Çfarë thuhet në vlerësimin e CIA-s për Shqipërinë?

, Çfarë thuhet në vlerësimin e CIA-s për Shqipërinë?

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke folur për mediat këtë të martë, citoi një raport të CIA-s, ku flitet për paligjshmërinë në Shqipëri.Ai nuk dha shumë detaje, por mediat thonë se bëhet për atë që njihet si “CIA Ëorld Factbook”. Në të vërtetë ky raport përditësohet rregullisht dhe për herë të fundit është përditësuar para pak ditësh.Raporti thekson sërish se ekonomia e vendit vazhdon të rritet, por është ngadalësuar. “Vendi është akoma një prej më të varfërve në Europë. Ekonomia e madhe informale dhe infrastruktura e dobët energjetike dhe e transportit mbeten pengesa”, thuhet në raport.Por raporti rezervon vlerësime për qeverinë, duke thënë se që nga viti 2014, ekonomia shqiptare është përmirësuar në mënyrë të qëndrueshme dhe rritja ekonomike shkon në 3.8 përqind në vitin 2017.Raporti vlerëson reformat e qeverisë në fushën e reformës fiskale dhe në fushën e energjisë.Sa i përket trafiqeve të paligjshme, në raport thuhet se Shqipëria është një pikë tranziti për drogat e ndryshme, mes tyre opiatet e Azisë Jugperëndimore, hashashi dhe në një masë më të vogël kokaina e Amerikës së Jugut.“Shqipëria është një vend i rëndësishem për prodhimin e kanabisit, bandat shqitpare të narkottrafikut janë aktive dhe në zgjerim në Europë, vendi është vulnerabël ndaj pastrimit të parave, e lidhur me trafikun rajonal të narkotikëve, armëve dhe mallrave të tjerë të paligjshëm”.Sa u përket zgjedhjeve, në raport thuhet se shumica e zgjedhjeve në Shqipërinë post-komuniste janë shoqëruar nga pretendimet për manipulime, por vëzhguesit ndërkombëtarë i kanë cilësuar zgjedhjet përgjithësisht të lira dhe të ndershme që pas vendosjes së stabilitetit politik pas rënies së sistemit piramidal në vitin 1997./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button