FOTO: Armatime historike dhe avionë, muzeu i FA një thesar i pazbuluar

Ngjarjet më të rëndësishme ushtarake dhe vlerat më të mira të trashëguara nga kombi ynë gjatë historisë së tij në shekuj janë të pasqyruara në Muzeun i Forcave të Armatosura.

Në esencë ai shpreh identitetin, kujtesën dhe progres-zhvillimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cilëson këtë muze i cili ndodhet në garnizonin “Skënderbej” në kryeqytet, një thesar ende të pazbuluar.

“Armatime historike, pajisje të rralla dhe mjete nga 105 vjet ushtri do ju kthejnë prapa në kohë për të përjetuar nostalgji dhe për të ndjerë krenari”, shkruan ministrja Xhaçka në një postim në rrjetet sociale shoqëruar edhe me disa foto nga ky muze i veçantë historik.

Në vitin 2012 u rikonstruktua godina që ndodhet në territorin e garnizonit “Skënderbej”, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes duke e kthyer atë për funksione muzeale.

Muzeu i FA është në funksion të vizitorëve vendas dhe të huaj.

Aktualisht ai ka zgjuar ndjeshmërinë dhe ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve në veçanti veteranë, ushtarakë aktivë e në rezervë, historianë, studiues, kërkues shkencorë, trupa pedagogjike, studentë, nxënës dhe të tjerë.

Studentët e akademive ushtarake të profileve të ndryshme si dhe nxënësit e shkollave të të gjitha niveleve do të gjejnë kushte të përshtatshme jo vetëm për vizitë por edhe për të ndjekur zhvillimin e orëve mësimore për ngjarjet me karakter ushtarak dhe historik.

Muzeu është i konceptuar me katër pavijone: ai i hollit qendror, pavijoni i viteve 1470-1945, i viteve 1945-1990 si dhe ekspozime të objekteve jashtë godinës së muzeut.

Gjithsej janë ekspozuar 3600 objekte me vlera muzeale dhe vazhdon të pasurohet në vijimësi. Objektet që janë ekspozuar në pavijonet e muzeut janë kryesisht: armatime, teknikë e pajisje, dokumente, simbole e objekte të tjera.

Ekspozimi dhe trajtimi i eksponateve në pavijonet e muzeut bëhet përmes metodave, teknikave dhe teknologjive bashkëkohore të realizuara me një skenografi, dekor, ndriçim dhe ruajtje me kulturë të lartë profesionale./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7949,Camëri,108,Editorial,1705,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2367,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1774,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,495,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: FOTO: Armatime historike dhe avionë, muzeu i FA një thesar i pazbuluar
FOTO: Armatime historike dhe avionë, muzeu i FA një thesar i pazbuluar
FOTO: Armatime historike dhe avionë, muzeu i FA një thesar i pazbuluar
https://2.bp.blogspot.com/-JwX45DwZFS8/WlNQT_np9TI/AAAAAAAAObw/wstI3p8gUhwdZslJa3HFbMJvx9k94YoMgCLcBGAs/s640/26219547_1511109675591414_5926619401522608224_n-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-JwX45DwZFS8/WlNQT_np9TI/AAAAAAAAObw/wstI3p8gUhwdZslJa3HFbMJvx9k94YoMgCLcBGAs/s72-c/26219547_1511109675591414_5926619401522608224_n-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/foto-armatime-historike-dhe-avione.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/foto-armatime-historike-dhe-avione.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy