Flamuri turk mbi hidrocentral, Ndreu: Provokacion i shëmtuar, firma turke ka konsumuar vepër penale

, Flamuri turk mbi hidrocentral, Ndreu: Provokacion i shëmtuar, firma turke ka konsumuar vepër penale

60 persona janë proceduar penalisht pasi kanë hequr flamurin turk i cili ishte vendosur, mbi digën e hidrocentralit në Qafë-Mollë të Mirditës.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe deputeti Pjerin Ndreu i cili ka shkruar se vendosja e flamurit turk mbi hidrocentral është një provokim i shëmtuar, dhe se firma ndërtuese ka konsumuar vepër penale.

“Nuk kuptoj pse prokuroria nuk fillon procedim penal për mozaikun e flamurit turk në Qaf Mollë Mirditë, po për disa djem e burra që me te drejte te zotit shkuan dhe e hoqen ate flamur qe nuk eshte vendose dot as nen sundimin e Perandorise Osmane 500 vjet ne ate toke.

Ai flamur ishte nje provoacion i shemtuar i nje firme investuese turke qe nuk ka tager te ndertoje faqe flamujsh dhe as nuk disponon leje ndertimi per ate mozaik. Me se paku firma turke ka konsumuar vepren penale te, Ndertimit pa Leje. e duhej te merrej policia e institucionet e tjera te shtetit me pare ! Kjo nuk ndodh me asnje nga investitoret e huaj te asnje shteti ketu!

Keshtu qe prokuroria te pushoje menjehere ceshtjen penale ndaj burrave qe moren pjese ne shkaterrimin e atij mozaiku ne nje toke qe nuk i perket ! Kam marre shume reagime nga qytetare qe jane ndaluar, thirren ne polici e prokurori per nje veprim qe eshte me se normal ! Jetojme ne Shqiperi e jo ne Turqi te nderuar prokurore te ketij shteti. Kujdesuni te mbroni flamurin shqiptar e jo nje flamur te huaj !”,-shkruan Ndreu./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button