Qeveria po hedh në humnerë çështjen çame, duke ngritur varreza për ushtarët grekë

Nga Pr. Dr. Eshref Ymeri

Përmes internetit u njoha me vendimin e qeverisë shqiptare të 17 dhjetorit 2017, për nderimin e ushtarëve grekë që u vranë në territorin shqiptar gjatë luftës italo-greke, nderim ky që do të konkretizohet me ngritje varrezash të reja! Një vendim i çuditshëm ky si dhe ai i qeverisë së mëparshme shqiptare, që pranoi kërkesën greke për ngritjen e varrezave ekzistuese. Tirana zyrtare, para se të merrte vendime të tilla, duhet t’i shtronte vetes disa pyetje:

1. Po për eshtrat e ushtarëve italianë, që u vranë në territorin shqiptar gjatë asaj lufte dhe deri në fund të L II B, qeveria italiane pse nuk kërkoi ngritje varrezash dhe memorialesh në territorin shqiptar, por i tërhoqi ato në territorin e vet? Pse nuk vendoset nga qeveria shqiptare që edhe qeveria greke të ndjekë të njëjtin veprim si dhe qeveria italiane?

2. Cila është arsyeja që Athina zyrtare nuk i ka tërhequr në territorin e vet eshtrat e ushtarëve grekë, por ka këmbëngulur dhe vazhdon të këmbëngulë për t’i mbajtur dhe nderuar ato në territorin shqiptar?

3. Me ngritjen e varrezave dhe memorialeve në nderim të ushtarëve grekë, me të cilat po “mbillet” territori i Shqipërisë së Jugut, a duhet të shqetësohemi se brezi i tanishëm i kryepolitikanëve shqiptarë, brezave pasardhës po u lë trashëgim një litar të rrezikshëm nëpër këmbë?

4. Po a e di qeveria shqiptare dhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë se ç’qëndrim mbajtën ushtarët grekë kur hynë në territorin shqiptar gjatë luftës italo-greke?

Ja si i përgjigjet kësaj pyetjes së fundit historiani i njohur Pr.Dr. Beqir Meta:

“Pushtimi italian i Greqisë filloi më 28 tetor të vitit 1940…Duke shfrytëzuar terrenin e thyer dhe organizimin e dobët të sulmit Italian, forcat greke e thyen shpejt atë dhe në mesin e nëntorit kaluan në kundërsulm. Më 22 nëntor grekët pushtuan Korçën, më 6 dhjetor Sarandën dhe më 8 dhjetor Gjirokastrën…U vërtetua një veprim sistematik dhe i qëllimshëm i shkatërrimit të kishave dhe xhamive të shqiptarëve në zonat ku u fut ushtria greke. U dëmtuan dhe u shkatërruan të dyja kishat ortodokse shqiptare në Rehovë (Kolonjë), kishat në Selencë, në Mileci, në Plasë, në Ersekë, në Boboshticë, në Dardhë, në Kapshticë, në Voskop, në Turan, Katedralia Ortodokse, kisha e Shën-Trinisë dhe pallati i priftërinjve katolikë në Korçë, katedralia e Shën-Marisë dhe kisha e Shën-Kollit në Drenovë, kuvendi Shën-Ilia në Vloçisht dhe 11 kisha ortodokse në Voskopojë. Grekët shkatërruan edhe xhamitë e Ersekës, të Vloçishtit, Pogradecit, Turanit, Leskovikut, Mborjes, Floqit, Zvezdës dhe të Gjonomadhit. Kjo e fundit u shndërrua nga grekët në stallë kuajsh.” (Pr.Dr.Beqir Meta”Tensioni greko-shqiptar 1939-1949”, Shtëpia Botuese GEER, Tiranë, 2002, f.50-51).

Me këtë qëndrim që kanë mbajtur brenda tokës shqiptare, a e meritojnë ushtarët e vrarë grekë që eshtrat e tyre të nderohen me ngritje varrezash dhe memorialesh në territorin e Republikës së Shqipërisë?!

Me vendimin që ka marrë për nderimin e ushtarëve grekë, Tirana Zyrtare e ka flakur Çështjen Çame në humnerën e harresës së madhe. Mendoj dhe kam bindjen se çdo shqiptari me vetëdije të lartë kombëtare, nuk mund t’i fshihet nga kujtesa amaneti i kriminelit antishqiptar Napoleon Zervës:

“Vdes i qetë se bëra atë që doja. Pas lashë rrëke gaku, tym, blozë, gërmadha, ulërima fëmijësh, nuse dhe gra të zhveshura që futeshin në furrat e ndezura që të mos pillnin më shqiptarë; burra të varur e të shpuar me bajonetë, gjuha shqipe nuk do të flitet më në tokën helene. Kjo më kënaq mua, ashtu siç kënëq tërë shpirtrat helenë.” (Citohet sipas: “Ja amaneti që la Napoleon Zerva, gjenerali famëkeq që masakroi qindra shqiptarë”, faqja e internetit “VOAL”, 01 janar 2017).

Nuk jam i sigurtë nëse Tiranës zyrtare i ngjall ndopak emocione ky amanet i Napoleon Zervës dhe mungesa e varrezave dhe e memorialeve në Greqi në nderim të vëllezërve tanë çamë, të cilët shteti grek i vrau, i përndoqi dhe i masakroi aq barbarisht në trojet e veta amtare në Çamëri./Dritare.net

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7981,Camëri,108,Editorial,1715,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2379,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Qeveria po hedh në humnerë çështjen çame, duke ngritur varreza për ushtarët grekë
Qeveria po hedh në humnerë çështjen çame, duke ngritur varreza për ushtarët grekë
https://3.bp.blogspot.com/-tIPv_FzlVU4/Wjk0vrrTRxI/AAAAAAAAMug/pPYZXzEwZtgLlhOX3ZYb05z69KvjBvTqQCLcBGAs/s640/varrezat-e-ushtareve-grek-kelcyre-permet-28-nentor-2011-678x381.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-tIPv_FzlVU4/Wjk0vrrTRxI/AAAAAAAAMug/pPYZXzEwZtgLlhOX3ZYb05z69KvjBvTqQCLcBGAs/s72-c/varrezat-e-ushtareve-grek-kelcyre-permet-28-nentor-2011-678x381.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/qeveria-po-hedh-ne-humnere-ceshtjen.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/qeveria-po-hedh-ne-humnere-ceshtjen.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy