Gazeta afër Erdogan, akuza të rënda kreut të myslimanëve shqiptarë

Gazeta turke pranë pushtetit të presidentit Rexhep Taip Erdogan, “Yeni Akit” publikonte në datën 3 janar të këtij viti një shkrim që është fund e krye një sulm biografik ndaj kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj.

Autor është Ayhan Demir, i njohur për përqendrimin në tema që kanë të bëjnë me Shqipërinë. Shkrimi është shpërndarë po ashtu i përkthyer shqip përmes e-mailit dhe aty akuzohet Bruçaj si njeri i Fetullah Gulenit.

Demir e përkthen analitikisht cv-në zyrtare të Bruçajt që e lidh me organizatën FETO, një obsesion i politikës së jashtme të Turqisë që pas ngjarjeve të korrikut 2016, shkruan Respublica.al.

“Pozicioni i mëpasëm i Bruçaj, i cili kryente plotësisht të gjithë direktivat që i jepeshin nga FETO ishte Komuniteti Musliman i Shqipërisë. Bruçaj në vitin 2013 u emërua si ndihmës kryetar nga Këshilli i Komunitetit. Vitin në vijim, duke u treguar si kandidat për kryetar në këshillin e përgjithshëm, kaloi në postin e kryetarit për një periudhë katër vjeçare.

Shkaku më i rëndësishëm i këtij lartësimi të shpejtë ishte efektiviteti i organizatës FETO në KMSH dhe vartësia e pakushtëzuar e Bruçaj ndaj kësaj organizate terroriste.

Bruçaj vijoi të paguajë borxhin e mirënjohjes ndaj organizatës FETO e cila i kishte ofruar çdo lloj mundësie pavarësisht se nuk i meritonte.

Detyrën largimit të atyre që nuk ishin militantë të FETO nga KMSH, detyrë e cila kishte nisur në periudhën e Selim Muçës, Skënder Bruçaj e vijoi me përkujdesjen më të madhe. Ata që u përjetuan në myftininë e qytetit të Librazhdit janë vetëm njëra prej këtyre“, shkruan Demir.

Më tej, autori kap edhe raste të supozuara të korrupsionit duke akuzuar drejtpërdrejt kreun e KMSH-së.

Sipas tij donacionet e dhëna për ndërtime apo restaurime të xhamive në Durrës, Krusë, apo të Pezës, sipas tij janë shpërdoruar, raporton Respublica./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9266,Camëri,117,Editorial,2032,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1470,Iliridë,288,Kosovë,2690,Kulture,722,Luginë,61,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,520,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Gazeta afër Erdogan, akuza të rënda kreut të myslimanëve shqiptarë
Gazeta afër Erdogan, akuza të rënda kreut të myslimanëve shqiptarë
Gazeta afër Erdogan, akuza të rënda kreut të myslimanëve shqiptarë
https://4.bp.blogspot.com/-W7Dt5ULYjrA/WlDwcnVsxGI/AAAAAAAAOQY/cjHJJ-iWIMMe69WxApIZnoMnvV_CQgetQCLcBGAs/s640/maxresdefault-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-W7Dt5ULYjrA/WlDwcnVsxGI/AAAAAAAAOQY/cjHJJ-iWIMMe69WxApIZnoMnvV_CQgetQCLcBGAs/s72-c/maxresdefault-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/gazeta-afer-erdogan-akuza-te-renda.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/gazeta-afer-erdogan-akuza-te-renda.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy