Shqiptarët shpenzojnë më shumë para për "llaç e tulla" dhe hotele, dobët tregtia dhe industria

INSTAT ka publikuar sot statistikat afatshkurtra për aktivitetin e shërbimeve dhe prodhimit për tremujorin e tretë, që janë treguesi më i hershëm i Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Të dhënat tregojnë se sektori që po shënon ecuri më të mirë është ai i lidhur me turizmin: hotelet dhe agjencitë e udhëtimit. Ecuri pozitive kanë edhe aktivitetet e shërbimeve. Ndërsa sektori i tregtisë është ngadalësuar, siç rezultoi dhe nga Indeksi i tregtisë me Pakicë i publikuar dje po nga INSTAT. Në rënie janë edhe telekomunikacionet.

Në prodhim, ecuri të mirë ka vijuar të reflektojë ndërtimi dhe energjia, ndërsa sektori i industrisë është ngadalësuar dukshëm.

Shërbimet

Treguesit kryesorë tremujorë mbi shërbimet, përfshijnë aktivitetet ekonomike: tregti, transport, magazinim dhe postë; hotele; informacioni dhe komunikacioni; aktivitete të arkitekturës dhe inxhinierike dhe agjenci udhëtimi.

Në sektorin e tregtisë, indeksi i shitjeve neto në volum u rrit 1,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rënie 0,2%, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Në aktivitetin transport, magazinim dhe posta, i cili përfshin transportin hekurudhor të mallrave, detar, ajror, magazinimin dhe aktivitetin postar, në tremujorin e tretë 2017, Indeksi i shitjeve neto në volum u rrit 4,5%, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rënie 2,6%.

Në sektorin e hoteleve, Indeksi i shitjeve neto në volum u rrit 17,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rritje 2,5%.

Në aktivitetin informacion dhe komunikim, i cili përfshin aktivitetin e publikimit, telekomunikacionit si dhe shërbimet e teknologjisë së informacionit, Indeksi i shitjeve neto në volum u ul 2,2%, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rritje 3,3%, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Në aktivitete arkitekture dhe inxhinierike, i cili përfshin aktivitete arkitekturore dhe inxhinierike, aktivitete të kontrolleve dhe analizave teknike, Indeksi i shitjeve neto në volum u rrit 13,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rritje 4,9%.

Në aktivitetin agjenci udhëtimi, Indeksi i shitjeve neto në volum u rrit 24,4%, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rritje 19,4%.

Prodhimi

Në aktivitetin Ndërtim, Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 19%, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht u ul me 3,4%.

Në industri, indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 2,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rënie 4,9%, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Në aktivitetin Energji elektrike, gaz, avull indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 21,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky tregues i përshtatur sezonalisht u rrit 15,5% krahasuar me tremujorin paraardhës.(monitor)

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shqiptarët shpenzojnë më shumë para për "llaç e tulla" dhe hotele, dobët tregtia dhe industria
Shqiptarët shpenzojnë më shumë para për "llaç e tulla" dhe hotele, dobët tregtia dhe industria
https://2.bp.blogspot.com/-rWAbBA9k8Og/WjOGfH3BAaI/AAAAAAAAMcg/-GT4EUQMf2Aq8Zf8JkIQPa8cikRXBrpgACLcBGAs/s640/Ndertim-pallati-3-801.jpeg
https://2.bp.blogspot.com/-rWAbBA9k8Og/WjOGfH3BAaI/AAAAAAAAMcg/-GT4EUQMf2Aq8Zf8JkIQPa8cikRXBrpgACLcBGAs/s72-c/Ndertim-pallati-3-801.jpeg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/shqiptaret-shpenzojne-me-shume-para-per.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/shqiptaret-shpenzojne-me-shume-para-per.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy