Çudit pasuria e çiftit të prokurorëve “vip”/ Vilë luksoze dhe orë mbi 10 mijë dollarëshe

Rovena Gashi dhe Dritan Gina janë tashmë dy pjesëtarë të armatës së prokurorëve “vip”, të etiketuar kështu për shkak të qënies pjesë e stafit të afërt të ish kryeprokurorit Adriatik Llalla. Arsye kjo që solli dhe reagimin e ashpër të tyre ndaj lëvizjes që i bëri Kryeprokurorja zëvendësuese e përkohëshme e Llallës. E cila urdhëroi lëvizjen e tyre nga detyrat e larta që mbanin në kohën e Llallës dhe rikthimin në detyrat e mëparëshme…

I përmendëm këto për të thenë se zyrtarisht çifti Gashi-Gina kanë qenë punonjës të institucionit të lartë të hetimit gjë për të cilën kanë marrë sistematikisht pagën mujore. Që do të thotë se sado të lartë ta kenë patur atë nuk mund t’ja dilnin të ndërtonin vilë disakatëshe luksoze në bregdet, apo të mbanin orë dore që i kalon të dhjetë mijë dollarët.

“Supervila”, apo “superbanesa e Rovena Gashit dhe Dritan Ginës”, siç e etiketon Pamfleti, ndodhet tek Shkëmbi i Kavajës. Ka një pamje shokuese për këdo që ëndërron një banesë në Shqipëri. Kate me shumicë, dhoma me shumicë… Dhe si gjithnjë, është jo në emër të tyre, por në emër të një familjari. Në emër të babait të Rovenës në rastin konkret, që ka në “pronësi” këtë banesë superluksoze në vendin më të mirë te Shkëmbi i Kavajës”, shkruan “Pamfleti”, duke vijuar:

“Të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët zyrtarisht kanë ‘vobektësi’ në pasuri, ndonëse jetojnë në banesa luksoze, që ua kanë dhënë “në përdorim” ose si “dhuratë” të afërmit e tyre. Deri dhe gjyshi apo gjyshja, pensionistë me pension kooperative gjithë jetën.

Dhe Rovena nuk bën përjashtim, jeton në banesën e të atit, por që në të vërtetë është pronë e saj dhe e burrit Dritan Gina. Ky i fundit, dhe në konferencën për mediat kundër shkarkimit nuk mund të rrinte pa ekspozuar aksesorët e tij. Të blerë në dyqanet më të shtrenjta.

Në dorën e tij syri të zë një orë superluksoze e cila në rastin më të keq kushton as më pak dhe as më shumë por 10.500 dollarë. Vetëm në njërën dorë, mbante gati 11 mijë dollarë. Imagjino shpenzimet e tjera. Dhe të gjithë e dinë sa është rroga e një prokurori. Duhej të kishte punuar afër 12 muaj për të blerë atë orë dhe të mos hante dhe pinte fare, të agjëronte 12 muaj që ta blinte…”./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Çudit pasuria e çiftit të prokurorëve “vip”/ Vilë luksoze dhe orë mbi 10 mijë dollarëshe
Çudit pasuria e çiftit të prokurorëve “vip”/ Vilë luksoze dhe orë mbi 10 mijë dollarëshe
Çudit pasuria e çiftit të prokurorëve “vip”/ Vilë luksoze dhe orë mbi 10 mijë dollarëshe
https://1.bp.blogspot.com/-wD6iGo8IB_0/WmNdp9ml9OI/AAAAAAAAPk4/uOSsn6ox01k3uefVcJKFBHuYPFAvVPGwQCLcBGAs/s640/VILA-GASHI-GINA-2-3-4.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-wD6iGo8IB_0/WmNdp9ml9OI/AAAAAAAAPk4/uOSsn6ox01k3uefVcJKFBHuYPFAvVPGwQCLcBGAs/s72-c/VILA-GASHI-GINA-2-3-4.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/cudit-pasuria-e-ciftit-te-prokuroreve.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/cudit-pasuria-e-ciftit-te-prokuroreve.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy