“Çekët po zbardhin vizitat e mistershme të Metës në Pragë, dosjet në duart e SHBA-së”

Dosja e CEZ-it dhe afera e privatizimit të OSSH duket se po i kushton shtrenjtë politikës shqiptare.

Sipas juristit të OSHEE Romeo Kara, janë duke u hetuar vizitat e mistershme të Presidentit Ilir Meta në Pragë dhe se dosjet tashmë janë në duar e kongresmenëve amerikane.

Skandalet e CEZ në Tiranë u zbuluan fillimisht nga jurist Kara, i cili i ka bërë disa padi, ku dy janë më kryesoret: Njëra ndaj Berishës dhe një tjetër padi për marrëveshjen CEZ-DIA për mbledhjen e borxheve.

Në këtë padi ai ka kallëzuar presidentin Meta dhe ish-kryeministrin Berisha si përgjegjës kryesorë.

Duke folur për gazetën “Sot Nëës”, sa i takon rihapjes së hetimeve për padinë që ai ka bërë ndaj Berishës, ai ka thënë se është ende skeptik nëse drejtësia shqiptare do e zbardhë të vërtetën.

Sipas tij, Praga dhe SHBA-ja kanë shtënë në dorë informacione të shumta:

Duke zgjatur kaq shumë kohë kjo çështje pa u hetuar dhe pa u çuar në gjykim, Berisha dhe Meta i kanë pasur të gjitha mundësitë që të shkatërrojnë provat në Çeki apo gjetke.

Megjithatë ata kurrë nuk do të mund të rrëzojnë thelbësoren e asaj çfarë është zbuluar. Padyshim që pala çeke do të jepte një kontribut të rëndësishëm në këtë çështje. Korrupsioni ka qenë i dyanshëm dhe i shtrirë në të dyja vendet.

Unë kam kallëzuar penalisht tre drejtues çekë të ÇEZ-it, të cilët sot janë të lirë në Çeki. Po kështu hetimet mbi transaksionet rreth 6.8 ml euro të cilat i ka marrë nëpërmjet palës çeke Nuel Kalaj, do të zbardhnin më në detaje pjesë të rëndësishme të dy megaaferave.

Pala çeke mund të hedhë dritë edhe mbi aspekte të tjera si p.sh vizitat e Metës me Ismailajn në Çeki, aksidentin automobilistik lidhur me ish ambasadorin Tepshi, mënyrën e futjes në loje të Nuel Kalajt dhe Kastriot Ismailaj etj.

Janë shume aspekte të rëndësishme që mund dhe duhet të zbardhen nga pala çeke.

Do ta ndjek vetë me shumë kujdes këtë proces, i cili është i veçantë në llojin e tij. Ky proces do të vërë ne prove reale edhe vetë integritetin dhe profesionalitetin e prokurorëve që do të përfshihen në hetim.

Pa parë rezultatet reale, nuk dua të flas, për mirë apo për keq. Një gjë është e sigurt: Çdo shmangie nga e vërteta do të kontestohet fuqishëm, pasi janë disa aktorë që e kanë tashme në dorë këtë dosje.

Së shpejti kjo dosje do të shkojë edhe në Kongresin Amerikan. Ata do të informohen me këtë realitet, ku edhe pse provat janë të qarta, keqbërësit, jo vetëm që nuk arrestohen dhe t’u sekuestrohen pasuritë, por na bëjnë politikë aktive, bile edhe vetë reformën në drejtësi. Kur të arrestohen keqbërësit dhe autorët e këtyre dy aferave dhe të sekuestrohen pasuritë e tyre, atëherë do të besoj se rifillimi i hetimeve është në rrugë të mbarë”, tha ai. Avokati u shpreh se nëse prokurorët e çështjeve do të bëjnë kompromis me politikën, atëherë ky do të jetë rrengu i radhës.

Sipas tij, mos arrestimi i Berishës, Metës, Rulit etj, i pengon për më gjatë hetimet dhe çon në prishjen e provave.”/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Çekët po zbardhin vizitat e mistershme të Metës në Pragë, dosjet në duart e SHBA-së”
“Çekët po zbardhin vizitat e mistershme të Metës në Pragë, dosjet në duart e SHBA-së”
“Çekët po zbardhin vizitat e mistershme të Metës në Pragë, dosjet në duart e SHBA-së”
https://1.bp.blogspot.com/-CKg9oKHzy3A/WmUSSLL1pOI/AAAAAAAAPvI/1OIHFz6C_IYx_Zz_TQoVeb0-76drkhrmACLcBGAs/s640/Ilir-Meta1-701x467-701x467-640x426.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-CKg9oKHzy3A/WmUSSLL1pOI/AAAAAAAAPvI/1OIHFz6C_IYx_Zz_TQoVeb0-76drkhrmACLcBGAs/s72-c/Ilir-Meta1-701x467-701x467-640x426.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/ceket-po-zbardhin-vizitat-e-mistershme.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/ceket-po-zbardhin-vizitat-e-mistershme.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy