Varrezat e ushtarëve grekë, PDIU thirrje qeverisë: Ndërtoni varrezat për shqiptarët e Çamërisë

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ndjek me shqetësim faktin që qeveria shqiptare po bën hapa pas në çështjen e varrezave të ushtarëve grekë.

Beteja për ngritjen e varrezave te reja, në kufijtë e fantazmave të Vorio – Epirit është e papranueshme dhe në praktikën ndërkombëtare, ku për ushtarët e rënë në territorin e një shteti tjetër, ngrihet vetëm një varrezë simbolike.

Këtë praktikë Shqipëria e ka aplikuar dhe për varrezat e ushtarëve britanikë apo francezë.

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar tashmë rezolutën për Çështjen Çame, ku ndër të tjera përfshin dhe ngritjen e varrezave të shqiptarëve të Çamërisë si çështje thelbësore e respektimit të të drejtave të njeriut dhe të drejtës së jetës.

Kjo është një kërkesë e kahershme e Shoqatës “Çameria” dhe e PDIU-së, madje e biseduar në komisionet mikse në vitet ‘91-’94.

Ne nuk bëjmë betejë me të vdekurit, por të vdekurit nuk mund e nuk duhet të përdoren nga të gjallët për të plotësuar ambiciet territoriale e për të legjitimuar shovinizmat territorialë.

PDIU i bën thirrje qeverisë që të mos vazhdojë me varret e ushtarëve pushtues grekë, por të kërkojë ngritjen e varrezave për shqiptarët e Çamërisë.

PDIU i kujton qeverisë shqiptare se paketat e deklaruara të bisedimeve, nuk mund të përmbajnë vetëm interesat e Greqisë, por zgjidhjet duhet të bazohen mbi reciprocitetin dhe dinjitetin e shqiptarëve.

Por, ndërkohë që nuk ka asnjë prononcim mbi bisedimet e Kretës, po shohim avancim të kërkesave greke, pa përparim në kërkesat shqiptare.

PDIU pret me shumë interes zgjidhjen e çështjeve mes dy vendeve në paketë.

Ne jemi shumë të vëmendshëm për Ligjin e Luftës, Marrëveshjen e Ujrave, atë të kufijve tokësorë, të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë, të drejtat pronësore të shqiptarëve në Greqi, marrëveshjen për sigurimet shoqërore, avancimin e statusit te minoritetit etnik shqiptar për shqiptarët që jetojnë nëÇamëri e gjetkë.

PDIU i bën thirrje qeverisë të trajtojë me dinjitet kombëtar dhe reciprocitet, çështjet e mësipërme që kalojnë mbi interesat e momentit të partive politike, apo politikës së ditës, por që kanë të bëjnë me interesin kombëtar, ndryshe do të përballet me reagimin e fortë të të gjithë shqiptarëve.

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9251,Camëri,117,Editorial,2030,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1470,Iliridë,287,Kosovë,2683,Kulture,722,Luginë,61,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,520,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Varrezat e ushtarëve grekë, PDIU thirrje qeverisë: Ndërtoni varrezat për shqiptarët e Çamërisë
Varrezat e ushtarëve grekë, PDIU thirrje qeverisë: Ndërtoni varrezat për shqiptarët e Çamërisë
https://1.bp.blogspot.com/-MyhU2B50cSU/Wjp1HltXw8I/AAAAAAAAMzo/wtz4lrzLh3oxkrQfdm8DoD2tB-5UqUOgACLcBGAs/s640/PDIU-720x333.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-MyhU2B50cSU/Wjp1HltXw8I/AAAAAAAAMzo/wtz4lrzLh3oxkrQfdm8DoD2tB-5UqUOgACLcBGAs/s72-c/PDIU-720x333.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/varrezat-e-ushtareve-greke-pdiu-thirrje.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/varrezat-e-ushtareve-greke-pdiu-thirrje.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy