Çudirat në Shqipëri nuk kanë të sosur/ Lumit i del pronari

Në vitin 2007, ish-Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Gjirokastër, ka dhënë në favor të trashëgimtarëve të Shefki Vrenozit 581 ha tokë e zërit kadastral “pyll”, duke përfshirë edhe një pjesë të pronës shtetërore.

 

Ky ishte denoncimi i ardhur në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” nga zoti Shpëtim Sadiku. Sipas tij, Hipoteka e Përmetit ka regjistruar një pronë publike si pronë private, duke prekur shtratin e lumit Lengaricë dhe banjat termike në zonën e Petranit, Përmet. Denoncuesi, Shpëtim Sadiku është ankuar në të gjitha institucionet, ku këto të fundit ia hedhin “topin” njëra-tjetrës. Pas këtij informacioni, “Fiks Fare” u njoh me vendimin e marrë dhe më pas shkoi në Hipotekën e Përmetit për të mësuar më shumë rreth këtij rasti.

“Fiks Fare” zbuloi se shkelja është bërë nga Hipoteka e Përmetit. Shkelja qëndron tek harta me të cilën është bashkëlidhur vendimi nr. 25 nga AKKP Gjirokastër, ku kanë hipotekuar 581 ha tokë, duke përfshirë edhe pronën shtetërore. Hipoteka e Përmetit, me regjistrues Arjan Kasaj, ndërtoi një hartë ndryshe nga harta pyjore e ndërtuar nga AKKP, me të cilën nuk përfshihen lumi Lengaricë dhe burimet.

Sipas hartës së nxjerrë nga Hipoteka e Përmetit, rezulton se brenda sipërfaqes së trajtuar 581 ha nga dispozitivi i vendimit është përfshirë parcela nr. 90, me sipërfaqe 5 ha, e cila është dhënë në favor të trashëgimtarëve të Shefki Vrenozit, duke përfshirë Lumin Lengaricë, Burimet e Puçrave dhe Urën e Kadiut.

Z. Sadiku shprehet se në këto rrethana i është drejtuar Prokurorisë së Rrethit Gjirokastër, që konstatoi mbivendosje të pronës së regjistruar dhe pronës publike. Por, prokuroria nuk ndërmori as edhe një hap të mëtejshëm, si fillimin e një procedimi penal me arsyetimin se kjo është një marrëveshje e cila duhet të zgjidhet mes palëve. Duke harruar apo neglizhuar se pala e interesuar në këtë rast është shteti, pasi kemi të bëjmë me pronë publike.

Të kontaktuar nga gazetarët e “Fiks Fare”, regjistruesja e Hipotekës së Përmetit, Sanie Xhaferraj shprehet se kemi të bëjmë me një shkelje. Ndërsa, sipas hartografit pranë zyrës së hipotekës, Adriatik Bakushi, në momentin që prona e trashëgimtarëve Vrenozi është regjistruar, nuk duhet të kishin hyrë me sistemin e hipotekës, por me sistemin e ri të regjistrimeve, prandaj dhe ata e kanë konstatuar këtë shkelje. Sipas tij, ky problem ka nisur në vitin 2007, kur zyra e hipotekës në atë kohë ka regjistruar si pronarë familjen Vrenozi. “Faji është i shtetit që nuk ndërhyn në këtë rast dhe Avokatura e Shtetit duhet të jetë më fleksibël, më e ndjeshme dhe duhet t’i lëvizë më shumë gjërat”, shprehet hartografi.

Pas informacionit nga zyra e Hipotekës Përmet, “Fiks Fare” iu drejtua Avokaturës së Shtetit me një kërkesë. Në përgjigjen e saj thuhet se nuk është njoftuar asnjëherë nga administrata shtetërore për këtë problem.

“Si Avokaturë Shteti nuk kemi asnjë indicie nga asnjë organ qendror i administratës publike për problematika që mund të jenë shkaktuar nga vendimi i pronave, apo ndonjë kërkesë për ngritjen e padisë. Për më tepër, Avokatura e Shtetit nuk vlerëson se në rastin konkret ka vend për ngritjen e padisë për sa kohë që në dispozitivin e vendimit, prona në fjalë nuk i është kthyer subjektit”, thuhet në shkresën zyrtare.

Por, nga dokumentacionet që “Fiks Fare” ka, vërtetohet se Avokatura e Shtetit është njoftuar në vitin 2013 nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor dhe në vitin 2014 nga Hipoteka e Përmetit./ZgjohuShqiptar.info

No automatic alt text available.No automatic alt text available.Image may contain: bridge, outdoor, water and nature

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9280,Camëri,119,Editorial,2037,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1475,Iliridë,289,Kosovë,2694,Kulture,723,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,520,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Çudirat në Shqipëri nuk kanë të sosur/ Lumit i del pronari
Çudirat në Shqipëri nuk kanë të sosur/ Lumit i del pronari
Çudirat në Shqipëri nuk kanë të sosur/ Lumit i del pronari
https://3.bp.blogspot.com/-0464GKIJDGw/WmsFGQ1VgvI/AAAAAAAAQUA/eXg5ftEDwe0J99GRT4B2U2dzoth4u9AhQCLcBGAs/s640/fiksi-lajmi_1516915017-5269844.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-0464GKIJDGw/WmsFGQ1VgvI/AAAAAAAAQUA/eXg5ftEDwe0J99GRT4B2U2dzoth4u9AhQCLcBGAs/s72-c/fiksi-lajmi_1516915017-5269844.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/cudirat-ne-shqiperi-nuk-kane-te-sosur.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/cudirat-ne-shqiperi-nuk-kane-te-sosur.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy