Del raporti i Freedom House: Shqipëria në vendnumëro, pjesërisht e lirë

Organizata, Freedom House, me seli në Shtetet e Bashkuara, thekson në raportin e saj të publikuar të martën se parimet demokratike sic janë integriteti i zgjedhjeve dhe liria e medies, po dobësohen për të 12-tin vit me radhë.

“Ka më shumë vende, në vitin 2017 shumë më shumë, që po pësojnë rënie të lirisë në vend të përmirësimit”, tha Arch Puddington, nga Freedom House, duke folur për Zërin e Amerikës para se të publikohet raporti.

Sipas organizatës që ka analizuar të dhënat nga 195 vende, në vitin 2017, 88 vende radhiten në mesin e vendeve të lira, 59 janë me liri të pjesshme dhe 49 radhiten në mesin e vendeve jo të lira.

Shqipëria dhe Kosova radhiten në mesin e vendeve pjesërisht të lira, së bashku me Maqedoninë, Bosnje e Hercegovinën dhe Malin e Zi. Ndërsa Serbia dhe Kroacia, radhiten në mesin e vendeve të lira.

Shqipëria merr 68 pikë nga 100 në total, pa asnjë ndryshim me një vit më parë. Vitet e fundit Shqipëria nuk ka shënuar ndonjë përparim.

Në total, Shqipëria vlerësohet me 3 pikë nga 7 të mundshme. Me po aq pikë është vlerësuar për Të Drejtat Politike dhe Të Drejtat Civile.

Në Shqipëri, Raporti i freedom House cilëson se vendi shënoi rekord për zgjedhje konkurruese, megjithatë partitë ishin shumë të polarizuara dhe shpesh të fokusuara tek liderët partiakë.

Vëzhguesit dolën në rezultatin se zgjdhjet parlamentare 2017 ishin në përgjithësi të rregullta dhe të besueshme, edhe pse u raportuan blerje të votave dhe probleme pocedurale, si dhe procesi i votimimit u vonua për shkak të bojkotit të opozitës, nënvizohet në raport.

Korrupsioni vijon të mbetet shqetësimi kryesor dhe ndërhyrja e bizneseve të fuqishme, politikës dhe mediave pengon zhvillimin e lajmeve me të vërtetë të pavaruara.

Liritë në Botë, publikohen që nga viti 1973, duke i dhënë mundësinë organizatës Freedom House të ndjekë trendet globale për më shumë se 40 vjet.

Ndër gjetjet kryesore të raportit, është dobësimi i Shteteve të Bashkuara si një kampion i demokracisë, një pozicion i ndërlikuar edhe më shumë për shkak të hetimeve të vazhdueshme për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Del raporti i Freedom House: Shqipëria në vendnumëro, pjesërisht e lirë
Del raporti i Freedom House: Shqipëria në vendnumëro, pjesërisht e lirë
https://2.bp.blogspot.com/-SUQ7dJNqNTc/Wl8B56qnJtI/AAAAAAAAPNk/BoDWDHy_3pMAKcwH1SVy8rwE6kgCQPdSwCLcBGAs/s640/demokracia.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-SUQ7dJNqNTc/Wl8B56qnJtI/AAAAAAAAPNk/BoDWDHy_3pMAKcwH1SVy8rwE6kgCQPdSwCLcBGAs/s72-c/demokracia.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/del-raporti-i-freedom-house-shqiperia.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/del-raporti-i-freedom-house-shqiperia.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy