Një dokument i rëndësishëm për Janullatosin i dhjetorit ’92

Ekskluzive Dita – Ardhja e Janullatosit në Shqipëri dhe fronëzimi i tij në krye të Kishës Ortodokse autoqefale Shqiptare, është padyshim një nga çështjet më të diskutueshme dhe më enigmatike të më shumë se dy dekadave të fundit.

Vendosja e një kleriku grek është kontestuar qysh në fillim, mirëpo e vërteta e ardhjes dhe zgjedhjes së tij në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare, nuk është marrë vesh asnjëherë me detaje.

‘Dita’ ka botuar një dokument ku jepen me hollësi detaje për ardhjen e Janullatosit në Shqipëri, si u arrit që ai të merrte kreun e Kishës që themeloi Fan Noli, ndërkohë që u refuzua fronëzimi i klerikut të shquar dhe shumë të respektuar ndër shqiptarët e Amerikës, at Artur Liolinit, i cili erdhi enkas në Tiranë dhe qëndroi për tri javë këtu.

Bëhet fjalë për një raport të firmosur nga ish-Kryetari i Kuvendit në 26 dhjetor 1992, Pjetër Arbnori, drejtuar ish-Presidentit të asaj kohe, Sali Berisha.

Raporti hedh dritë mbi manovrat që janë bërë në vitet 1991 dhe 1992 për fronëzimin e grekut Janullatos, duke shkelur si Statutin e Kishës, ashtu dhe Kushtetutën e Shqipërisë.

Më 11 shkurt 1993, një nga punonjësit e Presidencës me inicialet A.A. ka vënë në krye të faqes shënimin “Presidenti u informua”. Po ç’bëri Presidenti? Megjithë të dhënat që sugjeron dokumenti Presidenti heshti, megjithëse raporti paralajmëronte pasojat e përçarjes kombëtare nga politika e Megaliidhesë për të ashtuquajturin ‘Vorioepir”.

Ironike që në këtë dokument ndër të tjera shkruhet: Kryesia e Kuvendit thekson se “ka ardhur koha të mbahet qëndrim duke filluar që nga Presidenti ynë i nderuar, ku emri i tij është përmendur në gjithë qarkoret dhe deklaratat e Kishës për dhënien e lejes nga ai për fronëzimin”.

Por Presidenti nuk lëvizi asnjë milimetër, madje e favorizoi fronëzimin e Janullatosit. Heshtja dhe sidomos ngjarjet e mëvonshme për njëzet vjet me radhë e konfirmojnë këtë.

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI POPULLOR

Nr. 1543/Prot

Tiranë, më 26.12.1992

Lënda: Dërgim materiali

PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

Zotit Sali Berisha

TIRANË

Bashkëlidhur po ju dërgojmë materialin: Raport “Mbi gjendjen aktuale shumë të rëndë të krijuar në K.O.A.SH nga ndërhyrja dhe veprimtaria e Kishës Greke, nëpërmjet peshkopit Anastasios Janullatos dhe pasuesve të tij, në dëm të interesave fetare dhe kombëtare shqiptare.

Kryetari i Kryesisë

Pjetër Arbnori

 

 

RAPORT

MB I GJENDJEN AKTUALE SHUME TË RËNDË TË KRIJUAR NË K.O. A.SH, NGA NDËRHYRJA DHE VEPRIMTARIA E KISHËS GREKE, NËPËRMJET PESHKOPIT ANASTASIOS JANULLATOS DHE PASUESVE TË TIJ, NË DËM TË INTERESAVE FETARE DHE KOMBËTARE SHQIPTARE

U bënë më se 16 muaj që në Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare ushtron veprimtarinë e tij Peshkopi Grek Anastasios Janollatos, i cili erdhi menjëherë pas vizites se Kancelarit të Kryepeshkopatës së Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, Shumë të Përndershmit At Artur Liolin nga 6-27 Qershor 1991. Le të bëjmë pak histori.

Në takimin që pati At Artur Liolin me ish Presidentin e Shqipërise Z. R. Alia, u diskutua ndër të tjera edhe për problemet e riorganizimit të KOASH-it, i cili ishte dhe qëllimi kryesor i ardhjes së tyre këtu. Z. Alia i shprehu mendimin që të ftonte për këtë qëllim edhe Eksarkun Patriarkal A. Janullatos, meqënëse kishte katër muaj që kërkonte vizë hyrje në Shqipëri.

Në fjalen e tij At Liolin shprehu aprovimin e tij, por vërejti se duhet bërë kujdes që Eksarkut Patriarkal, me parë i duhet bërë e qartë se duhet të respektojë disa kushte ku më kryesoret të jenë, që ai do të vijë thjesht si një Peshkop Misionar i Përkohshëm, do të ruajë të pa prekura interesat e Autoqefalisë Shqiptare e të popullit besimtar, etj. Të gjitha këto vetëm sepse qarqe të caktuara shoviniste Greke të Megalidhesë mund të ndikojnë në personin e tij dhe të kërkojnë realizimin e synimeve të tyre të mbrapshta, dhe nëpërmjet Kishës mund të realizojnë me lehtë planin e tyre për të marrë të ashtuquajturin “Vorioepir”, ashtu siç kanë vepruar më parë në fillimet e këtij shekulli, se nuk duhet harruar se Kisha jonë me atë Greke dhe Patrikanën e Stambollit, që janë si dy duar të një trupi, kanë një histori të dhimbshme e të përgjakur. Pavarësisht nëse kohërat kanë ndryshuar, historia njeh raste që ngjarjet janë përsëritur.

Këto porosi në vetvete ishin disa masa paraprake që qeveria duhet të merrte, për tu bere një riorganizim i qetë i KOASH-it, pasi dihet që kjo Kishë ka specifikën e saj, ndryshe nga fetë e tjera dhe shpallja e Autoqefalisë së saj më 1922 nga Imzot Noli në Berat, u bë si një domosdoshmëri kryesore e lindur nga ndërhyrjet brutale të Kishës Greke, që i shkaktoi popullit Shqiptar aq gjak dhe martirë. Pra ishte gjaku dhe shpirti i këtyre martirëve patriotë që thërriste për vendosjen e Autoqefalisë Shqiptare.

Me pas midis ish Presidentit dhe At Liolinit u ra dakord që së shpejti, në muajin Shtator 1991, ky të vinte përsëri për një kohë të gjatë dhe të ndihmonte konkretisht në riorganizimin e Kishës, pasi u njoh me gjendjen aktuale të saj dhe nevojat e gjithanshme që kishte ajo. Por kjo marrëveshje nuk u realizua nga ana e qeverisë së Z. Alia pas ardhjes së Eksarkut Grek. Akoma edhe sot nuk dihet se përse nuk u thirr përsëri At Liolini, megjithëse kërkesat e tij për të ardhur ishin të shumta. Çdo gjë u monopolizua në duart e Eksarkut Grek, i cili zgjodhi me veto dhe pa zgjedhje të rregullta një këshill të përbëre nga njerëz të dyshimtë që u vetëquajt “Këshilli i Përgjithshëm i KOASH-it” dhe si sekretar të tij Z. Aleko Dhima, një person që për shumë vjet militoi në radhët e PPSH-së. Hipja e tij në këtë post të lartë ishte e menjëhershme dhe e dyshimtë prandaj për këtë çështje është e domosdoshme të shikohet dosja e tij personale.

Ky historik i shkurtër është i dobishëm pasi na shërben për të kuptuar më mirë se si u fut në Shqipëri Eksarku Grek dhe shërben si bazë për lidhjen logjike të fakteve që vijnë më pas.

Ardhja e tij u trumbetua nga ana e “Këshillit të Përgjithshëm”. Në fillim Eksarku bëri shumë premtime për ngritjen e Kishave të shkatërruara dhe restaurimin e atyre ekzistuese si dhe për respektimin dhe mosndërhyrjen në ligjet e Autoqefalisë. Nuk kaloi shumë kohë dhe çdo gjë filloi të qartësohet. Në fillim skenari filloi me ndërrimin e fesë dhe të emrave të refugjatëve Shqiptarë në Greqi me anë të forcës dhe presionit, pastaj me lëvizjen antishqiptare në Greqi. Si gjithmonë udhëheqësi dhe flamurtari i “Vorioepirit” është famëkeqi Mitropoliti i Konicës, Sebastianos, i cili së bashku me qarqet shoviniste nisi një fushatë të egër spastrimi e cila u quajt “Operacioni Fshesa”. Në këtë operacion qindra e mijëra shqiptarë u kapën me forcë, u keqtrajtuan dhe u sollën në Shqipëri. Në këtë kohë Eksarkut iu kërkua të bënte një deklaratë nëpërmjet mjeteve të informacionit publik, për t’u distancuar nga këto veprime të jashtëligjshme, kur për më tepër, udhëheqës i kësaj lëvizjeje është vëllai i tij, i një grade, Mitropoliti Sebastianos. Kjo do të shërbente edhe si guri i parë i provës që Eksarku Patriarkal do të jepte në shërbim të mbrojtjes së Autoqefalisë Shqiptare. U prit shumë por asnjë deklaratë deri më sot.

Në të gjithë veprimtarinëe e tij deri më sot, vlen për t’u përmendur fakti se ai është marrë vetëm me veprimtarinë e shpërndarjes së pakove si “ndihma” në të gjithë njerëzit që kanë aprovuar qëndrimin e tij këtu. Megjithëse ai ka 16 muaj këtu, puna për ndërtimin dhe restaurinin e Kishave le për të dëshiruar. Deri tani akoma s’ka përfunduar restaurimi i Kishës Katedrale në Tiranë dhe është ngritur një Kishë e vogël me parafabrikate në Fier, kurse në Korçë ka 7 muaj që një Kishë ka mbetur tek guri i parë i themelit.

Sipas paraqitjes së kredencialeve Z. Alia, Eksarku Grek duhet të quhej si Peshkop Misionar i Përkohshëm, por me kalimin e kohës dhe me punën e tij jashtë normave ligjore, ai së bashku me të ashtuquajturin “Këshill i Përgjithshëm” kërkuan që të merrnin postin e lartë të Kryepeshkopit Shqiptar. Kjo është një ndërhyrje brutale në Kanunet e Shenjta, në Statutin e KOASH-it dhe sidomos shkelje flagrante e nenit 16, që në fakt është neni i Pavarësisë së Shqipërisë.

Edhe sikur të mos njihnim të dy Statutet, si të 1929-ës, ashtu edhe te 1950-ës, përsëri në bazë të të drejtave kanunore nuk mund të jetë e rregullt dhe e pranueshme që në krye të popullit besimtar ortodoks, si udhëheqës shpirtëror të jetë një i huaj që nuk ka as gjakun e as gjuhën e këtij kombi. Ashtu si në jetën laike ku nuk mund të jetë president i një vendi një person që nuk gëzon këto dy atribute bazë. Bile mund të themi që është një fyerje e rëndë që i bëhet besimtarëve të vërtetë shqiptarë në ndjenjat e tyre fetare e kombëtare.

Nuk mund të lejohet nga Parlamenti ynë, Qeveria dhe Presidenti ynë i nderuar shkuarja në ekstremitete, të dyja janë të rrezikshme sepse, nëse në ekstremitetin e parë, feja u ndalua rreptësisht në mënyrën më absurde dhe tempujt e besimit u shkatërruan që nga themelet, ekstremiteti tjetër në të cilin fatkeqësisht po kalojmë është më i rrezikshëm pasi nuk duhet të lejohet kurrsesi që të zbatohet në fe një politikë qeveritare e dyerve të shqyera, ku të huajt të marrin në dorë drejtimin e një feje siç është Ortodoksia e cila ka patur gjithmonë probleme fetare dhe kombëtare. Kur dihet që ekzistenca e këtij Shteti, e këtij kombi, e kësaj gjuhe nga asimilimi, qoftë Turk apo Grek, i dedikohen kryesisht fesë Ortodokse nëpërmjet martirëve të vrarë e të helmuar. Është shpirti i këtyre patriotëve që vjen sot dhe na thërret të kemi kujdes.

Kisha jonë Ortodokse është Autoqefale që më 12 Prill 1937, kur Patrikana Ekumenike e Stambollit dha Tomosin e njohjes si të tillë. Që nga ajo ditë sipas të Drejtës Kanunore, Patrikana nuk ka të drejtë të ndërhyjë në çështjet e brendshme organizative të Kishave Autoqefale, ajo ka parësinë vetëm dogmatike e spirituale si dhe atë të nderit duke u njohur nga Kisha Autoqefale si Patrikanë Protothrone (e fronit të parë). Kur Kisha është Autonome, atëhere për çështjet organizative kujdeset Patrikana Ekumenike. Fakt domethënës është se në asnjë Kishë Ortodokse Autoqefale tradicionale (si Kisha jonë) kudo në botë nuk gjen ndonjë shkelje të ketij lloji. Asnjë Kishë Ortokse Autoqefale nuk drejtohet nga ndonjë i huaj që nuk plotëson kushtet kryesore të miratuara në Kanunet e Shenjta.

Vërtet që Kishë pa Peshkop nuk ka, por në kushte të veçanta mund dhe është e lejueshme të bëhen përjashtime duke e zëvendësuar këtë me drejtimin kolegjial të një këshilli të lartë kleriko – laik ashtu siç e kemi zbatuar edhe njëherë para shumë vjetësh, ashtu siç e zbaton edhe sot Kisha Ortodokse Shqiptare në Amerikë dhe drejtimin mund ta marrë një Episkop i huaj si Misionar e i përkohshëm deri në plotësimin e kushteve të përgatitjes së kuadrit të nevojshëm, por jo në gradën e Kryepiskopit.

Aktualisht në Shqipërinë e Jugut ku dhe mbizotëron feja Ortodokse, si dhe në një pjesë të Shqipërisë së Mesme ka ndodhur një Skizmë (ndarje)…

Duhet të jemi objektivë se nga erdhi kjo ndarje që s’ka ekzistuar më parë dhe se kush e solli. Kjo ndarje nuk është në favor të Kombit tonë, sepse është një faktor negativ plus, kur populli ynë tani është i grupuar dhe në Parti të ndryshme Politike…

Gjithashtu është fakt i pakundërshtueshëm që në Shqipërinë e Jugut, sidomos në Korçë, Gjirokastër, Sarandë e Himarë dhe më tej, zbatohet një politikë e joshjes së popullit nga ana e qarqeve shoviniste, por që rolin e përhapjes së kësaj politike e luan Kisha Greke, gjoja nëpërmjet fjalës së Zotit, duke i joshur njerëzit me ndihma kushtëzuese, pra gjithnjë abuzohet në varfërinë ekonomike të tij. Është për të ardhur keq që pre e kësaj politike të ulët kanë rënë edhe disa qeveritarë apo njerëz me influencë, të cilët thonë se tani Qeveria ka çështje më të rëndësishme për tu marrë dhe se nuk duhet të bëhemi merak e të flemë të qetë sepse ndryshim kufijsh nuk ka sepse ka ligje ndërkombëtare. Por synimet e vjetra tani realizohen me politika të reja…

Shumë materiale qarkullojne poshtë e lart me frymë përçarëse dhe antikushtetuese, shumica e tyre të nxjerra nga Kisha Greke, por aq kompromentuese edhe për atë Shqiptare. Dhe krerët e Kishës tonë mbledhin supet sikur s’dinë gjë, pra zbatohet e ashtuquajtura “duart e pastra”. Duke bërë të gjitha këto, synohet të ndryshohet shpirti dhe zemra e popullit dhe në një të ardhme mund të paraqiten kërkesa në organizmat ndërkombëtare ku të kërkohet që me një referendum popullor të bëhet bashkimi i këtyre zonave.

Përveç këtyre, Qeverisë i bëhet edhe një presion i madh në drejtim të kthimit të refugjatëve Shqiptarë. Po të futesh në brendësi të këtij presioni do të kuptohet se ai është i kotë dhe s’ka asnjë bazë për tu praktikuar. Ekzistojnë disa faktorë kryesorë: Së pari, Qeveria Greke merr një kuotë prej disa milionë dollarë për emigracionin nga Kombet e Bashkuara dhe Komuniteti Evropian, të cilen e administron sipas qëllimeve dhe nevojave të saj.

Së dyti pronarët Grekë janë të interesuar të marrin në punë punëtorë shqiptarë, pasi krahu i tyre i punës është më i lirë dhe fitimi më i madh sepse i paguajnë me 1/3 e pagës së një punëtori Grek.

Dhe së treti, nga ana politike, Qeveria apo qarqe të caktuara nuk mund të nxjerrin pikë nga dora e tyre sepse në rast interesash të caktuara, refugjatët Shqipëtarë ajo i quan “Voriepiriotë” dhe përbëjnë një faktor të fuqishëm për të kërkuar të ashtuquajturin “Vorioepir”. Kjo u faktua kur në të dyja zgjedhjet e fundit, shumë refugjatë u kthyen për të votuar për Omonian apo Partinë e Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut. Edhe kthimet që bëhen në kufi nga pala Greke, bëhen me qëllim për të tatuar pulsin tonë dhe të mbajnë presionin normal, por përsëri është po ajo palë që i lejon të kthehen prapë.

Është e udhës që në këtë raport të kritikohet dhe veprimtaria e mefshtë e Qeverise së sotme Shqiptare. Shumë gjëra ndodhin nën hundën e kësaj qeverie. Vërtet që shteti është i ndarë nga Feja, por kurrsesi ai nuk duhet të lejojë që të merren nëpër këmbë disa të drejta shtetërore mbi fenë, të cilat rregullohen me ligj të veçantë midis tij dhe Komuniteteve Fetare. Kurrë në historinë e fesë dhe në asnjë shtet të botes feja është ngritur dhe ka dale jashtë interes: vë kombëtare të asaj qeverie që drejton një shtet. Dalja e këtij ligji në këtë situatë të turbullt do të fashitë valën e shkeljeve ligjore, do të sqarojë situatën e krijuar dhe do të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale e morale, të gjithë ata që punojnë në kundërshtim me këto norma.

Në ligj duhet të bëhet e qartë se udhëheqësit e tre Komuniteteve Fetare, detyrimisht duhet të kenë Kombësinë, Nënshtetësinë, Gjuhën dhe Gjakun Shqiptar, duke i vënë theksin Kombësisë. Është e pafalshme që kjo qeveri të bëjë po ato gabime si qeveria e mëparshme duke lejuar hapjen e seminarit ortodoks në Durrës pa aprovimin e saj, kur dihet që shkollat, të çdo karakteri qofshin, hapen me aprovim të Ministrisë së Arsimit, pasi është kontrolluar më parë programi i saj. Si është e mundur që qeverisë t’i vijnë informacione për veprimtarinë anormale të Kishës dhe ajo të bëjë sehir.

Fakt shqetësues është se shumë shqiptare të ndershëm po hiqen padrejtësisht nga organet fetare. Shteti vërtet s’ndërhyn në punët e brendshme të fesë, por ai nuk mund të qëndrojë indiferent kur sheh që bëhen të tilla veprime, vetëm që në organet Kishtare të futen njerëz me të kaluar jo të mirë, që kanë karakter të ulët dhe mund të shesin çdo gjë, vetëm të plotësohen interesat e tyre personale.

Gjithashtu vlen për tu përmendur puna e keqe në dëm të interesave fetare dhe kombëtare të përfaqësuesit të fesë ortodokse në Sekretariatin e Feve pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, që i ka hapur rrugën tërësisht veprimtarisë së Kishës Greke në Shqipëri, në bashkëpunim të ngushtë me “Këshillin e Përgjithshëm të KOASH-it”.

Veprimtaria e Peshkopit Janullatos, vetë fakti i nxitimit të tij për të marrë Fronin e Kryepiskopit të Shqipërisë, tregon se ai nuk ka ardhur në Shqipëri thjesht për qëllime Apostolike. Ai është përgjegjësi kryesor dhe pas tij edhe i ashtuquajturi “Këshilli i Pergjithshëm”, për përçarjen fetare midis vetë Ortodokseve dhe asaj kombëtare.

Prandaj;

Së pari. Ai nuk mund të jetë kurrsesi Kryepeshkopi i Shqipërisë dhe udhëheqës shpirtëror i një populli besimtar të cilin ai e ndau më dysh. Kur në mësimin e madh të Ungjillit kuptojmë se “Perëndia bashkon kurse Djalli ndan”.

Së dyti. Ai s’mund të jetë i tillë sepse nuk është kanonikisht i rregullt.

Së treti. Ai s’mund të jetë i tillë sepse puna e tij ka qenë në dëm të interesave fetare dhe kombëtare Shqiptare.

Së katërti është marrë nëpër këmbë gjaku dhe puna e martirëve të rënë për këtë kauzë si dhe respekti dhe dinjiteti i popullit Shqiptar.

Dhe së pesti. Kurrë s’është e mundur që një i huaj të dojë më shumë se vendin e tij prej nga vjen, një vend tjetër dhe vetë shqiptarët të mos duan Atdheun e tyre dhe Kishën e tyre për të cilat kanë derdhur aq gjak dhe kanë bërë aq shumë sakrifica që çdo gjë të mbetet e pastër dhe shqiptare.

Si përfundim duke parë gjithë këto fakte, ka ardhur koha të mbahet qëndrim duke filluar që nga Presidenti ynë i nderuar, ku emri i tij është përmendur në gjithë qarkoret dhe deklaratat e Kishës për dhënien e lejes nga ai për fronëzimin. Nga Parlamenti dhe Qeveria, në mënyrë të veçantë nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sporteve, ajo e Arsimit, Kontrolli i Shtetit dhe Shërbimi Informativ Kombëtar.

Të gjitha këto organe të bashkërendojnë punën urgjentisht në bazë të fakteve të mbledhura dhe të vendoset për Ekstradimin e Eksarkut Patriarkal Anastasios Janullatos nga Shqipëria si një njeri i padëshirueshëm dhe i dëmshëm për kombin tonë dhe i pameritueshëm për Fronin e Kryepeshkopit të Shqipërisë dhe as si Eksark apo si Peshkop Misionar i Përkohshëm. Për këtë kërkohet dhe miratimi i këtij ligji sa më parë.

Për ndjekjen e kësaj çështje duhet të merret dhe të angazhohet seriozisht edhe Gjykata Kushtetuese.

Botuar nga DITA

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7901,Camëri,108,Editorial,1685,Ekonomi,413,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2353,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1767,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Një dokument i rëndësishëm për Janullatosin i dhjetorit ’92
Një dokument i rëndësishëm për Janullatosin i dhjetorit ’92
Një dokument i rëndësishëm për Janullatosin i dhjetorit ’92
https://2.bp.blogspot.com/-YymlS-Bo9qY/WkEhRKCOXKI/AAAAAAAANLk/7cCGB4DDWEstOTMj55YKO311usV-Xz89QCLcBGAs/s640/dok-ja-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-YymlS-Bo9qY/WkEhRKCOXKI/AAAAAAAANLk/7cCGB4DDWEstOTMj55YKO311usV-Xz89QCLcBGAs/s72-c/dok-ja-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/nje-dokument-i-rendesishem-per.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/nje-dokument-i-rendesishem-per.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy