Gazetari maqedonas nuk “e gëlltit” dot që Manojllovski të jetë shqiptar, dhe e fyen

Mbrëmë në emisionin “Në Qendër” që e udhëheqë gazetari kontravers Vasko Eftov i ftuar ishte deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Branko Manojllovski, transmeton Zhurnal.

Gati se gjatë gjithë emisionit Xha Branko ka qenë i sulmuar me fjalë nga gazetari lidhur me përkatësinë etnike të tij. Vasko Eftvot shkoi aq larg sa që në një moment iu drejtua të ftuarit e tij me fjalën “Ju jeni dyftyrësh”.

Eftov para Branko Manojllovskit gati se konstatoi se ky i fundit nuk është shqiptar, por Xha Branko me fakte i tregonte për përkatësinë e tij etnike se është shqiptarë i pastër.

Eftov në një moment i tha Manojllovskit se mund të bëheni çfarë të doni, kjo është e drejta juaj personale, por mos u mundoni për hir të eshtrave të paraardhësve tu të gjithë t’i bëni shqiptar sepse kjo është krim.

Manojllovski iu kundërpërgjigj duke i thënë se është totalisht gabim, dhe se shqiptarët e Rekës së Epërme janë krenarë që janë shqiptarë.

“Jo e keni totalisht gabim, ata i gëzoheni faktit që janë shqiptarë. Pse nuk kupton që ajo pjesë ka prejardhje shqiptare, pse është e vështirë ta kuptosh këtë fakt ti”, tha Manojllovski.

Ndërkohë gazetari Vasko Eftof i tha se Lidhja e Prizrenit ka qenë projekt turk për të ndërtuar Shqipërinë e Madhe.

“Pas Perandorisë Osmane shqiptarët kanë qenë në nivel më të lartë se maqedonasit, sepse edhe projekti Lidhja e Prizrenit si bazë për Shqipërinë e Madhe është projekt turk sepse turqit kanë menduar se pas tërheqjes nga Ballkani, aleat më i madh do u jenë shqiptarët të cilët i kanë bërë punët më të këqija për kërkesat e turqve”, tha Eftov.

Ndërsa pas kësaj Branko Manojllovski i tha se nga shekulli 14 turqit nuk kanë menduar kështu për shqiptarët sepse Skenderbeu ka luftuar kundër turqve.

“Gabim e keni, ata nuk kanë menduar kështu për shqiptarët sepse Skenderbeu ka luftuar kundër tyre”, u shpreh Xha Branko.

“Ju doni të thoni që gjatë Perandorisë Osmani keni pasur frikë të thoni se jeni shqiptarë, por e keni shumë gabim z.Manojllovski”, i tha Eftov.

Më pas Manojllovski e pyet se nëse vërtetë mendon kështu, Eftov i përgjigjet me “Apsolutisht që Po”. Atëher Xha Branko e le të shtanguar Eftovin, duke i thënë se të duhet urgjentisht psikiatër me këtë mendësi.

të pyes diçka, ti vërtetë e mendon këtë që thua. Atëherë ju keni nevoj për psikiatër”, tha mes tjerash Branko Manojllovski./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7933,Camëri,108,Editorial,1700,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1280,Iliridë,251,Kosovë,2363,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1772,Reportazh,154,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,494,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Gazetari maqedonas nuk “e gëlltit” dot që Manojllovski të jetë shqiptar, dhe e fyen
Gazetari maqedonas nuk “e gëlltit” dot që Manojllovski të jetë shqiptar, dhe e fyen
Gazetari maqedonas nuk “e gëlltit” dot që Manojllovski të jetë shqiptar, dhe e fyen
https://4.bp.blogspot.com/-iHwYFnTkJss/WnCi-VxezCI/AAAAAAAAQyE/zdFq6Ua_wr4En2F4X5yC-XdOBsWfDeLuQCLcBGAs/s640/fat-696x458.png
https://4.bp.blogspot.com/-iHwYFnTkJss/WnCi-VxezCI/AAAAAAAAQyE/zdFq6Ua_wr4En2F4X5yC-XdOBsWfDeLuQCLcBGAs/s72-c/fat-696x458.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/gazetari-maqedonas-nuk-e-gelltit-dot-qe.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/gazetari-maqedonas-nuk-e-gelltit-dot-qe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy