Varrezat greke, Kotzias reagon pas vendimit të qeverisë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias e ka quajtur një hap shumë pozitiv, vendimin e qeverisë shqiptare për rifillimin e ndërtimit të varrezave të ushtarëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke.

Sipas kreut të diplomacisë greke, ky akt pason vendimin e kaluar të qeverisë shqiptare, e cila po rindërton gjithashtu me fondet e saj edhe kishën e vogël të Shën Athanasit, e cila u shkatërrua vitin e kaluar në Dhërmi të Himarës.

I pyetur sesi e komenton vendimin e qeverisë shqiptare për varrezat greke, Kotzias ka deklaruar: “Mendoj se ligji zbatues i miratuar nga Këshilli i Ministrave të Shqipërisë me anë të të cilit zgjidhen çështjet e varrezave të ushtarëve dhe oficerëve grekë që ranë në luften italo-greke, është një hap i madh për atë që ne e themi në mënyrë popullore ‘qetësimin e shpirtit të të rënëve’, por është gjithashtu një hap besimi mes dy vendeve tona”.

Kotzias dhe kryeministri Tsipras janë sulmuar shumë këto ditë nga opozita e mediat opozitare, pas vizitës së presidentit turk Erdogan në Greqi. Ata janë akuzuar se po tregohen të dobët ndaj Turqisë e fqinjëve të tjerë, ndaj Kotzias nuk ka harruar të shigjetojë kundërshtarët pas këtij suksesi diplomatik.

“Ky akt i madh, ashtu si dhe të tjera më të vogla, vërtetojnë se diplomacia mund të arrijë shumë më tepër se klithmat e protestës pa asnjë përmbajtje, se diplomacia është rruga për të zhvilluar marrëdhëniet pozitive me fqinjet dhe se qeveria dhe unë personalisht, kemi zgjedhur pikërisht këtë rrugë, duke marrë përsipër barrën e pajtimit paqësor, të diplomacisë dhe të zhvillimit të një axhende pozitive me shtetet fqinje”, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Greqisë.

Pas takimit të 11-12 nëntorit në Kretë midis Kotzias e Bushatit, dy ministrat e Jashtëm do të takohen sërish më 20 janar, këtë herë në vendin tonë, në Korçë. Edhe në këtë takim objektivi do të jetë arritja e një marrëveshje të re midis Shqipërisë e Greqisë.

Kujtojmë se në mbledhjen e saj të fundit më datë 13 dhjetor, Qeveria ka miratuar vendimin për ndërtimin e varrezave të reja ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941.

Ky ka qenë një nga kushtet kryesore që ka vendosur gati çdo qeveri greke në bisedimet greko-shqiptare.

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7893,Camëri,108,Editorial,1681,Ekonomi,412,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2349,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1765,Reportazh,152,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,492,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Varrezat greke, Kotzias reagon pas vendimit të qeverisë
Varrezat greke, Kotzias reagon pas vendimit të qeverisë
Varrezat greke, Kotzias reagon pas vendimit të qeverisë
https://4.bp.blogspot.com/-oaY0uQS2ljo/Wjk0Ul5qe9I/AAAAAAAAMuY/BT0vM2xsScIcHuG-xc8OtcAtYflW9xJIQCLcBGAs/s640/Kotzias-GR-IBNA-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-oaY0uQS2ljo/Wjk0Ul5qe9I/AAAAAAAAMuY/BT0vM2xsScIcHuG-xc8OtcAtYflW9xJIQCLcBGAs/s72-c/Kotzias-GR-IBNA-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/varrezat-greke-kotzias-reagon-pas.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/varrezat-greke-kotzias-reagon-pas.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy