Rama: Doganë të përbashkët. Zaev: Gati ligji i gjuhës shqipe

Pas mbledhjes së përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë, dy kryeministrat kanë mbajtur një konferencë për shtyp.

Shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama, por edhe homologu i tij e vunë theksin tek çështje ekonomike, infrastrukturore, para së gjithash për të punuar për krijimin e një dogane të përbashkët në Qafë Thanë.

“Është folur për hekurudhën dhe shtrirjen e saj mes Ohrit dhe Linit si dhe për ambicien që porti i Durrësit të jetë gjithnjë e më shumë me akses për palën maqedonase në funksion të intensifikimit të tregtisë edhe nga ky port. Ndërtimi i linjës të interkonjeksionit 400KV përbën një arsye të fortë për të qenë optimist për sa i përket integrimit të tregut energjetik mes dy vendeve, – u shpreh Rama. – Duke parë trendin rritës të vëllimit tregtar dhe shtimit të turistëve nga Maqedonia do të punojmë që deri në mbledhjen e dytë të qeverive të kemi pikën e përbashkët doganore në Qafë Thanë”.

Një çështje tjetër ishte marrëveshja e Ohrit, për të cilën Rama tha se kishte marrë garanci nga homologu Zaev për zbatimin përfundimtar të saj.

“U fol edhe për marrëveshjen e Ohrit dhe jemi shumë të inkurajuar nga vizioni, kurajoja dhe vullneti i kryeministrit Zaev për ta çuar përpara dhe më në fund për ta mbyllur këtë kapitull me zbatimin e marrëveshjes së Ohrit që është me interes të madh reciprok dhe një gurë themeli për demokracinë dhe rritjen e mirëqenies kudo ku jetojnë shqiptarët pasi i jep përfundimisht fund një historie ku kufijtë e së shkuarës si pengesa për të ardhmen”, – vijoi Rama.

Ndërkohë, kryeministri maqedonas e cilësoi mbledhjen e parë mes dy qeverive fqinje si historike dhe si një kapitull të ri për të ardhmen e të dyja vendeve. Ai pohoi se ligji i gjuhës shqipe do të kalojë shumë shpejt në Parlament.

“Gjuha ka kaluar fazën e parë në Parlament, dje përfundoi edhe debati i komisionit të çështjeve evropiane, ku u mundësua dhe kjo fazë. Tani duhet që kryetari i Parlamentit të caktojë seancën, ku do të votohet përfundimisht për këtë ligj. Unë i ftoj të gjitha partitë ta mbështesin këtë ligj. Ligji do të aprovohet në fund të janarit”.

Po ashtu, Zaev falënderoi kryeministrin Rama për mbështetjen që po i jep Shqipëria për anëtarësimin në NATO.

Mbledhja e dy qeverive shoqërohet me protesta

Mësohet se simpatizantë të Partisë Demokratike kanë zhvilluar një protestë para nisjes së takimeve.

Dy Kryeministrat, Rama dhe Zaev do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Siç njofton qeveria shqiptare, në fokus të bisedimeve do të jetë përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe përmes bashkëpunimit të shtuar në fushën e infrastrukturës, ndërtimi i korridorit 8, intensifikimi i shkëmbimit të mallrave dhe shërbimeve si dhe forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

Në këtë takim do të nënshkruhen disa dokumenta të rëndësishëm, përfshi plani i konsultimeve periodike midis ministrive të Jashtme të të dy vendeve, një memorandum bashkëpunimi midis ministrive të Brendshme, si dhe do të miratohet formimi i një Këshilli Ekonomik Dypalësh.

Në datën 16, Kryeministrat Rama dhe Zaev do të vizitojnë zonën e Pustecit, e njohur si zonë e minoritetit maqedonas në Shqipëri.

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7985,Camëri,108,Editorial,1717,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1290,Iliridë,251,Kosovë,2379,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Rama: Doganë të përbashkët. Zaev: Gati ligji i gjuhës shqipe
Rama: Doganë të përbashkët. Zaev: Gati ligji i gjuhës shqipe
Rama: Doganë të përbashkët. Zaev: Gati ligji i gjuhës shqipe
https://1.bp.blogspot.com/-CUzHeFu2UvA/WjToWuWr4-I/AAAAAAAAMgw/1KdTgxDpCBA1XNOIqb6woVrKso5RJMnHQCLcBGAs/s640/zaev-rama.png
https://1.bp.blogspot.com/-CUzHeFu2UvA/WjToWuWr4-I/AAAAAAAAMgw/1KdTgxDpCBA1XNOIqb6woVrKso5RJMnHQCLcBGAs/s72-c/zaev-rama.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/rama-dogane-te-perbashket-zaev-gati.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/rama-dogane-te-perbashket-zaev-gati.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy