqiptare.

Mbrëmbja e madhe e 35-vjetorit të karrierës artistike të këtij këngëtari të madh, u ndoq me një video screen, ku artistë, kompozitorë, këngëtarë dhe personalitete e veprimtar të dalluar të komunitetit, përcollën përshëndetje dhe urime për këtë jubile artistik të këngëtarit virtuoz Gëzim Nika.

Dita

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7901,Camëri,108,Editorial,1685,Ekonomi,413,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2353,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1767,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Në New York 1 Dhjetori u shpall “Dita e Gëzim Nikës”
Në New York 1 Dhjetori u shpall “Dita e Gëzim Nikës”
Në New York 1 Dhjetori u shpall “Dita e Gëzim Nikës”
https://3.bp.blogspot.com/-PbWW2HvhTDU/Wiqoh0PKvzI/AAAAAAAAMBQ/Q877ocFXgaA4rz_QErQzNUHtF31jU9o7wCLcBGAs/s640/gezim-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-PbWW2HvhTDU/Wiqoh0PKvzI/AAAAAAAAMBQ/Q877ocFXgaA4rz_QErQzNUHtF31jU9o7wCLcBGAs/s72-c/gezim-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/ne-new-york-1-dhjetori-u-shpall-dita-e_8.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/ne-new-york-1-dhjetori-u-shpall-dita-e_8.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy