Rrugët në Shqipëri “dënojnë me vdekje” shqiptarët (FOTO)

Mungesë sinjalistike horizontale dhe vertikale, rrethrrotullime të papritura, rrugë pa ndriçim, mbikalime të rrezikshme… Kjo është panorama e akseve nacionale në Shqipëri. “Fiks Fare” bëri një vëzhgim në disa akse kryesore, së bashku me ekspertin e Qarkullimit Rrugor, inxhinier Artur Sulçe.

Vëzhgimi shtrihet në aksin Tiranë-Durrës-Lushnje-Fier.

Rruga nga Tirana në Durrës është një nga rrugët interurbane kryesore dhe ka ndërprerje të herëpashershme të rrugës, të cilat nuk janë në përputhje me normat dhe aktet ligjore e nënligjore, që ka aprovuar shteti shqiptar, konkretisht VKM-në e vitit 2015.

Unaza e jashtme e Durrësit në këtë aks është një kryqëzim ku semafori nuk punon, e njëkohësisht nga kryqëzimi nuk ke fushëpamje, pra mjeti që lëviz në rrugën kryesore nuk mund të konstatojë dot mjetin që del nga rruga dytësore.

“Këtu nuk është zbatuar asnjë standard”, pohon inxhinier Sulçe.

Në këtë segment vërehët se, përveç ndërprerjes së rrugës kryesore, hyrjet janë perpendikulare (pingul), nuk kanë korsi përshpejtimi. Sipas ekspertit, ARRSH-ja jo vetëm që duhet t’i konstatojë, por edhe duhet të ndërhyjë t’i riparojë, pasi nuk kanë kosto të lartë dhe rrisin performancën e sigurisë së rrugës.

Përgjatë aksit Lushnje-Fier numërohen 3 ura betoni, ku sipas ekspertit, projektet e tyre janë bërë gabim. Këto ura, që të ishin edhe funksionale, duhej të vendoseshin në kryqëzime ose mbikalime. Në gjendjen që janë, funksioni i tyre është zero. Sulçe thekson se, në asnjë vend të botës nuk ka kryqëzime në nivel, sepse ato janë burim aksidenti i shtuar.

Në vendin e quajtur “Kthesa e Çermës”, afër Fierit, nuk ka asnjë mbikalim për këmbësorët. Por, ajo që i vë kapakun këtij aksi jugor është devijimi i rrugës, për shkak të një lokali te rrethrrotullimi i Kolonjës. Sipas Sulçes, ky rrethrrotullim duhet të rregullohet sa më shpejt, pasi është burim aksidentesh për drejtuesit e ardhur nga të dyja drejtimet. /Top Channel

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Rrugët në Shqipëri “dënojnë me vdekje” shqiptarët (FOTO)
Rrugët në Shqipëri “dënojnë me vdekje” shqiptarët (FOTO)
https://3.bp.blogspot.com/-C_ZBkSdN2h0/WjIwlk0aIiI/AAAAAAAAMZA/2bpJvIjiy7M1Eie3O1ukdKne9tF6w-MWACLcBGAs/s640/rruget3ddd-420x253.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-C_ZBkSdN2h0/WjIwlk0aIiI/AAAAAAAAMZA/2bpJvIjiy7M1Eie3O1ukdKne9tF6w-MWACLcBGAs/s72-c/rruget3ddd-420x253.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/rruget-ne-shqiperi-denojne-me-vdekje.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/rruget-ne-shqiperi-denojne-me-vdekje.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy