Antika e mohuar, Kalaja e Bujanocit

M`u desh të lexoja nga prof. Frank W. Walbank-u (1909-2008) që të gjeja se çka fshihte dhe ende fsheh nëntoka jonë. Këndej pari ku jemi sot dhe ku ishim dikur; andej pari, ku të parët tanë jetonin dhe lundronin përgjatë historisë; andej pari ku kemi mundësi t`i qasemi e nuk duam, por edhe andej pari ku nuk guxojmë as të përmendim që ishte e jona.

Me një punë sistematike 4-vjeçare të mbetjeve arkeologjike (2001-2004), në lokalitetin Kale-Kërshevica afër Bujanovcit, u gjetën mbetjet e objekteve arkitektonike të epokave të ndryshme kronologjike, të cilat i themeluan kolonistët grekë (fxh) nga fundi i shekullit V (prK). Koha e zhvillimit bie në fundin e periudhës heleniste të vjetër dhe fillimin e shekullit IV të para epokës së re”(Miroslav Jeremiçi, Beograd SANU).

Ndërsa Frank W. Walbank shkruan: “Për mua ishte shokues fakti që mitologjia e grekëve jepte të dhëna edhe për emrin dhe popullin e Dardanisë. Megjithëse grekët me zotat dhe emrat e tyre e kanë provokuar në mënyrë provokuese historinë, shumë të dhëna të pakontestueshme tregojnë rrënjën e Dardanëve dhe se ishin Dardanët ata që e krijuan familjen mbretërore të Trojës… Prej Dardanusit e kishte prejardhjen familja mbretërore e Trojës dhe kjo racë shquhej edhe për bukurinë dhe trimërinë e saj”.

Pra?

Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë zbulon një thesar historik të pamatshëm në nëntokat ku ende jetojnë shqiptarët (Bujanovci) dhe pa fije fytyre thotë se u gjet një trashëgimi ndërtimore antike tradicionale, në Kale të Bujanovcit, një trashëgimi helenistike. E ne shqiptarët ende merremi me ekzistimin tonë fizik andejpari.

Kanë kaluar mbi 40 vjet nga gjetjet e para në Kërshevicë të Bujanocit e deri me sot ku kemi një zbulim shumë të madh (Popović Petar). Vendi i quajtur Kale në fshatin e përmendur u zbulua më 1965 nga Milan Jovanoviçi.

(Koha kur Rankoviçi ende ishte në fuqi), kurator i muzeut të Vranjës.

Materialet e botuara në vitin 1968 paraqiten një zbulim epokal në këto anë, akropolin me suburbiumin (ndërqytetin) të një madhësie të çuditshme. Gjatë hulumtimit të kompleksit, në vitin 2008 u zbulua një ndërtesë me një formë bureje(fuqie), e cila i takon objekteve të rralla të ruajtura të shekullit IV prK dhe në tokat tona (në Serbi, Petar Popoviç) si shembull i vetëm arkitektonik. Gjatë hulumtimeve po tregohet që tërësia arkitektonike është shumë më e madhe me struktura të urbanizuara, të cilat shtrihen përgjatë lumit të Kërshevicës.

Në fshatin e Kërshevicës (Bujanoc), në jugun e Serbisë, gjendet një plato mbi lumin me të njëjtin emër, ku zbulimet e një sektori të urbanizuar tregojnë shenja të Epokës së Bronzit e deri te Epoka e hekurit (shek XII-VII prK), me shumë shtresa të mbushura me mbetje arkeologjike që datojnë në shek IV-III prK.

Damastioni, sipas gjeografit grek, Strabonit, ishte një qytet i vjetër që e arriti kulmin në kohën e Filipit II të Maqedonisë dhe të Lekës së Madh. (Burimet serbe). Damastioni ose Damastumi në regjionin Ilir, sipas të gjitha gjasava në kufirin e Kosovës së sotme, e njohur për kohën e saj të argjendit dhe minierave të argjendit. Sidoqoftë Straboni e përmendte Damastionin duke mos e precizuar saktë vendndodhjen e tij, kurse monedhat e argjendta të gjetura vijnë nga Kosova, Maqedonia Lindore dhe Serbia jugore (Mali Rujan, në Kërshevicë, 15 km në Jug-lindje të Vranjës(Popoviç. P.).

Burimet të tjera tregojnë që qyteti ishte i banuar nga fisi iliro-dardanë, damastinët, të mbretëruar nga Mbreti i tyre Bardhyli. Qarkullimi i monedhave të argjendit të Damastionit ishte nga Dardania dhe Brigjet e lumit Morava (Burimet serbe) Gjetja e monedhave të argjendit tregonte që atë kohë bëhej një jetë luksi. Ndërsa J.J. Wilkes në librin e tij ”Ilirët” thotë: ”Damastioni, monedhat e argjendit dhe vetë jeta e atëhershme mbesin një mister.” Mbesin mister, sepse kishte mohime. Atëherë pse ”Kërshevica” e Bujanovcit të mos jetë Damastoni (i Strabonit) i Bujanovcit, i Dardanisë, i Ilirisë, i pellazgëve?

Nxjerrja e pellazgëve nga lashtësia me anën e gjurmëve të tyre të shumta si dhe vendosja e tyre në një sfond historik, ku në të vërtetë e kanë vendin e hapur në mënyrë të pashmangshme, çështjen e vazhdimësisë së tyre, pra të pasardhësve të drejtpërdrejtë të ilirëve dhe të dardanëve, nga e cila është dashur të përcaktohet nga diçka që nuk ka të bëjë as me grekët e as me romakët, që megjithatë ata kanë qëndruar “diku në mes, por pse në këtë mënyrë një faktor i rëndësishëm dhe i merituar në familjen indoevropiane”, në njërën anë qartëson pozitën e vet brenda për brenda gjenealogjisë së rrënjëve dhe trungut të saj shumëdegësh, ku shqipja shfaqet me një degë të vetme dhe në tjetrën anë hiqen dilemat rreth vendit dhe rolit të pasardhësve të pellazgëve në raport me veten dhe të tjerët, veçmas kur dihet se ata shtriheshin në një hapësirë gjeografike ndër më të rëndësishmet dhe po ashtu kur dihet se nga pikëpamja etnike shoqërore dhe më vonë edhe politike do të jenë aktorë të të gjitha zhvillimeve nga ato parahistorike deri te ato historike.

”Gjithnjë sipas burimeve që vijnë nga autorët e antikës edhe ndarja në Pellazgë dhe “Barbarë”, ruan të fshehtën e një kapërcimi historik midis pellazgëve “hyjnorë” dhe pasardhësve të tyre të drejtpërdrejtë “tokësorë”-dardanëve dhe të tjerëve nga kjo familje e gjerë, kapërcim ky që sipas të gjitha gjasave lidhet me Trojën dhe historinë e saj të lavdishme. Sidoqoftë dardanët si bijë të pellazgëve me një shtrirje tepër të gjerë nuk i gjejmë vetëm te mitologjia greke dhe romake, por edhe te poetët edhe dramaturgët grekë të antikitetit, kështu te Homeri heronjtë e Iliadës kryesisht ishin pellazgë. (Jusuf Buxhovi, Kosova)”

Pra pa u hamendur, këndej pari ku jemi sot, dhe ku ishim dikur; andej pari ku të parët tanë jetonin dhe lundronin përgjatë historisë; këndej pari ku kemi mundësi t`i hasemi e nuk duam, por edhe andejpari ku nuk guxojmë as të përmendim që ishte e jona, janë gjurmët tona./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7901,Camëri,108,Editorial,1685,Ekonomi,413,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2353,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1767,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Antika e mohuar, Kalaja e Bujanocit
Antika e mohuar, Kalaja e Bujanocit
Antika e mohuar, Kalaja e Bujanocit
https://2.bp.blogspot.com/-6nGYuuUSLjU/WmdvdAU6s5I/AAAAAAAAP_k/vyYaJPRGSvQh1XoGdmJsgGzC8pKCY37ogCLcBGAs/s640/a11.png
https://2.bp.blogspot.com/-6nGYuuUSLjU/WmdvdAU6s5I/AAAAAAAAP_k/vyYaJPRGSvQh1XoGdmJsgGzC8pKCY37ogCLcBGAs/s72-c/a11.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/antika-e-mohuar-kalaja-e-bujanocit.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/antika-e-mohuar-kalaja-e-bujanocit.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy