“Dopingu i dytë” i Romelës (prisni testin pastaj puthni flamurin)

Mëngjesin e sotëm, lajmi se peshëngritësja shqiptare Romela Begaj ka dalë pozitive në testin antidoping u shpërnda rrufeshëm.

Begaj, një muaj më parë mori pjesë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes që u zhvilluar në SHBA dhe atje, në stilin e shkëputjes u rendit e para duke fituar medaljen e arit ndërsa në dygarësh zuri vendin e dytë duke fituar medaljen e argjendtë.

Pas një muaji, entuziazmi kthehet në zhgënjim dhe Romela merr goditjen e dytë në karrierën e saj.

Kujtojmë këtu se në vitin 2014, ajo triumfoi në botërorin e peshëngritjes në Kazakistan, duke u shpallur kampione në stilin e shkëputjes në peshën 63 kilogram, por… testi i antidopingut e nxori pozitive dhe Romela u pezullua për dy vite nga çdo aktivitet sportiv.

Dhe pas tre vitesh e gjysmë, historia përsëritet. Ky është dopingu i dytë i Romelës.

Por, rasti u Begajt nuk është rasti i parë me doping në peshëngritjen shqiptare, e cila vitet e fundit paralelisht me rezultatet e jashtëzakonshme ka dhe një dosje të zezë sa i përket rasteve pozitive në antidoping.

Historia nisi me Ilir Kafaranin i cili në 2005 mori pezullim të përjetshëm nga ky sport. Fetije Kasaj e Shqiponja Brahja janë femrat e para të kapura me doping në aktivitetet ndërkombëtare

Kemi rastin e Arbëri Çerçizi, në vitin 2013, i cili rezultoi pozitiv ndaj substancës së testosteronit, ndërsa po këtë vit ishte edhe Briken Calja që u skualifikua për dy vjet.

Rasti më i bujshëm, është ai vitit 2012, ku Erkand Qerimaj, u pezullua për 1 vit, pasi fitoi titullin europian. Analizat nxorën se ai kishte përdorur Methylhexaneamine dhe për këtë rast ju hoq dhe medalja e artë.

Ndërkohë që po këtë vit, u pezullua para Olimpiadës së Londrës, Hysen Pulaku me Hydoxystanozolol dhe Ilirian Suli. Rastet të tjera me doping për peshëngritjen shqiptare u regjistruan në vitin 2007 kur ishin plot 3 peshëngritës kuqezi që u përjashtuan, Isa Bala, Mirjan Lozi dhe Fetije Kasaj, asokohe një prej sportisteve më të mira shqiptare për rezultatet e saj.

Ndoshta kjo situatë duhet të analizohet nga specialistët e këtij sporti; nëse na e bëjnë me hile ata që na nxjerrin rezultatin analizave, të merren masa… Dhe nëse peshëngritësit tanë, vërtet nuk janë të pastër në garimin e tyre në kampionate kaq të rëndësishme, atëherë, të ndërgjegjësohen dhe të mos luajnë as me veten e tyre dhe as me flamurin kuqezi që puthin dhe hedhin shpatullave kur ngrenë kupën e fitores./ dita/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Dopingu i dytë” i Romelës (prisni testin pastaj puthni flamurin)
“Dopingu i dytë” i Romelës (prisni testin pastaj puthni flamurin)
“Dopingu i dytë” i Romelës (prisni testin pastaj puthni flamurin)
https://3.bp.blogspot.com/-QmTbghlNPB8/Wl9b7y8iE4I/AAAAAAAAPPg/LvFrKjUtzTsAsSQTEfTqj6sJ8gwsM4OTgCLcBGAs/s640/hqdefault-1-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-QmTbghlNPB8/Wl9b7y8iE4I/AAAAAAAAPPg/LvFrKjUtzTsAsSQTEfTqj6sJ8gwsM4OTgCLcBGAs/s72-c/hqdefault-1-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/dopingu-i-dyte-i-romeles-prisni-testin.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/dopingu-i-dyte-i-romeles-prisni-testin.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy