Rama u drejtohet ushtarëve: Djema jeni heronj! Nuk di si t’ju falenderoj!

Kryeministri Edi Rama ishte në urën e Mifolit, aty dhe ku lumi Vjosa ka dalë nga shtrati duke çarë argjinaturën.Kryeministri kërkoi që të ndërhyhet në pikat kritike për të qenë më imunë përballë situatave të ngjashme.“Ishte tej parashikimit. Duke u nisur nga pikat e dobëta të kësaj situate duhet të vazhdojmë me ndërhyrjet aty ku identifikohet domosdoshmëria për krijimin e infrastrukturës së sigurisë dhe mbrojtjes në mënyrë që të kemi shumë më tepër imunitet kur të vijë tjetra”, tha Rama.Pas një nate tejet kritike, Kryeministri vlerësoi se “investimet e kryera në kanalizime, argjinatura e hidrovore, pas emergjencës së 2015 kanë garantuar që, megjithë prurjet shumë më problematike se në 2015, të kemi shumë më pak dëme”. “Gjithashtu organizimi i bërë dhe koordinimi shumë më i mirë i forcave të shtuara të ndërhyrjes, ka mbrojtur çdo jetë të rrezikuar në njerëz dhe garantuar po ashtu që të mos humbasë asnjë kokë bagëti. Mirënjohje të gjithëve”, u shpreh Rama.Gjatë inspektimit, Rama zhvilloi një takim dhe me ekipin e ushtrisë në urën e Mifolit të angazhuar në operacionin e shpëtimit të njerëzve që rrezikohen nga përmbytja.“Djema jeni heronj! Nuk di si t’ju falenderoj! Faleminderit dhe vleresimet e mia maksimale”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!
Close