Turqi/ Shpërndahen tekstet e para shkollore të lëndës së gjuhës shqipe

Tekstet e para shkollore për lëndën e gjuhës shqipe e cila u fut në planprogramin mësimor si lëndë zgjedhore, u janë shpërndarë nxënësve, raporton Anadolu Agency (AA).

Bazuar tek të dhënat e siguruara nga AA, Ministria e Arsimit dhe Universiteti i Thrakisë më 21 tetor të vitit të kaluar kishin firmosur protokoll bashkëpunimi për mësimin e gjuhës shqipe dhe asaj boshnjake në kuadër të lëndës zgjedhore Gjuhë dhe Dialekte të Gjalla.

Si rrjedhojë, planprogrami për gjuhën shqipe dhe boshnjake për klasat 5, 6, 7 dhe 8 të shkollave të mesme të ulëta (sipas sistemit arsimor në Turqi) u pranua për t’u zbatuar si lëndë zgjedhore duke filluar nga viti akademik 2017-2018, pas miratimit të Bordi Edukativ Arsimor i Turqisë.

Ndërkohë, muajin e kaluar, mes Ministrisë së Arsimit dhe Rektoratit të Universitetit të Thrakisë u nënshkrua marrëveshje për dhurim lidhur me përgatitjen e teksteve dhe materialeve shkollore për lëndën e gjuhës shqipe dhe asaj boshnjake.

Tekstet dhe materialet shkollore të gjuhës shqipe, të përgatitura nga një komision në kuadër të Rektoratit të Universitetit të Thrakisë, janë miratuar edhe nga ministria.

Theksojmë se tekstet u ndanë për nxënësit e klasës së tetë. Lënda e gjuhës shqipe është zgjedhur nga 44 nxënës në Shkollën “Alija Izetbegoviç” në Kemalpasha të Izmirit. Nxënësve të kësaj shkolle librat e gjuhës shqipe u shpërndanë pa pagesë.

Raportohet se nxënësit do të kenë mundësi të mësojnë lëndën e gjuhës shqipe për dy orë në javë, duke u mbështetur me kurse shtesë gjatë fundjavës.

Po ashtu, Drejtoria Lokale e Arsimit në Kemalpasha dhe Shoqata Kulturore Shqiptare në Turgutlu këtë muaj kanë firmosur protokoll për hapjen e kursit të gjuhës shqipe. Ligjërimi në këto kurse mbështetëse të fundjavës do të bëhet nga një mësimdhënës i lindur në Shqipëri.

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7887,Camëri,108,Editorial,1679,Ekonomi,411,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2347,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1761,Reportazh,152,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,492,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Turqi/ Shpërndahen tekstet e para shkollore të lëndës së gjuhës shqipe
Turqi/ Shpërndahen tekstet e para shkollore të lëndës së gjuhës shqipe
Turqi/ Shpërndahen tekstet e para shkollore të lëndës së gjuhës shqipe
https://1.bp.blogspot.com/-AeV41_2bAzI/Wjk1wiGJa8I/AAAAAAAAMus/F36ZqAUXSg8hPIVxvV3Wfa3-y1OmxARPwCLcBGAs/s640/SHH-696x393.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-AeV41_2bAzI/Wjk1wiGJa8I/AAAAAAAAMus/F36ZqAUXSg8hPIVxvV3Wfa3-y1OmxARPwCLcBGAs/s72-c/SHH-696x393.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/turqi-shperndahen-tekstet-e-para.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/turqi-shperndahen-tekstet-e-para.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy