Pse Millosheviçi i frikësohej Gjakovës?

Viti 1995, ne luhateshim në ëndrrat tona të frikës, por ende të gjumit të fjetur. Diçka e madhe duhej të ndodhte. Por sidoqoftë, shin netët e gjumit të fjetur dhe e nesërmja e hatasë së madhe. Ne e mendonim ndryshe, por planet bëheshin gati. E nga këto plane ishte edhe Gjakova.

Pse Millosheviçi ia kishte frikën Gjakovës? Me 13.04.1995 mbahej mbledhja e Këshillit supreme të Luftës së Serbisë. Aty bëheshin planet, aty në të vërtetë analizohej version i ri i një plani të vjetër. Aty shpaloseshin urrejtjet të akumuluara në 200 vitet e fundit. Mbledhja ishte Sekret shtetëror serb.(1)

Nga mbledhja e 35-të e Këshillit Suprem të Luftës së Serbisë të mbajtur me 13.04.1995, janë zbardhur shënimet stenografike nga e-novine, të cilat ishin të ruajtura si Top Secret! Nga këto stenograme unë e lexova atë që fliste për përgatitjet për luftën e ardhshme në Kosovë(1998).

Në mbledhje ishin të pranishëm Zoran Lilić, kryetar i Jugosllavisë, Slobodan Milošević, kryetar i Serbisë; Momir Bulatović, kryetar i Malit të Zi; dr Radoje Kontić, kryetar i qeverisë federative; Pavle Bulatović, ministër federativ i mbrojtjes: Momčilo Perišić, shef gjeneral shtabit të Ushtrisë së Jugosllavisë:

Ndër pikat më të rëndësishme të kësaj mbledhjeje për shkrimin e sotëm e zgjodha fjalën e Millosheviçit: “Ja për shembull, qyteti më i bukur që është në Kosovë është Gjakova, në të cilin ”shiptarski separatisti ” (separatistët shqiptar) kanë investuar më së shumti para- aty ishte Grupa e Gjakovës, kjo është Gjakova (tamo je bila Đakovička grupa, to je Đakovica); Në Kosovë nuk ka qytet më të bukur, më të pasur e më të rregulluar se Gjakova. (Çfarë urrejtje dhe dëshirë për shkatërrim përfundimtar të një qyteti-fxh).

Janë disa detaje nga ajo bisedë:

“Momčilo Perišić: Në vendin më të bukur, pak në një tatëpjetë është një ish -kazermë ushtarake, e cila tani është e lënë pas dore. Aty duhet të përqendrohet ndonjë njësi e motorizuar, e cila nesër duhet të dijë të reagojë në atë pasuri atje, dhe që ata duhet të dinë se aty ka ushtri. ( Në kohët e mira për Kosovën, me propozimin e Fadil Hoxhës, në Gjakovë nuk kishte më Kazermë të Ushtrisë Jugosllave (fxh)

Momčilo Perišić: Por, zotëri kryetar, aty e kemi kazermën.

SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Aty nuk ke asgjë!

MOMČILO PERIŠIĆ: Aty e kemi një batalion ushtarësh.

SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Asgjë nuk ke, asgjë nuk ke, e ke kazermën e zbrazur, po…

MOMČILO PERIŠIĆ Zotëri Kryetar aty në dalje për tek Çafa e Prushit, në të majtë e kemi batalionin.

SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Pse ajo Kazermë e Gjakovës është e zbrazë?

MOMČILO PERIŠIĆ: Ajo që moti është e mbetur pas dore.

SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Unë nuk të thashë që ti e ke lënë, por pse është e zbrazët?

MOMČILO PERIŠIĆ: Dikush e kishte zbrazur, në atë kohë kam qenë në Kroaci. Çdo qytet në Kosovë i kazermat e vete ushtarake. Por unë nuk kam numër të mjaftueshëm ushtarësh.

SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Hoću topove iznad Đakovice! (I dua Topat e luftës mbi Gjakovë)”.

A ishte kjo diçka e re për planet serbe? Jo.

Të kthehemi prapa në histori dhe të lexojmë:

(POKRŠTAVANJE ALBANACA KRSTOM I MAČEM) “Vesnik Srpske Crkve” për Mars-Prill 1913, në artikullin “Në folenë e vet” shkruan për kryqimin e shqiptarëve në Gjakovë: “Sot Gjakova e përjetoi një një ngjarje të rrallë jo të zakonshme… i pamë që katunde të tëra të albanizuare dhe të shndërruara në katolikë erdhën në Gjakovë që të kalojnë në fenë ortodokse.

Para Kapitanisë malazeze populli ishte mbledhur. Ishin mbi 600 vetë. G. Plamenac pyetke (me damagogjinë sllave fxh): A jeni duke e ndërruar fenë me vetëdëshirë? A mos iu dha kush zor? A mos po i frigoheni kujt? Dhe pastaj Andrija Mihajloviç përgjigjet: Askush nuk na urdhëruar. Po shkojmë vetë në folenë tonë, sepse duam që edhe me fe të jemi me vëllez’rit tonë çlirimtar”.

Prapë jemi në vitin 1913, po aty në Gjakovë: “Hocu topove iznad Djakovice!… Duke e “vendosur rendin e ri” në Gjakovë forcat serbo-malazeze bënin tmerr. Gazeta “Politika” e datës 6 Prill 1913 me titullin “Nëpër Gjakovë” dhe nëntitullin “Çerdhja e shkatërruar e banditëve kryengritës” shkruan: Duke i shikuar nga jashtë Gjakova duket si një grumbull i shatorrëve të djegur… Gjakova me shekuj ishte e paarritshme për tërë botën tjetër. Çerdhja e egërsisë arnaute i ka pranuar në rrethin e saj vetëm ata që ishin në lidhje familjare më banorët kryengritës dhe banditët arnaut të Gjakovës. Të gjitha përpjekjet turke, me shekuj ishin të kota në mbizotërimin e Gjakovës… Dhe tani, çdo gjë ndërroi. Në Gjakovë dhe rrethinën e saj po rrjedh jeta normalisht. Në Gjakovë, ku me shekuj të krishterët ortdoks kanë qenë të vrarë u gdhinë me një shpitë të ri dhe e filluan jetën e re. Gjysma e Gjakovës është malazeze dhe gjysma tjetër është serbe (ndarja te lumi Krena-fxh)”.

Pra: “….Gjakova me shekuj ishte e paarritshme për tërë botën tjetër. Çerdhja e egërsisë arnaute… Të gjitha përpjekjet turke, me shekuj ishin të kota në mbizotërimin e Gjakovës… Dhe tani, çdo gjë ndërroi. Në Gjakovë dhe rrethinën e saj po rrjedh jeta normalisht.

Pra, “Të gjitha përpjekjet turke, me shekuj ishin të kota në mbizotërimin e Gjakovës…Dhe tani çdo gjë ndërroi. Në Gjakovë dhe rrethinën e saj po rrjedh jata normalisht”-shkruante gazeta.

“Politika” e 6 Prillit 1913.

Pra, frika e Millosheviçit nga Gjakova dhe dëshira për shkatërrimin e saj nuk ishin të reja: “…Gjakova me shekuj ishte e paarritshme për tërë botën tjetër. Çerdhja e egërsisë arnaute… Të gjitha përpjekjet turke, me shekuj ishin të kota në mbizotërimin e Gjakovës…“

Çfarë raportonte gazetari danez, nga frontet e luftës pushtuese të serbëve në tetor – nëntor 1912? Raportonte për njerëz të varur nëpër pemë, për ushtarë që ndienin kënaqësi për vrasje arnautësh dhe masakra të ushtrisë serbe në Shkup, Prizren, Vranjë dhe Gjakovë. (Gazeta daneze “Riget”, Fritz Magnussen 1912)… Me javë të tëra paqja në Evropë u var me fatin e Pejës, Prizrenit, Dibrës e veçanërisht Gjakovës: me caktimin e këtyre qyteteve për Serbinë, natyrisht që ekzistenca për banorët e Shqipërisë Veriore bëhej e pamundur ekonomikisht dhe jeta e kësaj zone historikisht ishte e varur ngushtë sidomos me Gjakovën.

Pra, pezmi i Millosheviçit ishte një ngarkesë e madhe e vetë popullit serb, për zhdukjen e një qyteti të tërë – “Hocu topove iznad Djakovice!…. Edhe Shesheli në vitin 1999, në Kodrën e Cabratit iu kishte thënë gjeneralëve të armatës serbe: “ E shihni kjo është Djakovica, kur kjo rrafshohet Kosovën e kemi në xhepin e vogël”.

(Intervista e rrallë e Isa Boletinit: Shqiptarët nuk do të heqin dorë nga Shkupi, Janina, Gjakova…

( Aurenc Bebja)

1) (STENOGRAFSKE BELEŠKE SA 35. SEDNICE VRHOVNOG SAVETA ODBRANE ODRŽANE 13. 04. 1995. GODINE Sednica je počela s radom u 13,30 sati. Prisustvovali su: Zoran Lilić, predsednik Savezne Republike Jugoslavije – predsednik Vrhovnog saveta odbrane; Slobodan Milošević, predsednik Republike Srbije i Momir Bulatović, predsednik Republike Crne Gore – članovi Vrhovnog saveta odbrane; dr Radoje Kontić, predsednik Savezne vlade; Pavle Bulatović, savezni ministar odbrane; general-pukovnik Momčilo Perišić, načelni Generalštaba Vojske Jugoslavije; i general-major Slavoljub Šušić, načelnik Vojnog kabineta Predseđnika SR Jugoslavije. Predsedavao je Zoran Lilić, predsednik Vrhovnog saveta odbrane).

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Pse Millosheviçi i frikësohej Gjakovës?
Pse Millosheviçi i frikësohej Gjakovës?
Pse Millosheviçi i frikësohej Gjakovës?
https://3.bp.blogspot.com/-idP_yGmuVrg/WigD2uUgOhI/AAAAAAAAL2U/1Jkv4eeCfBwIgF2CjdVVzL-Y0SmVyq3cgCLcBGAs/s640/received_1737804609586465.png
https://3.bp.blogspot.com/-idP_yGmuVrg/WigD2uUgOhI/AAAAAAAAL2U/1Jkv4eeCfBwIgF2CjdVVzL-Y0SmVyq3cgCLcBGAs/s72-c/received_1737804609586465.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/pse-milloshevici-i-frikesohej-gjakoves.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/pse-milloshevici-i-frikesohej-gjakoves.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy