Çfarë janë nimfetë?
I/E nderuar lexuese!Nimfetë janë tempuj të lashtësisë që u kushtoheshin perëndeshave të ujërave (nimfave). Kanë qenë ndërtime pranë burimeve, zakonisht me kamare për shtatore, me kolona etj. Më i vjetri në Shqipëri është nimfeti i Apolonisë. Përbëhet prej një muri-pendë për grumbullimin e ujit nga 6 kanale dhe dy basenet e kullimit dhe marrjes së ujit.Para tyre ndodhet një portik me 7 kolona dorike; ka tipare të thjeshta e harmonike. Ndër nimfetë e shek.I të e.s. shquhen ata të Butrintit. Nimfetë më të bukur ka qenë shpesh të veshur me mermer shumëngjyrësh./ZgjohuShqiptar.info