Presheva zgjedh sot/ Njeriu i tyre apo i preferuari i Beogradit

Sot me 24 Dhjetor mbahen zgjedhjet lokale në Preshevë, një qytet tërësisht pothuajse me banorë shqiptarë. Në këto zgjedhje shqiptarët për herë të parë po ballafaqohen me një fenomen, i cili nuk ka ndodhur më herët.

Në pushtet aktualisht është kryetari i Bashkisë i vendosur me dhunë dhe me shkelje kushtetuese nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Kryetari i dhunshëm i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, duket se gëzon gjithë mbështetjen shtetërore të serbëve, të cilët kësaj here ia dolën dhe me ndihmën e Shqiprimit të dalin me një listë të përbashkët.

Këto ditë pushteti i Serbisë ka hapur buxhetin duke e ndihmuar njeriun e tyre me çdo formë vetëm e vetëm që kandidati i tyre i preferuar të fitojë. Shqiprim Arifi në fakt është një kandidat, për të cilin shqiptarët lokal nuk dinë as se kush është madje e konfirmuar dhe nga ana e tij është i paarsimuar.

Po pse i duhet ky kandidat Serbisë?

Në mënyrë të njëanshme dhe me dhunë, kryetari i dhunshëm ka firmosur të ashtuquajturin Plani Aksional, i cili i hap rrugë ndërtimit të vendeve të banimit dhe rivendosjen në Komunën e Preshevës emigrantëve dhe të shpërngulurve serbë nga zonat e konflikteve të luftës në ish Jugosllavi, në Preshevë.

Në njëfarë mënyrë ky është dhe qëllimi final i Serbisë mbi një zonë tërësisht shqiptare që të ndryshojë përbërjen etnike.

Serbisë i intereson dhe për faktin që përfaqësimi institucional i shqiptarëve në Serbi, të jetë nga njerëz të preferuar të tyre. Ky kandidat, madje në formë fare të hapur ka ushtruar dhunë dhe arrogancë mbi arsimin, ka shprehur ekstremizëm fetar, ka blerë media vetëm e vetëm që t’i shërbejnë atij.

Duke mbyllur dhe mediat kundërshtare dhe të lira, tenton të shkëpusë çdo lidhje me shtetin amë duke i orientuar shqiptarët drejt Serbisë dhe sa më larg Kosovës dhe Shqipërisë.

Tendencat e tij janë që nëpër institucione të vendos dhe njerëz të paarsimuar dhe jo profesionistë. Flitet se ka dhe lidhje të fshehta me biznese serbe, të cilat kanë tendencë në zonën tërësisht të banuar shqiptare.

Ndërkohë që përballë janë dhe partitë tradicionale shqiptare ndër më kryesoret Partia për Veprim Demokratik dhe Partia Demokratike Shqiptare sëbashku me disa parti të tjera të vogla.

Qëllimi i partive tradicionale është që Partinë e drejtuar nga Vuciç, Alternativën për ndryshim mos ta lënë të arrijë 50 përqind të votave, qëllim ky të cilin, Vuçiç dhe kryetari i dhunshëm po mundohen me çdo kusht dhe formë ta arrijnë.

Mendohet që Partitë e vërteta shqiptare kësaj here kanë arritur të bindin qytetarët, që duhet të kenë kujdes orientimin e votës larg kryetarit të dhunshëm dhe pushtetit serb.

Madje, për shqiptarët kandidon Ardita Sinani një kandidate, të cilën Vuçiç e zëvendësoi me shkelje kushtetuese me të preferuarin e tij.

Për herë të parë partitë shqiptare po kujdesen shumë, sepse mendohet që pushteti ka tendencë edhe drejt blerjes së votave, në mënyrë direkte apo indirekte.

Kjo sepse gjatë kesaj fushate i preferuari i Vuçiç ka lëshuar dorën duke shpenzuar në mënyrë të paarsyeshme vetëm e vetëm që të marrë numrin e votave që i duhet.

Shqiptarët e kanë në dorë të vendosin midis njeriut të tyre apo të preferuarit të Beogradit./zgjohushqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7901,Camëri,108,Editorial,1685,Ekonomi,413,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2353,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1767,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Presheva zgjedh sot/ Njeriu i tyre apo i preferuari i Beogradit
Presheva zgjedh sot/ Njeriu i tyre apo i preferuari i Beogradit
Presheva zgjedh nesër/ Njeriu i tyre apo i preferuari i Beogradit
https://1.bp.blogspot.com/-UOmSFCMEGeY/Wj-esxvoYgI/AAAAAAAANEQ/FmJFidJYGGwaMWQ2o9Lmc54TBNqEx5QuwCLcBGAs/s640/preshhss11.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-UOmSFCMEGeY/Wj-esxvoYgI/AAAAAAAANEQ/FmJFidJYGGwaMWQ2o9Lmc54TBNqEx5QuwCLcBGAs/s72-c/preshhss11.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/presheva-zgjedh-neser-njeriu-i-tyre-apo.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/presheva-zgjedh-neser-njeriu-i-tyre-apo.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy