Varrezat greke/ Xhufi: Monument, por jo të zihen sipërfaqe të tëra. Të na kthejnë...

Mënyra se si po vepron diplomacia shqiptare në trajtimin e problemeve me Greqinë ka marrë kritika nga Pëllumb Xhufi historiani që ndër vite ka ndjekur dinamikën e zhvillimeve mes dy vendeve.

Në një intervistë për Report TV Pëllumb Xhufi thotë që Shqipëria nuk duhet të ekzaltohet me deklarimin e Kotzias për heqjen e ligjit të luftës.

“Gjykoj që jo vetëm ligji duhet të hiqet si i tillë, por edhe efektet e ligjit. Në gjykimin tim është kthimi i pronave të ngurtësuara të qytetarëve Shqiptarë që me shpalljen e ligjit të luftës në vitin 1940, u bllokuan nga qeveria e atëhershme greke. Ato mbahen sot e kësaj dite të bllokuara.

Efekti tjetër do të ishte njohja de jure e kufirit të Shqipërisë dhe Greqisë e vendosur në vitin 1913, e cila është e konfirmuar me vendimin e ambasadorëve në vitin 1926,” shpjegoi historiani Pëllumb Xhufi.

Historiani Xhufi ndalet edhe tek çështja Çame.

“Çështja çame e ka edhe ai brenda problemin e pronave, por ai është vetëm një element i çështjes çame ka një sërë problemesh të tjera, me heqjen e ligjit të luftës duhet të bëhet edhe kthimi i pronave siç bëhet në marrëdhëniet e qytetarëve me shtetin,” tha Xhufi.

Vendimin e qeverisë shqiptare për lejimin e të tjera varrezave greke në territorin e Shqipërisë Pëllumb Xhufi e shikon si një veprim që mbështet tezat e Voiro Epirit.

“Ushtarët grek të rënë gjatë luftës Italo-Greke në vitin 40,41meritojnë një monument dhe jo të zihen sipërfaqe të tëra toka, është një vend i shtrenjtë, çdo gjë ka mas, janë ngritur tre varreza por duhet parë më me kujdes,” deklaroj Xhufi.

Pëllumb Xhufi është i mendimit se Bushatit dhe Kotzias do ti duhet më shumë kohë për të zgjidhur çështjen e kufirit detar.

“Çështja e kufirit detar duhet negociuar me kujdes jo për një ditë, dhe e firmosi marrëveshjen, dua të theksoj që është parlamenti që vendos për çështje të rëndësishme,” tha Xhufi,.

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Varrezat greke/ Xhufi: Monument, por jo të zihen sipërfaqe të tëra. Të na kthejnë...
Varrezat greke/ Xhufi: Monument, por jo të zihen sipërfaqe të tëra. Të na kthejnë...
https://1.bp.blogspot.com/-RzHwElKymoU/WjvX6w-ByUI/AAAAAAAAM4s/2mdvgriWu-std575BwZcXY-tnccf70OjgCLcBGAs/s640/pellumb-xhufi-2-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-RzHwElKymoU/WjvX6w-ByUI/AAAAAAAAM4s/2mdvgriWu-std575BwZcXY-tnccf70OjgCLcBGAs/s72-c/pellumb-xhufi-2-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/varrezat-greke-xhufi-monument-por-jo-te.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/varrezat-greke-xhufi-monument-por-jo-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy