Fakte/ Cili ishte populli europian që më së shumti e lartësoi Skënderbeun?

Intelektualët francezë ishin të parët që e vlerësuan luftën 25 vjeçare vendimtare të Skënderbeut në përpjekjet për të frenuar hordhitë turke në Europë. Këta historianë, poetë, studiues etj u munduan të nxitnin fisnikërinë francezë që të linin mënjanë grindjet dhe të fokusoheshin në problematikën e vërtetë të shek XVI-XVII, zgjerimin e Perandorisë Osmane.

1. Fransua Volter (1693-1778) ishte ikona e revulucionit francez dhe gjithashtu mbahet si ideologu i saj kryesor. Volteri ishte deist me pikëpamje kontradiktore. Ai deklaronte se ishte kundër fesë, por kundër asaj katolike, me klerikë dhe papë të këqij.

Fransua Volter

Veprat e tij të shumta shërbyen si parapërgatitje e revulucionit francez. Gjithshtu ka patur respekt për punën dhe thoshte: “Populli më i pasur dhe më i lumtur është ai që punon më mirë tokën dhe dhurata më e bukur që Perëndia i ka dhënë njeriut është domosdoshmëria për punën.”

Si studjues i letërsisë paraardhëse franceze s’mund të mos kujtonte se Gjergj Kastrioti dhe shqiptarët qenë brohoritur në Francë nga shkrimtari Pjer Ronsar, Mishel Montenji, Pier Brautoni, Amadi Zhameni.

* * *

“Duka i Burgonjë, Philipe le Bon ishte një princ i fuqishëm, por ai ishte plak për të kryesuar një kryqzatë. Princat italianë ishin në luftë me njëri-tjetrin. Aragona dhe Kastilja ende nuk ishin bashkuar dhe myslimanët mbanin një pjesë të Spanjës.

Në Europë kishte veçse dy princa që mund të sulmonin Mehmetin II. Njëri ishte Huniadi, princi i Transilvanisë, ndërsa tjetri ishte i famshmi Skënderbe, i cili mund ta përballonte në malet e Epirit.

…E kam fjalën për Skënderbeun, lindur në Shqipëri.

Ai ishte bir i një despoti apo zotërie të asaj krahine, domethënë i një princi vasal… Skënderbeu kur ishte njëzet vjeç mendoi të arrinte qëllimin e vet.”

Të mos kishte më zotërinj mbi kokë dhe të mbretëronte i lirë.

Skënderbeu e kishte rimarrë kurorën e atit të vet që e meritonte për shkak të kurajos së tij.”

Duke ngritur kurajon e shqiptarëve theksoj:

“Shqiptarët janë ushtarët më të mirë të atyre anëve. Skënderbeu diti mirë të shfrytëzojë trimërinë e tyre dhe terrenin e ashpër malor të vendit të vet, prandaj me pak trupa ai ndali gjithmonë armata të shumta turke… e shqiptarët janë epiriotët e lashtë, të cilët janë aq luftëtarë sa edhe stërgjyshërit e tyre…

Ata janë një racë luftarake dhe se Shqipëria është një vend malor. Këta dy fakte ndihmuan Skënderbeun në fushatat e tij…”

Në veprën “Sprovë mbi zakonet e kombeve” (botuar anglisht në 1754), vepër historike-filozofike, ku vë në dukje heroizmin e popujve shqiptar në luftën kundër pushtuesve osmanë dhe nënvizon…

“ Sikur perandorët grekë bizantinë të ishin si Skënderbeu, Perandoria e Lindjes do të kishte qëndruar në këmbë”, përfundon Volteri.

2. Zhak Lavardin (Jasques Lavardin shek. XVI): Ishte lord francz i Plessiss dhe Bovrrot, botoi në Paris (1567) librin “Historia e Gjergj Kastriotit” të quajtur Skënderbe, mbretit të shqiptarëve (Syrnomme Scanderbeg, roy d’Albaniae).

Vepra e Lavardinit e përkthyer disa dekada më vonë në anglisht.

Kjo vepër u botua në Londër e përkthyer në gjuhën angleze në vitin 1596. Pjesën më të madhe të saj autori e ka marrë nga libri i Marin Barletit-vepra ka në parathënie një biografi për Skënderbeun dhe një gravurë.

Në këtë vepër janë botuar tre soneta nga Pier Ronsar (mik i Lavardinit) dhe dy të tjera nga dijetari Florest Krestien. Dy sonetet e fundit u drejtohen francezëve që Historia e Skënderbeut që Historia e Skënderbeut t’u shërbejë atyre të lënë grindjet dhe të imitojnë Skënderbeun.

Skënderbeu ngrihet si një figurë që duhet të zgjojë e të ngrejë peshë popujt dhe mbretërit e Evropës:

“Merr Lavarden, burijen që dikur

Pat Skënderbeun dhe lajmëro mbretërit

Për detyrën që kanë kundër Barbarisë!”

Zhak dë Lavardin u drejtohet fisnikërisë franceze: “Kjo është jeta e Gjergj Kastriotit, mbret i shqiptarëve, emri i pavdekshëm i të cilit meriton padyshim të përmendet në tempullin e kujtimit.”

Autori vë në dukje luftërat dhe përpjekjet mbinjerzore të kryetrimit shqiptar për ruajtjen e pavarsisë dhe fitimin e lirisë.

3. Miku i Zhak Lavardinit, Pjer Ronsar (Pierre de Ronsard, 1524-1585), isht një poet i shquar francez. Udallua nga rryma humaniste si lirik dhe mjeshtër i baladës e tingëllimës. E quan Shqipërinë një vend që pjell burra luftëtarë të tillë si Pirrua dhe Skënderbeu.

Pier Ronsar

Shkroi tingëllimin “O shqiptarë prej fatit të sjellë”, ku ngre lart figurën e Skënderbeut. Si Lavardini dhe Ronsari ishin të parët poetë të huaj në Europën perëndimore që egjistruan famën dhe bëmat e heroit tonë kombëtar.

Njihet botërisht soneti i Ronsardit, i cili midis të tjerave i drejtohet kështu heroit:

“O ti, nder këtij shekulli,

O shqiptar, i shënuar prej fatit,

Dora jote mundi turqit njëzet e dy herë,

Shtire tmerrin në radhët e tyre,

I bëre të lënë eshtrat në muret e kështjellës.”

Ronsardi në vargun e katërt të sonetit e krahason Skënderbeun me Akilin.

4. Flores Rogatierni ishte një shkrimtar francez i shek. XV, i cili shkroi dramën “Skënderbeu, Heroi shqiptar”, dhe e vendos ngjarjen në vitin 1440. Skënderbeu në këtë skenë paraqitet i shkathët, i bukur dhe i zgjuar saqë arrin të mësojë greqishten, turqishten, arabishten qysh në moshën e adoleshencës.

E krahason Skënderbeun me Herkulin e lashtësisë, pasi mposhti skithin gjigand dhe dy fisnikë rusë, vret luanin e uritur dhe fiton simpatinë e pallatit dhe të ushtarëve.

Këto e bëjnë ziliqar edhe vetë Sulltan Muratin, që e ka halë në sy dhe bëri çmos që ta zhdukë.

Fuqia dhe hija e rëndë e Skënderbeut del në pah edhe në monologun e Muratit:

“Një njeri i vetëm gjendet para meje e më ka zënë sytë më ndjek natë e ditë…Ky njeri që nxiu fatin tim, makar të ish dhe nga gjaku, po është i huaj dhe gjaku i tij është gjak shqiptari”./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Fakte/ Cili ishte populli europian që më së shumti e lartësoi Skënderbeun?
Fakte/ Cili ishte populli europian që më së shumti e lartësoi Skënderbeun?
Cili ishte populli europian që më së shumti e lartësoi Skënderbeun?
https://2.bp.blogspot.com/-aARDT4n03B8/WmydvlOCFLI/AAAAAAAAQe8/ErSRtBucz5oh1AP4Y0jfmbSUHANnguM8gCLcBGAs/s640/sk-fran-kopertine.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-aARDT4n03B8/WmydvlOCFLI/AAAAAAAAQe8/ErSRtBucz5oh1AP4Y0jfmbSUHANnguM8gCLcBGAs/s72-c/sk-fran-kopertine.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/fakte-cili-ishte-populli-europian-qe-me.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/fakte-cili-ishte-populli-europian-qe-me.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy