Foto-Video/ 10 mijë gjyle malazeze mbi gjurmën më të fortë të qytetërimit shqiptar në Mal të Zi

Historia e rrallë e shkatërrimit të Kalasë së Tivarit nga malazezët, 140 vjet më parë treguar nga një djalë patriot, që së bashku me vëllain mbajnë emrat e dy rilindasve, Samiu dhe Naimi. 10 mijë gjyle malazeze mbi gjurmën më të fortë të qytetërimit shqiptar në Mal të Zi.

Videoja që po ju përcjellim është marrë nga profili i Sami Ulqinit, apo Sami Flamurit, një djalë që e do kombin e vetë, në një mënyrë të rrallë. E do ai vetë, e do vëllai, e do familja e tij, që dy vëllezërve binjakë u ka vendosur emrat e Rilindasve vëllezër, Samiut dhe Naimit. Dy vëllezërit e ndryshojnë mbiemrin e tyre mediatik dhe social, në varësi të ngjarjes historike kombëtare me të cilin duan të ndërlidhen, herë Dulcigno, për t’ju referuar Shqipërisë venedikase; herë Flamuri, herë Naim Von Albanien, kur kanë lexuar albanologë gjermanë, etj. Shikojeni me sa pasion e tregon Samiu historinë e kalasë së Tivarit, duke të përcjellë emocione aq të mëdha.

Mbrojtja dhe dorzimi i Tivarit me 9 Janar 1878 (140 vjet sot një kremtim i vetëm)

Posted by Sammi Dulcigno on Tuesday, January 9, 2018

Historia e shkatërrimit të Kalasë së Tivarit përmes 26 fotove

Tivari, në dokumentet e shkruara historike përmendet në shekullin IX-të. Eshtë njohur me shumë emra: Antibareos, Antibaris, Antibarum, Tivari, Antivari, Bar, etj. Gjatë periudhave të hershme historike, Tivarin e kanë përshkuar mbretër e qeveri të shumta. Konica.al po ju përcjell historinë e shkatërrimit të Kalasë së Tivarit përmes 26 fotove.

Tivari përmes dokumentave historike

Tivari, në dokumentet e shkruara historike përmendet së pari herë në shekullin IX-të. Eshtë njohur me shumë emra: Antibareos, Antibaris, Antibarum, Tivari, Antivari, Bar, etj. Ka gjasa që themelet e qytetit ti kenë vënë shqiptaret/ilirët para Bizantit, madje synohet që po në ato themele të ketë qenë edhe kështjellë Romake.

Gjatë periudhave të hershme historike, Tivarin e kanë përshkuar mbretër e qeveri të shumta. Në fundin e shekullit X-të dhe në gjysmën e parë të shekullit XI-të, ka qenë nën qeverisjen e shqiptarëve nen Perandorinë Bizantine.

Prej vitit 1042, bie nën qeverisjen shqiptare te Dokleas, që në vitin 1077 fitoi kurorën mbretërore. Pak më vonë, mbreti Bodin Ipeshkvinë Dukleane të Tivarit, e ngriti në rangun e Arqipeshkvisë. Ndërmjet vitit 1166 dhe 1183, sërish kthehen shqiptaret me seli Bizantin, kurse prej vitit 1183 e deri në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit XIV-të, kur kalon në duart e Ballshajve, Tivari hynte në përbërjen e shtetit shqiptar te mbretit Gjergj Strez Ballsha.

Gjatë gjysmës së parë të shekullin XV-të, ka ndërruar shumë sundues, deri në vitin 1443, e marrin Venedikasit/Venezia. Në vitin 1465, Tivari bie në duart e fiseve shqiptare, që vranë eprorin Venedikas. Faza e fundit e qeversisjes Venedike, hynë në kohën kur osmanët marrin Shkodrën më 1478, sa që edhe vetë qyteti i Tivarit bie nën sundimin e tyre, në verën e vitit 1571. Sundimi otoman zgjat deri me 1878 kur e marrin malazezët. Nga Gjansone, Tivari përshkruhet se e ka marrë emërtimin “Anti(b)var” nga vetë fakti se gjendet përballë fortesës së Barit, në bregdetin e Mbretërisë së Napolit. Eshtë pra Tivari përballë Barit të Puljes, i vendosur buzë Adriatikut në një mal të rrethuar me ullishta dhe ka brenda mureve 500 zjarre./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Foto-Video/ 10 mijë gjyle malazeze mbi gjurmën më të fortë të qytetërimit shqiptar në Mal të Zi
Foto-Video/ 10 mijë gjyle malazeze mbi gjurmën më të fortë të qytetërimit shqiptar në Mal të Zi
Foto-Video/ 10 mijë gjyle malazeze mbi gjurmën më të fortë të qytetërimit shqiptar në Mal të Zi
https://4.bp.blogspot.com/-4Vb2iomsnUw/WlYm9ATYGsI/AAAAAAAAOo4/C27Ndht_8u4MxGIRhxzFDz7MhqzFy60ggCLcBGAs/s640/kali-696x928.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-4Vb2iomsnUw/WlYm9ATYGsI/AAAAAAAAOo4/C27Ndht_8u4MxGIRhxzFDz7MhqzFy60ggCLcBGAs/s72-c/kali-696x928.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/foto-video-10-mije-gjyle-malazeze-mbi.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/foto-video-10-mije-gjyle-malazeze-mbi.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy