Çfarë shkruante Jul Çezari për Ilirinë në Komentarët e tij?

Gaius Jul Çezari (100-44 pr. K) u shqua jo vetëm për strategji e mendjemprehtësi politike, por edhe për veprimtari letrare historike, të cilat e radhitin atë ndër shkrimtarët më të mirë të kohës. Nga Çezari janë ruajtur dy vepra të plota me përmbajtje historike. “Komentarët” (Ditarët) “Mbi Luftën Gale” dhe “Mbi Lufën Civile”.

Kjo e fundit ka një rëndësi të posaçme për historinë e ilirëve, mbasi një pjesë e ngjarjeve që përshkruhen në këtë vepër zhvillohen në trevën tonë në vitet 49-48 pr.K, kryesisht në brigjet detare nga Akrekeraunet gjer në Lis.

Lufta Civile (Libri III-12, 16, 42)

…Pas dorëzimit të Orikut, Çezari pa u vonuar,… u nis për në Apoloni. Lue Stabori sundimtar i atjeshëm, sa mori vesh se Çezari po afrohej urdhëroi të sillnin ujë në kështjellë, ta fortifikonin atë, e njëkohësisht kërkoi pengje për Apollonianët.

Por ata u përgjigjën se nuk do të jepnin pengjet, nuk do t’ia mbyllnin portat konsullit dhe nuk do të merrnin ajnjë vendim kundër asaj që kish caktuar mbarë Italia e populli romak. Stabori, pasi mori vesh qëllimet e tyre, iku nga Apolonia fshehurazi.

Atëherë apollonianët dërguan delegatë te Qezari dhe e pranuan në qytet. Shembullin e tyre e ndoqën edhe bylnët e amantët bashkë me qytetet e tjera që ishin afër, përfshi gjithë Epirin. Dërguan delegatë te Qezari dhe i premtuan se so të bënin si të urdhëronte ai…

Në këtë kohë, Çezari, kishte shkuar për të shtënë në dorë, me një legjion, disa qytete të largëta dhe për të rregulluar furnizimin e ushtrisë, e cila ishte e ngushtë me ushqime për arsye se këto ndodheshin në Buthrot, përkundrejt Korkyrës. Këtu, me të marrë vesh nga letrat e Acilit dhe të Murkos dëshirën e Libonit dhe të Bibulit, la legjionin dhe vetë u kthye në Orik…

Në këtë kohë Pompeu ndodhej në Kandavi dhe prej Maqedonie po udhëtonte për Apolloni dhe Dyrrah për dimërim.

Po i tubulluar nga këto lajme, filloi ta shpejtonte udhëtimin për Apolloni, që të mos i pushtonte Çezari qytetet e bregdetit. Po Çezari si zbarkoi ushtrinë, poa të ditë u nis për në Orik. Këtu, Luc Torkuati, që sundonte në qytet me urdhër të Pompeut, dhe që kishte aty garnizionin e partinëve, mbylli portat dhe u mat ta mbronte qytetin./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7934,Camëri,108,Editorial,1700,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1280,Iliridë,251,Kosovë,2363,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1773,Reportazh,154,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,494,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Çfarë shkruante Jul Çezari për Ilirinë në Komentarët e tij?
Çfarë shkruante Jul Çezari për Ilirinë në Komentarët e tij?
Çfarë shkruante Jul Çezari për Ilirinë në Komentarët e tij?
https://1.bp.blogspot.com/-rItv26GdiK0/WmC9YgQMcrI/AAAAAAAAPXM/v-pTmVKhS5AiP90Q19WT3BDlQRX7JHjAACLcBGAs/s640/caesar-1.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-rItv26GdiK0/WmC9YgQMcrI/AAAAAAAAPXM/v-pTmVKhS5AiP90Q19WT3BDlQRX7JHjAACLcBGAs/s72-c/caesar-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/cfare-shkruante-jul-cezari-per-ilirine.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/cfare-shkruante-jul-cezari-per-ilirine.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy