Dopingu/ Medikamenti që iu gjet Romela Begajt, përdoret te qentë dhe kuajt

, Dopingu/ Medikamenti që iu gjet Romela Begajt, përdoret te qentë dhe kuajt

Testi i anti-dopingut që iu bë peshëngritëses shqiptare, Romela Begaj, ka zbuluar se para garës, ajo ka përdorur substancën e stanozololit, të njëjtin medikament që përdori pak vite më parë, kur rezultoi pozitive. Por çfarë është “Stanozololi”?Kjo substancë ndihmon në rritjen e masës muskulore, shtimin e rruazave të kuqe në gjak dhe forcimin e kockave. Ky lloj dopingu nuk është një risi në botën e sportit, pasi në të kaluarën shumë sportistë kanë paguar pasojat e përdorimit të tij.Për herë të parë, kjo lloj substance u soll në treg në SHBA, nga Vinthrop nën emrin “Vinstrol” dhe në Europë nga partneri i Vinthrop – Bajer, nën emrin “Stromba”, në vitin 1962, “Stanozolol”, shkruan ‘Panorama Sport”.Kjo substancë përdoret edhe sot te te personat që bëjnë palestër, por mbi të gjitha kjo substancë është shumë e njohur edhe në arenën veterinare, për të rigjeneruar kafshët, si kuajt, apo edhe qentë, në patologjitë që ato mund të përballen./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button