Fshati shqiptar Arnavutköy. Historia e çuditshme e asimilimit, ku shqiptari u bë grek në Stamboll

Daut Dauti

Kur e vizitoni Arnavutköy -in, Fshatin Shqiptar, gjënë e parë që e vëreni është prestigjioziteti i këtij vendbanimi qe gjendet në brigjet e Bosforit, në pjesën evropiane të Stambollit. Arnavutköy është një vend i bukur që mund të përshkruhet si përrallor ose që ekziston vetëm në ëndërra.

Pos shtëpive të bukura dhe restoraneve luksoze dhe të zakonshme që kryesisht shërbejnë specialitete të peshkut, aty gjendet edhe Robert College, një shkollë amerikane me renome të lartë që është hapur në vitin 1863. Duhet theksuar se në këtë shkollë kanë studjuar shumë rilindas tanë.

Vendbanimi është themeluar në shekullin IV të erës sonë nga grekët dhe është quajtur Hestai por më vonë edhe Promotu dhe Anaplus. Emrin e tanishëm (Arnavutköy) e mori në vitin 1468, 6 vite pas pushtimit të Stambollit, i cili deri atëherë quhej Konstantinopojë, nga Perandoria Otomane, e cila aty solli një numër të konsiderueshëm të shqiptarëve. Me ardhjen e shqiptarëve, shumica muslimanë por kishte edhe të krishterë, ndryshuan gjërat. Shqiptarët morën vendbanimin në dorë por epërsia e tyre nuk zgjati shumë. Brenda një shekulli shqiptarët u ‘shkrinë’ në grekë dhe të gjithë u bënë pjesëtarë të Kishës Ortodokse Greke.

Kah mesi i shekullit të XVII, Evliya Çelebi e përshkruan Arnavutköy-in si një vendbanim të lakmueshëm me shtëpi të bukura dhe me plot pemishte dhe vneshta të cilat ishin pronë të grekëve dhe hebrenjëve. Muslimanët kishin rënë në minoritet të parëndësishëm dhe vendbanimi nuk kishte asnjë xhami.

Në shekullin XVIII Arnavutköy përshkruhet si vendbanim tërësisht grek. Pas shekullit XVIII vendi gradualisht popullohet me armenë të cilët deri në Luftën e Parë Botërore kanë dominuar ndaj grekëve.

Me fjalë tjera, Arnavutköy, një vendbanim me emër të shqiptarëve, vetëm për një kohë të shkurtër ka qenë ashtu siç e përshkruan emri.

Ky është një rast i cili tregon për një segment të asimilimit të shqiptarëve. Por, shqiptarët në këtë rast, janë asimiluar në grekë e jo në turq./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7901,Camëri,108,Editorial,1685,Ekonomi,413,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2353,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1767,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Fshati shqiptar Arnavutköy. Historia e çuditshme e asimilimit, ku shqiptari u bë grek në Stamboll
Fshati shqiptar Arnavutköy. Historia e çuditshme e asimilimit, ku shqiptari u bë grek në Stamboll
Fshati shqiptar Arnavutköy. Historia e çuditshme e asimilimit, ku shqiptari u bë grek në Stamboll
https://3.bp.blogspot.com/-0WX7MXysO8c/Wm4V_5Kg2JI/AAAAAAAAQmg/2wbM9_6qChEMEjl1XigwelNoin8Oy0wEQCLcBGAs/s640/fshati-800x416-640x333.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-0WX7MXysO8c/Wm4V_5Kg2JI/AAAAAAAAQmg/2wbM9_6qChEMEjl1XigwelNoin8Oy0wEQCLcBGAs/s72-c/fshati-800x416-640x333.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/fshati-shqiptar-arnavutkoy-historia-e_28.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/fshati-shqiptar-arnavutkoy-historia-e_28.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy