Dopingu në Peshëngritje, Shqipërisë i hiqet organizimi i “Europianit 2018”

Problemet për peshëngritjen shqiptare nuk kanë të sosur. Pas skandalit doping me peshëngritësen Romela Begaj, që doli pozitive me stanozolol për të dytën herë në karrierë, një muaj pas medaljeve në Botërorin e Amerikës, javën e kaluar erdhi dorëheqja e presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza.

Ndërsa sot, ka ardhur e-mail nga Federata Europiane e Peshëngritjes, se Shqipërisë i është hequr e drejta e organizimit të Kampionatit Europian të shtangës për kategorinë senior, që ishte programuar për t’u zhvilluar në Tiranë, më datat 23 mars-1 prill të këtij viti.

Përmes një komunikimi elektronik, ndërkombëtarët konfirmojnë faktin se Shqipëria nuk do të organizojë Europianin për shkak të problemeve me dopingun.

Federata Europiane e Peshëngritjes pranon se për të ky është një problem i madh dhe se po sheh mundësinë e organizimit të këtij eventi në një shtet tjetër, duke i dhënë mundësi vendit të ri organizator ta zhvillojë Europianin edhe në një datë të mëvonshme.

Ndërkombëtarët janë në negociata me disa nga shtetet e tjera anëtare për ta organizuar Europianin, të cilin synojnë ta zhvillojnë sipas planifikimit (në fund të marsit).

Ky vendim i Federatës Europiane të Peshëngritjes për heqjen e Shqipërisë të drejtën e organizimit të Europianit është një goditje e rëndë për shtangën shqiptare dhe mund të jetë hapi i parë i një seri masash edhe më të rënda karshi peshëngritjes shqiptare, deri në pezullim/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Dopingu në Peshëngritje, Shqipërisë i hiqet organizimi i “Europianit 2018”
Dopingu në Peshëngritje, Shqipërisë i hiqet organizimi i “Europianit 2018”
https://1.bp.blogspot.com/--zaNcrmdCKw/Wmb-rPQRqsI/AAAAAAAAP4c/NhcCgLDx7ykY7tkohbfuom9KsSIoO4icACLcBGAs/s640/NOX-Academy-Levantamientos-para-el-rendimiento-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/--zaNcrmdCKw/Wmb-rPQRqsI/AAAAAAAAP4c/NhcCgLDx7ykY7tkohbfuom9KsSIoO4icACLcBGAs/s72-c/NOX-Academy-Levantamientos-para-el-rendimiento-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/dopingu-ne-peshengritje-shqiperise-i_23.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/dopingu-ne-peshengritje-shqiperise-i_23.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy