Rama, takimi me presidentin e PE: Te hapim portën e negociatave

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës që po zhvillon në Bruksel, zhvilloi një takim me Presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani, ku u diskutua për stabilitetin e Ballkanit, luftën kundër terrorizmit, lirinë ndërfetare dhe raportin e Shqipërisë me institucionet e BE.

“Kam nënvizuar rëndësinë e progresit të arritur nga Shqipëria për një sërë reformash të rëndësishme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. I referohem veçanërisht Reformës në Drejtësi që mbart një rëndësi mjaft të madhe. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të ecur në rrugëtimin drejt BE”, tha Tajani.

“Unë jam italian dhe e di shumë mirë rëndësinë që ka Shqipëria në rajon. Ne përfunduam në Aquaila një projekt të rëndësishëm për Adriatikun që përfshin edhe Shqipërinë”, tha Tajani.

“E përgëzova kryeministrin jo vetëm për rezultatin zgjedhor, por edhe sepse Shqipëria është një shembull për dialogun ndërfetar. Dhe ne duam të përforcojmë lidhjet dhe kjo vizitë shton pjesëzat e mozaikut dhe çon një hap përpara në çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE”, tha Tajani.

Kryeministri Rama u shpreh se “është e rëndësishme që jemi këtu për të folur me fakte dhe me rezultatet e betejës sonë për të arritur më së fundmi të çelim këtë portë të negociatave me Bashkimin Evropian”.

“Jemi mjaft të ndërgjegjshëm për faktin se mbi të gjitha vlerë ka rezultati në çdo faqe të asaj fletoreje të detyrave të shtëpisë që kemi. Sot jam i kënaqur që Shqipëria mund të dëshmojë që ka hedhur hapa përpara dhe në muajt e fundit do të vazhdojë të dëshmojë të njëjtën vendosmëri”, tha Rama.

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Rama, takimi me presidentin e PE: Te hapim portën e negociatave
Rama, takimi me presidentin e PE: Te hapim portën e negociatave
Rama, takimi me presidentin e PE: Te hapim portën e negociatave
https://3.bp.blogspot.com/-cCrTcWXMiUg/WierXDk5f5I/AAAAAAAALzQ/JYgPy5nQNLclKNefNcO5Gzx2OMEArZKggCLcBGAs/s640/THUMB_I148008INT1W_07%2B%25282%2529.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-cCrTcWXMiUg/WierXDk5f5I/AAAAAAAALzQ/JYgPy5nQNLclKNefNcO5Gzx2OMEArZKggCLcBGAs/s72-c/THUMB_I148008INT1W_07%2B%25282%2529.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/rama-takimi-me-presidentin-e-pe-te.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/rama-takimi-me-presidentin-e-pe-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy