Romano Prodi: Shqipëria ka ndryshuar katërcipërisht. Do të ndihmojmë në përshpejtimin e procesit integrues

Ish-presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi, i ftuar nderi në Tiranë për konferencën ndërkombëtare që përkujtonte 20-vjetorin e hapjes së zyrës së OSBE-së, i ka dhënë një intervistë medias së specializuar për politikën ”Osservatorio Balcani e Caucaso”, ku thekson mbi të gjitha faktin se pas 20 viteve kishte gjetur një Shqipëri të ndryshuar.

Pjesën më të madhe të intervistës, Romano Prodi, si i dërguar i Bashkimit Evropian në Shqipërinë e asaj kohe, ia kushton ngjarjeve të vitit 1997 dhe operacionit ”Alba”, i ndërmarrë nga vendet e unionit.

”Operation ‘Alba’ ishte një sukses i menjëhershëm”, thotë Prodi.

Një vend të dukshëm në intervistë marrin edhe marrëdhëniet mes dy vendeve për të cilat ai thotë se ato janë shumë të ngushta.

”Mbi bazën e respektit dhe të mosndërhyrjes, ne kemi krijuar marrëdhënie shumë të ngushta dhe interesa të përbashkëta, me investime dhe marrëdhënie tregtare domethënëse”, thekson Prodi.

”Në Tiranë unë përsërita idenë se ne duhet të përshpejtojmë afrimin me Bashkimin Evropian, një proces që bashkon të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, shton ai.

Prodi thekson se ”detyra e Italisë është thjeshtimi i rrugëtimit të partnerëve të saj ballkanikë drejt BE-së”.

Prodi shpreh kënaqësinë që gjendet sërish në Shqipëri.

”Është sigurisht kënaqësi për mua të rikthehem në Shqipëri dhe të shoh ndryshime. Krahasuar me 20 vite më parë, (Shqipëria – shën. i përkth.) është një botë krejt tjetër dhe krijimi i një bote të tillë është burim kënaqësie. Jam gjithmonë i lumtur të rikthehem në Shqipëri. Jam rikthyer disa herë për të dhënë leksione në universitet, por edhe si turist i thjeshtë. Takimi me të rinjtë të mbush me shpresë… do të thosha se një ndryshim thelbësor dhe i dukshëm ka ndodhur”, përfundon ish-presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi.

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7933,Camëri,108,Editorial,1700,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1280,Iliridë,251,Kosovë,2363,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1772,Reportazh,154,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,494,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Romano Prodi: Shqipëria ka ndryshuar katërcipërisht. Do të ndihmojmë në përshpejtimin e procesit integrues
Romano Prodi: Shqipëria ka ndryshuar katërcipërisht. Do të ndihmojmë në përshpejtimin e procesit integrues
Romano Prodi: Shqipëria ka ndryshuar katërcipërisht. Do të ndihmojmë në përshpejtimin e procesit integrues
https://2.bp.blogspot.com/-7NOsUhj4mv0/Wjp3an9q9xI/AAAAAAAAM0E/2pYnUH2oNzMte6wyW6TnptN8WoaDU4tSQCLcBGAs/s640/Prodi.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-7NOsUhj4mv0/Wjp3an9q9xI/AAAAAAAAM0E/2pYnUH2oNzMte6wyW6TnptN8WoaDU4tSQCLcBGAs/s72-c/Prodi.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/romano-prodi-shqiperia-ka-ndryshuar.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/romano-prodi-shqiperia-ka-ndryshuar.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy