Rreziku nga bllofi i shfaqjes histerike dhe të rreme të “dashurisë” ndaj SHBA-ve

Aktiviteti i “vogël” diplomatik i një shteti gjeografikisht të vogël dhe me kapacitete të vogla të influencës si Shqipëria, gjatë orëve të fundit ka marrë një jehonë mbarëkombëtare me vendimin e Tiranës zyrtare për të votuar në linjë me 128 shtete në favor të procesit të paqes në Lindjen e Mesme dhe duke vazhduar njohjen prej disa dekadash të status quo-s për një zgjidhje përfundimtare vetëm pas marrëveshjes reciproke për të ardhmen e Jurezalemit dhe të territoreve palestineze në tërësi.

Në mës të kësaj zhurme mediatike keqdashëse dhe alarmante për nga mos serioziteti i trajtimit të çështjes bazuar në fakte historike të vazhdimësisë diplomatike, ky lajm është fryrë edhe më shumë nga opozitarë të verbuar nga përfitimi i momentit duke dëmtuar kështu imazhin e vendit por më se shumti të vetës së tyre.

Midis personazhëve të prekur nga vendimi “normal i Shqipërisë” ishte dhe Presidenti Ilir Meta i cili menjeherë nxitoi për të justifikuar këtë veprim duke dashur të lajë duart e tij dhe të vërtetojë “amerikanizmin e tij” pasionant.

Por ka një problem. Ky problem është vet historia e z. Meta dhe qendrimi i partisë së tij në këtë çështje gjatë qeverisjes së Berishës por edhe kur ai ishte pjesë e Koalicionit Rama. Më konkretisht, gjatë vitit 2012 moment kur LSI kishte drejtimin e Ministrisë së Jasthme Shqiptare dhe pavarësisht paraljmërimit të fortë të SHBA-ve për shtetet që votonin pro ose abstenonin për vendosjen e Palestinës si shtet vezhgues në OKB, Shqipëria në atë kohë abstenoi duke lënë të pakënaqur SHBA-të, BE-në, Turqinë e cila e konsideroi këtë vendim si prerje në besë (dhe vendet mike arabe).

Më tej, në vitin 2015 dhe pjesë e Koalicionit Rama, Shqipëria ka votuar pro një rezolutë të parqitur nga disa vende të BE-së dhe Ligës Arabe që në selinë e Kombeve të Bashkuara të valëviten edhe flamujt e shteteve të Palestinës dhe Vatikanit, shtete këto që nuk janë anëtare të OKB-së. Kundër edhe kësaj herë ishin SHBA-të por kjo nuk paraqiti ndonje pengesë për Metën ateherë që të reagonte si kësaj here.

Gjithashtu, gjatë vizitës të Metës në Uashington në 2016, në Forumin Global të Komunitetit Hebraik ai theksonte “se Shqipëria mbështet një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme për konfliktin në këtë rajon si dhe politikën e dy shteteve Izrael-Palestinë, që jetojnë në paqe dhe në harmoni me njëri-tjetrin”.

Ndryshe nga atëherë, ai tani “rrëzon” vetën e tij dhe argumentin sa më lartë duke pretenduar “harmonizimin e tij” me politikat amerikane ndaj Lindjes së Mesme dhe Jeruzalemit në veçanti e cila është dhe pika kyçe për një zgjidhje përfundimtare që do të sjellë paqe dhe të cilën Tirana zyrtare ende rruan si motivin e saj primare të politikës së jashtme.

Në fakt, bllofi i tij nuk u vonua të dali në shesh nga fjalët e Zëdhënëses së Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, duke përsëritur deklaratën e Trump se vota në OKB nuk do të jetë i vetmi faktor që qeveria amerikane do të marrë parasysh në marrëdhënie me shtetet e tjera.

Dhe në fakt histeria dhe frika e ndëshkimit për një rezolutë jo detyruese është absolutisht në disnivel me pasionin romantik të personazhe të rëndësishëm të skenës publike në vendit tonë si z. Meta, i cili në vend të simbolit unifikues të kombit, po sillet si “vjehrra dyftyrëshe” e cila kërkon të ndajë “çiftin e dashuruar prej vitësh” (Shqipëri-SHBA) në vitet e saj të fundit të jetës (politike).

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7933,Camëri,108,Editorial,1700,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1280,Iliridë,251,Kosovë,2363,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1772,Reportazh,154,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,494,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Rreziku nga bllofi i shfaqjes histerike dhe të rreme të “dashurisë” ndaj SHBA-ve
Rreziku nga bllofi i shfaqjes histerike dhe të rreme të “dashurisë” ndaj SHBA-ve
https://2.bp.blogspot.com/-dfCLW8-Aap0/Wj-m97wAl4I/AAAAAAAANEs/zBCcauzjgaIsOQh00crAUxCV5ySs6s87QCLcBGAs/s640/donald-lu.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-dfCLW8-Aap0/Wj-m97wAl4I/AAAAAAAANEs/zBCcauzjgaIsOQh00crAUxCV5ySs6s87QCLcBGAs/s72-c/donald-lu.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/rreziku-nga-bllofi-i-shfaqjes-histerike.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/rreziku-nga-bllofi-i-shfaqjes-histerike.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy