The Times: Bunk'Art një vend për të hyrë në mendjen e një diktatori (VIDEO)

Një vend i mirë për të hyrë në mendjen e një despoti, është në thellësi të një bunkeri atomik, ndërtuar nga ish lideri i Shqipërisë Enver Hoxha për të strehuar familjen dhe të gjithë parlamentin.

Poshtë në nivelin e pestë janë plot 106 dhoma fshehje në dalje të Tiranës, të ndërtuara mes korridoreve prej betoni të cilat të çojnë drejt një errësire të ftohtë.

“Hoxha ishte një psikopat i varur nga dhe i plotfuqishëm i cili vrau mijëra mes tyre dhe gra të cilat nuk pranuan të edukonin fëmijët me frymën komuniste” thotë Carlo Bollino një Italian i cili I ktheu këto labirinthe të errëta në një muze.

Hoxha ishte një partizan i cili udhëhoqi Shqipërinë si një perandori e ndaluar prej 1944 deri në vdekje në vitin 1985. Diktatori Enver Hoxha e mori idenë e ndërtimit të këtij bunkeri në 1968 nga udhëheqësi Koresë së Veriut Kim Il-Sung.

Bollino një gazetar i cili mbërriti në Shqipëri për të raportuar rënien e komunizmit nuk u largua prej këtij vendi. Tani ai po e përdor bunkerin që e ka quajtur Bunk Art 1 për të treguar se si Enver Hoxha e zhvilloi barbarinë e tij.

“Ai përdorte fshatarët për torturuar klasën e mesme, vriste intelektualët, kolegët e partisë së tij dhe të gjithë ata që dinin apo i njihnin dobësitë” thotë Bollino.

Carlo Bollino treon se: “Hoxha lëvizi njerëzit nga malet në drejtim të bregdetit dhe vice versa saqë sot pjata që të serviret në qytetin port të Vlorës është mish qingji i pjekur."

Hoxha ndërpreu të gjitha lidhjet me aleatin komunist Rusinë dhe më pas Kinën përpara se të ndërtonte 170.000 bunkerë në të gjithë Shqipërinë në pritje të çdo sulmi.

Duke hyrë në bunkerin e tij me pesë kate nën-dhe që ndodhet në Tiranë nëpërmjet derës së vogël të saj, vizitorët janë të ftuar të marrin telefonin e Hoxhës në dhomën e gjumit që ai përdorte, për të dëgjuar fjalimet e diktatorit si muzikë ushtarake që rezonon poshtë korridoret ku tanket e oksigjenit të prodhuara nga kinezët janë gati në rast të një sulmi bërthamorë.

Jashtë dhomës 250-vendëshe për parlamentin është një varg fotografish të kishave shqiptare që u vunë në shënjestër kur Hoxha mbaroi punë me armiqtë dhe më pas iu kundërvu besimeve fetare.

Duke deklaruar Shqipërinë një shtet ateist, ai shndërroi xhami në tualete publike dhe katedrale të mbyllura me beton, duke i përdorur ato si kinema apo palestra, prandaj Edi Rama, kryeministri aktual, mësoi të luante basketboll në katedralen katolike në Shkodër.

Në të tilla kushte i vetmi argëtim tjetër, tek sa Edi Rama u rrit, ishin filmat me Norman Wisdom të cilët çuditërisht lejoheshin nga Hoxha.

“Ishin filma kinez ose shqiptarë” thotë Rama. “Hoxha nuk ishte budalla por një njeri pragmatist , një diktator që flirtonte sa me Kinën dhe Rusinë për ta mbajtur atë në pushtet. Nëse ai do të kishte patur Twitter do ta kishin bërë mbret” shprehet Edi Rama.

Pas vdekjes sharmi Hoxhës u zbeh. Në të njëjtin shesh ku pati një radhë gati gjysmë kilometra për të parë arkivolin e tij , Shqiptarët rrëzuan bustin 6 vite pas vdekjes.

Për ti kujtuar shqiptarëve se deri ku shkonte çmenduria e Enver Hoxhës ndër vite, Bollino organizon koncerte Xhazi apo edhe show të tjera në sallën e parlamentit brenda bunkerit pasi këto lloj rrymash muzikore ishin të ndaluara.

Që nga vdekja e tij, megjithatë, Shqipëria u përfshi nga skemat (piramidale) Ponzi dhe rritja e trafikut të drogës që ka rrezikuar kandidaturën e vendit për në BE.

"Askush nuk u ndëshkua apo u shpall përgjegjës për urrejtjen midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të regjimit gjë e cila është ende e dhimbshme madje përvëluese” thotë Bollino.

Prandaj thekson ai ky bunker shërben për të kuptuar ato vite. Bollino thotë se: “Njerëzit vinë këtu duke parë dhomat të mbushura me mobilie dhe gjëra të tjera të asaj kohe duke mbetur gojëhapur e të habitur."

Italiani Bollino kërkon ta shtojë muzeun edhe me katin e pestë por era e rëndë e betonit ushtarak është e mjaftueshme për të kuptuar terrorin e çmendur të shekullit 20.

E për këtë Bollino shprehet se: “Kur ju e fshihni plagën ajo kalbet”./Xh.F/Shqiptarja.com

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: The Times: Bunk'Art një vend për të hyrë në mendjen e një diktatori (VIDEO)
The Times: Bunk'Art një vend për të hyrë në mendjen e një diktatori (VIDEO)
The Times: Bunk'Art një vend për të hyrë në mendjen e një diktatori
https://3.bp.blogspot.com/-CI8VIC_I5ok/WjI_k4FWqwI/AAAAAAAAMZs/KxreNSUps6UP--LlnNBFAMSDvDJ91ju-QCLcBGAs/s640/316306_2.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-CI8VIC_I5ok/WjI_k4FWqwI/AAAAAAAAMZs/KxreNSUps6UP--LlnNBFAMSDvDJ91ju-QCLcBGAs/s72-c/316306_2.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/the-times-bunkart-nje-vend-per-te-hyre.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/the-times-bunkart-nje-vend-per-te-hyre.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy