Demokracia e Re reagon për deklaratat e Bushatit për çështjen çame

Partia më e madhe opozitare greke, Demokracia e Re, ka reaguar ndaj deklaratave që ministri i jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati bëri dje në Ora News.

Si gjithmonë në raste të ngjashme reagimi nënshkruhet nga shefi i departamentit të jashtëm të Demokracisë së Re, deputeti Jorgos Kumutsakos.

“Ministri i jashtëm i Shqipërisë tha se në kuadër të negociatave greko-shqiptare, Greqia po diskuton edhe problemin çam. Ministria e jashtme greke është e detyruar të japë një përgjigje të qartë publike: Janë apo s’janë të vërteta ato që thotë zoti Bushati?”, nënvizon që në hyrje të deklaratës për shtyp deputeti konservator grek.

“Theksojmë se, deri me ardhjen e qeverisë së SYRIZA-s dhe ANEL (Grekët e Pavarur), qëndrim konstant i vendit tonë ishte se problemi çam është një çështje inekzistente, që nuk mund të përbëjë objekt diskutimi në axhendën e marrëdhënieve greko-shqiptare”, vazhdon Kumutsakos.

Dhe shton:

“Gjithashtu, nga deklaratat e ministrit të jashtëm, rezulton se problemet lidhur me të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, shqyrtohen të ndërlidhura dhe të ndërvarura me të drejtat e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi”, vëren Kumutsakos.

Në kohën që Demokracia e Re po insiston prej muajsh që ministri i jashtëm grek të informojë parlamentin mbi ecurinë e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, deputeti konservator e akuzon qeverinë se ushtron diplomaci të fshehtë.

Deri kur forcat politike dhe qytetarët grekë do të informohen nga zyrtarët dhe mediat e vendeve të tjera se çfarë diskuton dhe bën ministria e jashtme greke, drejton pyetjen retorike shefi i departamentit të jashtëm të Demokracisë së Re, në deklaratën e publikuar të mërkurën në mbremje./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Demokracia e Re reagon për deklaratat e Bushatit për çështjen çame
Demokracia e Re reagon për deklaratat e Bushatit për çështjen çame
Demokracia e Re reagon për deklaratat e Bushatit për çështjen çame
https://1.bp.blogspot.com/-ge5dg16272Y/Wld6xRmDyoI/AAAAAAAAOv4/65uljlvNJHgqz3pJNEULu65n_0dLHAMwgCLcBGAs/s640/Greek-Parliament-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-ge5dg16272Y/Wld6xRmDyoI/AAAAAAAAOv4/65uljlvNJHgqz3pJNEULu65n_0dLHAMwgCLcBGAs/s72-c/Greek-Parliament-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/demokracia-e-re-reagon-per-deklaratat-e.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/demokracia-e-re-reagon-per-deklaratat-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy