“Euro 1964” / Greqia refuzoi nga “ligji i luftës”, u kualifikua Shqipëria

Ashtu si në Kampionatin Europian të vitit 1960, kur diktatori spanjoll Franko nuk pranoi që Bashkimi Sovjetik të luante në Madrid ndeshjen eliminatore për fazën e dytë të turneut, në edicionin e vitit 1964 një çështje e tillë politike përfshiu edhe Shqipërinë me Greqinë. Të vënë përballë njëra-tjetrës për fazën e parë eliminatore, përfaqësuesja jonë kuqezi e pa veten të katapultohet në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

Arsyeja ishte politike, pasi këta të fundit, duke qenë se kishin në fuqi “ligjin e luftës” dhe marrëdhënie tejet të acaruara, vendosën të dorëzojnë pjesëmarrjen e tyre. Politikanët e asaj epoke, të nisur nga ndjenjat e mëdha të urrejtjes, nuk donin të viheshin përballë Shqipërisë dhe, për të shmangur edhe një rëndim të mëtejshëm të propagandës së kësaj çështjeje, vendosën t’ua dhurojnë kualifikimin në tavolinë kuqezinjve në shifrat 3-0.

Pas këtij avancimi, Shqipëria e udhëhequr nga Panajot Pano pati fatin e keq të luante përballë Danimarkës së të frikshmit Ole Madsen, i cili e shkatërroi kombëtaren tonë në gadishullin nordik me shifrat 4-0. Gjithsesi, në takimin e kthimit në Tiranë, shqiptarët arritën fitoren e nderit, me rezultatin 1-0, me gol të “magjistarit” Panajot Pano, duke u eliminuar me nder.

Ka qenë pikërisht ai, goli i parë i shënuar në fazën eliminatore të një turneu të rëndësishëm. Bie në sy që humbjen e pësuar në Danimarkë, në stolin e kuqezinjve ishte Loro Boriçi, ndërsa disa muaj më pas, kur në “Qemal Stafa” danezët u thyen 1-0, Kombëtarja e Shqipërisë kishte trajner të ri, Zyber Konçin./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7933,Camëri,108,Editorial,1700,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1280,Iliridë,251,Kosovë,2363,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1772,Reportazh,154,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,494,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Euro 1964” / Greqia refuzoi nga “ligji i luftës”, u kualifikua Shqipëria
“Euro 1964” / Greqia refuzoi nga “ligji i luftës”, u kualifikua Shqipëria
“Euro 1964” / Greqia refuzoi nga “ligji i luftës”, u kualifikua Shqipëria
https://1.bp.blogspot.com/-pXTY0NH_4IY/WlT4rz09D4I/AAAAAAAAOjU/hvCjy8wnK3sJtzeyuGIJrYeaG_cKQ6O8gCLcBGAs/s640/kombetarja-1964-696x428.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-pXTY0NH_4IY/WlT4rz09D4I/AAAAAAAAOjU/hvCjy8wnK3sJtzeyuGIJrYeaG_cKQ6O8gCLcBGAs/s72-c/kombetarja-1964-696x428.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/euro-1964-greqia-refuzoi-nga-ligji-i.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/euro-1964-greqia-refuzoi-nga-ligji-i.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy