Çfarë vendosi Kuvendi i Arbërit?

, Çfarë vendosi Kuvendi i Arbërit?

I nderuar lexues!Kuvendi i Arbërit ishte një mbledhje e klerit katolik shqiptar, mbajtur në vitin 1703 në fshatin Mërkinje të Lezhës, me përkrahjen e papës me prejardhje shqiptare Klementi XI. Kuvendi i Arbërit shqyrtoi gjendjen shpirtërore dhe shoqërore të besimtarëve, duke synuar të vërë në jetë në Shqipëri porositë e Vatikanit për t’i bërë ballë islamizmit të vazhduar të popullsisë.Ndër vendimet e marra ishin edhe kërkesat për të hapur shkolla dhe për të botuar libra në gjuhën shqipe, të cilat u zbatuan gjatë shek. XVIII e XIX me disa botime fetare të bëra në dialektin e Shkodrës. Aktet e Kuvendit të Arbërit u shtypën si botim më vete në gjuhën shqipe që më 1706. Ato kanë vlerë në radhë të parë si dokument gjuhësor me rëndësi./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button