‘8000 ushtarë grekë në Shqipëri’/ Bushati: Të mos biem në kurthin e shifrave

Në një intervistë për emisionin ‘Studio e hapur’ në ‘News24’, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati përball gazetares Eni Vasili ka treguar se si do të operohet me zbatimin e marrëveshjes mes dy qeverive për varrezat e ushtarëve grekë.

Lidhur me numrin se janë gjetur eshtrat e 8000 ushtarëve grekë në Shqipëri, ministri tha se s’duhet të biem në kurthin e shifrave.

INTERVISTA

Zoti Bushati ju dhe homologu grek keni zhvilluar dy raunde bisedimesh duke u ‘ngujuar’ dy herë, në Greqi dhe Korçë. Por problemi është se nuk ka transparencë për këto takime. Ajo që dimë sot është çështja e eshtrave se kanë rinisur gërmimet për ushtarët e rënë në Shqipëri.


Ne me Greqinë kemi mbërritur në këtë pikë për një proces të vështirë që ka filluar në 2013 ku fillimisht kemi listuar natyrën e çështjen që i konsiderojmë të tilla, dhe më pas i kemi trupëzuar ato në një dokument. Cili është këndvështrimi i palës greke dhe asaj shqiptarë e më pas i kemi përfshirë në një paketë. Në të shkuarën ka pasur mohim të çështjes, më pas është konsideruar si absurde që ska efekte në praktikë dhe sot kemi pohim. E kam fjalën për ligjin e luftës. Kreta dhe Korça kanë qenë dy stacione intensivë pas një mandati të qartë që morën dy ministrat nga dy kryeministrat. Ishte ngritur një dialog dhe ishin sistemuar disa nga këto çështje. Në 2009 qeveria Berisha kishte kolauduar këtë marrëveshje për ndërtimin e dy vendprehjeve për të rënët grekë gjatë Luftës së Dytë Botërorë. Kjo marrëveshje nuk ishte atakuar. Për ne marrëveshja kishte mangësi serioze. Na është dashur dy vite diskutime me palën greke. Pra, qoftë për mënyrën se si do të kryhej procesi i gërmimeve, pikat e indetifikuara.

A keni ju një shifër sesa eshtra synohen të gjenden?

Ka për të gjitha zonat që do të kryhen gërmimet, janë të specifikuara në VKM. Ka shifra paraprake, ka shifra që janë rakorduar me palën greke. Jo çdo shifër, e cila është supozuar, përputhet me gjetjet në terren. Siç kanë dëshmuar edhe ditët. Duhet të bëjmë të qartë dallimin mes pikave dhe vendeve ku do të kryhen gërmimet. Pikat e gërmimin në momentin që mbyllen, kthehen në gjendjen e mëparshme.

Sa pika grumbullimi janë?

Janë disa zona, që prekin 3-4 bashki. Risia e vendimeve ka të bëjë me faktin që jepen detyra konkrete bashkive dhe autoriteteve të tjera për procesin e pronësimit.

Qëndrojmë tek shifrat….

Dua që të mirëkuptohem në këtë çështje. Nuk është se ne nuk kemi shifra për këtë proces. Është bërë një diskutim me ekspertet, nuk është se palët kanë të njëjtat shifra, të njëjtat predentime por verifikimi në terren në fund të ditës do të tregojë pretendimet e palëve. Nga dëshmitë historike bëhet fjalë për disa zona ku janë zhvilluar luftimet ital0o-greke dhe ky proces po kryhet me seriozitet, qoftë këqyrja e vendit të ngjarjes dhe procesi i identifikimit dhe varrimit.

Lajmi për gërmimin ka qenë edhe në mediat e huaja. Në Itali shkruajnë për 8000 grekë të rënë. E konfirmoni?

Kam vendosur të mos biem në kurthin e shifrave. Që prej ditës kur është nisur operacioni i kërkimit, shifra e eshtrave të gjetura janë më pak se ato të pretenduara. Ndaj do isha i rezervuar për të dhënë shifra./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7901,Camëri,108,Editorial,1685,Ekonomi,413,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2353,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1767,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: ‘8000 ushtarë grekë në Shqipëri’/ Bushati: Të mos biem në kurthin e shifrave
‘8000 ushtarë grekë në Shqipëri’/ Bushati: Të mos biem në kurthin e shifrave
‘8000 ushtarë grekë në Shqipëri’/ Bushati: Të mos biem në kurthin e shifrave
https://2.bp.blogspot.com/-qUA4SvDiCp4/WnApl_pFPWI/AAAAAAAAQvc/K6CsS-pnkxwy89jC6yQxCTecWZCUt-_OQCLcBGAs/s640/dimtirbushati.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-qUA4SvDiCp4/WnApl_pFPWI/AAAAAAAAQvc/K6CsS-pnkxwy89jC6yQxCTecWZCUt-_OQCLcBGAs/s72-c/dimtirbushati.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/8000-ushtare-greke-ne-shqiperi-bushati.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/8000-ushtare-greke-ne-shqiperi-bushati.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy