‘Frika nga tradhtia e Vuçiçit rreth Kosovës’, shkakton reagime të ashpra në Serbi

Mitropoliti Amfilohije i Kishës Ortodokse të Serbisë në Mal të Zi, ka thënë se ‘ankesa për mbrojtjen e Kosovës’ është nënshkruar për shkak të ‘mosbesimeve dhe kombinimeve që po bëhen’.

Po ashtu, ai ka shfaqur frikën se politika e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq shpie drejt tradhtisë së Serbisë e të Kosovës.

“Me Vuçiqin nuk kam pasur kurrfarë konflikti. Ai është kryetari i parë serb që ka qenë në Kuvendin kishtar… Tani po frikohem se politika e tij shpie në tradhti të Serbisë e të Kosovës dhe se për këtë arsye ai ka ndryshuar” ka thënë Amfilohije.

Deklaratat e tij sot kanë shkaktuar një valë reagimesh të politikanëve në Serbi.

Në reagimin e tij, ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin ka thënë se me ardhjen e Vuçiqit në krye të Serbisë shansa për njohjen e pavarësisë së Kosovës është bërë më e dobët.

“Serbia dhe politika e saj tani janë më të forta se kurrë”, është shprehur Vulin.

Zëvendëskryeministrja serbe, Zorana Mihajloviq në reagimin e saj ka thënë se ‘Vuçiq është njeriu i fundit në Serbi i cili mund të akuzohet se nuk kujdeset për Kosovën dhe për serbët që jetojnë aty’.

Sipas saj, Vuçiq nuk do të ndërhyjë në çështjet e kishës pasi Mitropoliti Amfilohije nuk do të udhëheqë politikën shtetërore të Serbisë.

Lidhur me këto deklarata, drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq ka thënë se dikush e ka urdhëruar këtë sulm duke shtuar se duhet skualifikuar çdo njëri i cili në këtë mënyrë vepron si një përfaqësues i autoriteteve kishtare dhe jep deklarata vullgare e të papërshtatshme.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk ka reaguar ndaj këtyre deklaratave duke thënë se një gjë të tillë do ta bëj pas 14 janarit./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7991,Camëri,109,Editorial,1717,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2379,Kulture,630,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: ‘Frika nga tradhtia e Vuçiçit rreth Kosovës’, shkakton reagime të ashpra në Serbi
‘Frika nga tradhtia e Vuçiçit rreth Kosovës’, shkakton reagime të ashpra në Serbi
https://3.bp.blogspot.com/-J3Q2OehWy-k/WlTsg1HcgBI/AAAAAAAAOh8/FOlg3jZhpy8axHANU0MqlXvOw0Rs4P9rQCLcBGAs/s640/kosova-3.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-J3Q2OehWy-k/WlTsg1HcgBI/AAAAAAAAOh8/FOlg3jZhpy8axHANU0MqlXvOw0Rs4P9rQCLcBGAs/s72-c/kosova-3.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/frika-nga-tradhtia-e-vucicit-rreth.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/frika-nga-tradhtia-e-vucicit-rreth.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy