5 sfidat e Shqipërisë për 2018-n

Viti i lënë pas ishte një vit i mbushur me zhvillime politike, shënjuar nga zgjedhjet e përgjithshme të qershorit. Megjithatë, me mbylljen e 2017-s, sfida të reja të rëndësishme presin vendin. Hapja e negociatave dhe reforma në drejtësi do të jenë dy prej “detyrave” më të rëndësishme të shtëpisë për vendin tonë në vitin aktual, por ato nuk do të jenë të vetmet. Këto janë 5 aspektet kryesore, që do të vendosim edhe notën e qeverisë për vitin në vazhdim.

Negociatat e anëtarësimit



Shqipëria ka marrë sinjale pozitive nga Bashkimi Europian, për një hapje të mundshme të negociatave të anëtarësimit gjatë këtij viti. Vetë komisioneri Junker, i cili në marrjen e mandatit në vitin 2014 tha se nuk do të kishte zgjerim të Unionit gjatë pesë viteve në vazhdim, tashmë ka ndryshuar qëndrim dhe njeh nevojën e një “perspektive të qëndrueshme integrimi” për vendet e Ballkanit. Në takimet e zhvilluara në dhjetor, figurat më të rëndësishme të BE-së, përfshi vetë Junker, presidenti Tusk, kryediplomatja Mogherini, kryeparlamentari Tajani dhe komisioneri për zgjerimin, Hahn, shpehën gatishmërinë e Brukselit për të nisur bisedimet me Shqipërinë.

Rekomandimi i Komisionit, për hapjen ose jo të negociatave do të vijë në muajin prill dhe një përgjigje e pritshme pozitive, do t’i hapë rrugë një lobimi intensiv në dy muajt në vazhdim, për të marrë aprovimin e çdo vendi anëtar, pasi hapja e negociatave do të votohet nga kryetarët e shteteve në muajin qershor. Nisja e negociatave të anëtarësimit do të ishte “lakmuesi” më i mirë, që do të dëshmojë se sa ka progresuar vendi ynë në axhendën e tij të reformimit të drejtësisë, ekonomisë dhe harmonizimit të gjithanshëm të ligjeve e standarteve europiane në Shqipëri.

Reforma në drejtësi

Viti 2017 ishte një vit shumë i rëndësishëm për reformën në drejtësi, pasi më në fund u krijuan strukturat dhe instutucionet që do të sjellin zbatimin e kësaj reforme transformuese. Megjithatë, puna më e vështirë, procesi i vetingut pritet të nisë gjatë këtij viti dhe ky do të jetë momenti më delikat për reformën. Gjatë 2018-s duhet të nisë procesi i spastrimit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët që verifikohen me shkelje apo me pasuri që nuk mund t’i justifikojnë mbi bazën e të ardhurave të tyre. Është e pritshme që procesi i vetingut të ndeshet me një rezistencë të fortë të të gjithë atyre që janë të painteresuar për realizimin e kësaj reforme thelbësore, por vazhdimi përpara në këtë rrugë është një domosdoshmëri absolute për ndërtimin e një shteti ligjor dhe për avancimin e perspektivës sonë europiane.

Lufta kundër krimit të organizuar

Në marrjen e mandatit të dytë, Kryeministri Rama lajmëroi nisjen e një operacioni madhor policor, të quajtur “Forca e Ligjit”. Operacioni që tashmë ka nisur përfshin jo vetëm strukturat policore, por edhe shumë struktura të tjera shtetërore si dhe vetë komunitetin. Megjithatë, suksesi ose jo i “Forcës së Ligjit” do të tregohet realisht gjatë 12 muajve në vazhdim, kohë gjatë së cilës autoritetet tona, në bashkëpunim me agjensitë e huaja ligjzbatuese, synojnë të realizojnë arrestime të shumta, si dhe të konfiskojnë shumë pasuri të jashtëligjshme në vend. Synimi i këtij operacioni është që t’i japë një goditje të rëndë veprimtarive kriminale në vend, përfshi edhe fenomenit të kultivimit të lëndëve narkotike.

Rritja ekonomike



Për vitin 2018-n pritet që për herë të parë që prej vitit 2007, rritja ekonomike të kalojë barrierën e 4%. Që prej vitit 2013, kur u shenuar niveli me i ulet qe prej vitit 1997 me 1%, rritja ekonomike ka nisur të përshpejtohet duke arritur në 3,4% në 2016-n dhe rreth 3,7% (ende për t’u konfirmuar), në 2017-n. Rritja e pritshme ekonomike mbi 4% do të ishte një konfirmim i një tempi të ri pozitiv në të cilin duket se ka hyrë ekonomia shqiptare gjatë viteve të fundit.

Eksportet, turizmi dhe investimet e huaja



Eksportet shqiptare pritet të mbyllen në nivelin rekord të rreth 2,5 miliardë eurove gjatë 2017-s. Megjithatë, një shifër e tillë mbetet ende sa rreth 40% e totalit eksport-import, gjë që vazhdon të rëndojë bilancin e pagesave të Bankës së Shqipërisë, duke ushtruar vazhdimisht presion mbi rezervat monetare të vendit tonë. Rritja e mëtejshme e eksporteve, në një kohë që remitancat nuk janë më në nivelin e dikurshëm, është thelbësore për të garantuar një rritje të qëndrueshme të ekonomisë dhe punësimit në vendin tonë. Në 2017-n rritjen më të madhe e njohu sektori bujqësor dhe tekstilet.

Në mungesë të shenjave të rekuperimit të çmimit të hidrokarbureve dhe mineraleve në tregjet botërore, do të jetë vendimtare për Shqipërinë që të vazhdojë të njohë rritje në këto sektorë edhe gjatë vitit aktual.

Përsa i përket turizmit, 2018-ta do të jetë një konfirmim ose jo për suksesin e reformës fiskale dhe lehtësimit tatimor që ndërmori qeveria gjatë vitit të shkuar.

Viti aktual, konkretisht do të dëshmojë nëse reformat e ndërmarra, si reduktimi në 6% i taksës për turizmin dhe heqja e taksës për 10 vjet për operarorët që ndërtojnë hotele me 4 dhe 5 yje në vendin tonë janë masa që po japing rezultat. Aktualisht, turizmi punëson në Shqipëri 52 mijë persona dhe sipas Bankës Botërore, rritja e mëtejshme e këtij sektori është thelbësore, pasi një rritje e qëndrueshme mund të sjellë deri në punësimin e 250 mijë shqiptarëve në këtë sektor deri në vitin 2030.

Ndërkohë, investimet e huaja mbeten gjithashtu një sfidë shumë e rëndësishme e qeverisë që lidhet drejtpërsëdrejti me përmirsimin e klimës së biznesit në Shqipëri. Në 2017-n, investimet e huaja direkte u ndalën në nivelin më të mirë historik, prej 988 milionë eurosh. Në 2018-n, sfida do të jetë tejkalimi i kësja barriere./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: 5 sfidat e Shqipërisë për 2018-n
5 sfidat e Shqipërisë për 2018-n
5 sfidat e Shqipërisë për 2018-n
https://1.bp.blogspot.com/-76HcMubGLLI/WkzvjteuK0I/AAAAAAAAN2M/KjF-DXO3TxcWtinnqBIBphrdSYFNHkSpgCLcBGAs/s640/102439579.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-76HcMubGLLI/WkzvjteuK0I/AAAAAAAAN2M/KjF-DXO3TxcWtinnqBIBphrdSYFNHkSpgCLcBGAs/s72-c/102439579.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/5-sfidat-e-shqiperise-per-2018-n.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/5-sfidat-e-shqiperise-per-2018-n.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy