Gjaku i 21 Janarit

Bedri Islami

Jo shumë kohë më parë, DITA, e ka quajtur ditën e 21 janarit, kur nga plumbat e qeverisë Berisha dhe të ministrit të brendshëm, Basha, u vranë katër demonstrues dhe u plagosën dhjetra të tjerë, si ditën e kujtesës së krimit shtetëror mbi njerëzit e pafajshëm.

E ka quajtur kështu dhe ka besuar se shumë shpejt, ajo do të shndërrohej në ditën e ndëshkimit të së keqes dhe të fajtorëve, të cilët, jo vetëm vranë, plagosën, burgosën e torturuan dhjetra e dhjetra vetë, por edhe u tallën me sistemin e drejtësisë, me hallet e njerëzve dhe me vetë shtetin.

Pritja që u bë kaq e gjatë dhe që po shkon drejt harrimit, si duket ka mbetur në terrinën e saj.

Nuk ka qetësi për familjarët e të rënëve, nuk ka përgjigje për njerëzit që kanë pritur; nuk u dënuan as gardistët që qëlluan direkt në njerëz e më pas për dhjetra ditë u strehuan në selinë kryeministrore si në një kazermë ushtarake; nuk u ndëshkuan as urdhërdhënësit, të cilët gjakftohtësisht bënë vrasjet për të shpërndarë frikën si një instrument pushteti; nuk u ndëshkuan as ata që në mesnatën e 21 janarit, tinzisht, shpejtuan të shuajnë gjithçka ishte regjistruar në serverin vëzhgues të qeverisë; nuk u cënua as në një majë thoi shefi i qeverisë që mashtroi në deklaratat e tij për vrasje në mesin e demonstruesve me çadra e stilolapsa pistoletë; nuk u dënua as ministri i brendshëm, që vrasjen ende e konsideron buzëqeshje pasurie.

Gjaku i 21 janarit nuk mjaftoi për të vërtetën. Megjithatë mbetet si ditë e kujtesës. Përse mbetet e tillë?

Së pari, në 21 janar, më haptas se asnjëherë tjetër në pluralizëm, pushteti dhe strukturat represive të tij, dolën haptas me një portret makabër: të vrasjes së mirëfilltë, të drejtpërdrejtë, pa asnjë shkak dhe pas asnjë rrezikim për vetë shtetin.

21 janari ishte, ndoshta, manifestimi më spontan dhe më i pritshëm i mllefit njerëzor ndaj pushtetit që po vidhte haptas dhe po tallej me mjerimin. Nuk kishte ndodhur asnjëherë një manifestim i tillë, i mbushur me zemërim dhe padurim për të përmbysur , si domosdoshmëri jetike, një pushtet të krimit.

Nga dita kur u mendua për protestë e deri në ditën e saj ishte më pak se gjysma e një jave. Skandali i një regjistrimi publik, i hedhur poshtë më pas nga gjykata, ishte pika e fundit e një kupe të mbushur plot, që, nëse nuk derdhej në rrugë, përmes protestës, nëse do të vazhdonte të derdhej, mund të kishte pasoja të tjera.

Në një gjysmë jave Tirana kishte para vetes protestën më të madhe të historisë së saj. Sot, liderët e opozitës, që jo rastësisht, ishin pushteti i 21 janarit, kanë një muaj që bredhin gjithë dynjanë për të mbledhur njerëz në një shesh tiranas.

Shteti përmbysi të gjitha normat e ligjet. Shteti u vendos mbi njerëzit, jo si njësi drejtuese, por si masë shtypëse. Sa herë që pushteti kërkon të ngrihet si i tillë, ai duhet larguar. Shtypja është kurdoherë e rëndë, por në një shtet që aspiron demokraci, ajo është frymëmarrëse dhe asfikson vetë shtetin. Ndaj duhet larguar.

Së dyti, në një shtet që shkon drejt diktaturës, strukturat e saj shemben, si ndodhi në 21 janar. Vrasja e 4 demonstruesve ishte e keqja më e madhe e dukshme, por pas kësaj ishin të këqija të tjera dërmuese, që vendosën, megjithëse përkohësisht, oligarkinë politike mbi njerëzit dhe jetën e tyre.

Në 21 janar shteti nuk funksionoi, jo se njerëzit e shembën atë, si kishte ndodhur në 14 shtator 1998 nga opozita e tashme shqupase, por se vetë pushteti i shembi ato për të ruajtur fuqinë e tij.

Sinjalet e shembjes së shtetit për llogari të një klase politike mjeruese, ishin dhënë që pas shpërthimit të Gërdecit. 26 të vrarët e atjeshëm për llogari të fitimeve të familjes kryeministrore kishin shkelur segmente të shtetit, por jo të gjithin.

Gërdeci ishte parafjala, 21 janari do të ishte mbarimi i vetë shtetit.

Nëse në Gërdec krimi i lidhur me politikën kishte nënshtruar disa nga strukturat e ligjit, në 21 janar ai i nënshtroi të gjitha, disa nga të cilat, si Policinë e Shtetit dhe Gardën e republikës, saktësisht, i skllavëroi.

Kur pushteti kërkon të vendosë diktaturën e tij ai ndërmerr hapin e tij më të madh: shembjen e shtetit. Për shefin e qeverisë Berisha, në pak kohë, mendja i polli grushtin e shtetit, duke neutralizuar gjithçka dhe duke sulmuar tre nga institucionet që mendonte se ishin kundër tij: presidentin, prokurorin e përgjithshëm dhe shefin e shërbimit informativ kombëtar.

Një pushtet që aspiron diktaturë ai duhet larguar.

Së treti, në 21 janar u dëshmua haptas, ama krejt haptas, se pushteti ishte i gatshëm të lante duart me gjak dhe për këtë të mos ndjente asnjë lloj përgjegjësie. Bile, të mburrej, të sajonte prova qesharake, të asgjësonte provat e së të vërtetës, të ngrinte dëshmues të rremë, të griste Kushtetutën, të asgjësonte prokurorinë dhe të merrte përsipër atributet e përkëdheljes dhe të shpërblimit të vrasjeve.

Gjaku i 21 janarit i duhej pushtetit të kohës për të vrarë frikën ndaj vetes dhe për të shpërndarë frikën tek të tjerët. Edhe duke u bërë pjesë e derdhjes së gjakut.

Ndoshta, si askurrë më parë, shefi i një qeverie që ishte kapur në flagrancë duke vrarë, do të çirrej se ai, nëse njerëzit demonstronin përballë tij, do të vriste jo tre, jo tridhjetë e tre, por edhe treqindetridhjetë të tjerë. Shkoi edhe më tej kur, krejt haptas, kërcënoi shefin e opozitës së kohës se, jo vetëm do e vriste, por edhe do i bënte fjalimin më të bukur mortor që mbahej mend ndonjëherë.

I gjithë 21 janari dhe ditët pas tij ishin në fakt ditët e gjakut.

E kishin kërkuar edhe herë të tjera këtë gjak, e kishin sjellur në vatra të ndryshme, shumicën e herës tinëzisht, kishin provuar të ndiznin një luftë civile, jug – veri, kishin ngritur struktura të fshehta paraushtarake në stilin e Arkanit, kishin vrarë pas shpine, por nga 21 janari mbetet në kujtesë derdhja e gjakut e llogaritur që më parë. Prisnin vetëm çastin. Momentin. Dhe, kur vunë re se demonstruesit nuk do të binin viktimë e një loje të fëlliqur e gjakderdhëse, atëherë u dha urdhri që të derdhej gjaku, pavarësisht se ku dhe se ndaj cilit do të derdhej.

21 janari është dita e kujtesës së gjakut të derdhur pasi ishte llogaritur saktësisht se duhej derdhur.

Një pushtet që planifikon derdhjen e gjakut, pa e ditur se çfarë do të ndodhë, duhet larguar.

Së katërti, qeveria socialiste erdhi në pushtet pikërisht nga mllefi njerëzor ndaj një pushteti mëkatar e vrastar. Erdhi jo se njerëzit besuan në mrekullinë ekonomike që deklaronte, por në besimin se kjo qeveri, në mos tjetër, do të bënte atë që pritej, ndëshkimin e krimit.

Për njerëzit e zakonshëm, rritja tre apo katër për qind e ekonomisë është ogurmirë, por jo jetëdhënëse. Por, ndëshkimi i krimit është jetëdhënës, pasi jep shpresën se krimi nuk do të përsëritet dhe se qeveria ka zënë mend.

Deri tani , i gjithë shfajësimi i qeverisë kanë qenë strukturat e drejtësisë. Për shumicën, ata pengonin, ata nuk hetonin, ata nuk gjykonin. Ka një të vërtetë të madhe në të gjithë këtë, por nuk është e gjithë e vërteta.

Socialistët sa herë që vijnë në pushtet janë zemërlëshuar ndaj krimeve të para qeverisësve të tyre.

Kjo ka ndodhur edhe në vitin 1997, kjo ka ndodhur edhe në vitin 2013.

Tani, nuk ka asnjë mënyrë tjetër justifikimi. Vettingu ka filluar, ata vetë qeverisin, në prokurori janë shumë organizma verifikuese dhe ligjzbatuese, në njerëzit e thjeshtë ndëshkimi i krimit është bërë i padurueshëm, sepse po bashkëjetohet e bashkëpunohet me të.

Nëse 21 janari, edhe më tej, do të jetë Dita e Kujtesës që shkon drejt harrimit, e jo fillimi i ndëshkimit, atëherë, e keqja e madhe do të jetë riardhja e një oligarkie politike që nuk e kanë për gjë të të vrasin, sepse ashtu ua do qejfi dhe pushteti./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7887,Camëri,108,Editorial,1679,Ekonomi,411,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2347,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1761,Reportazh,152,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,492,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Gjaku i 21 Janarit
Gjaku i 21 Janarit
Gjaku i 21 Janarit
https://1.bp.blogspot.com/-Lj4H4b1ZeJc/WmRw_PNggxI/AAAAAAAAPpw/RWLW5bLGGQcQ_N0vSJAB5AStmmImTGTcACLcBGAs/s640/Copy-of-hekuran-deda-1-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-Lj4H4b1ZeJc/WmRw_PNggxI/AAAAAAAAPpw/RWLW5bLGGQcQ_N0vSJAB5AStmmImTGTcACLcBGAs/s72-c/Copy-of-hekuran-deda-1-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/gjaku-i-21-janarit.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/gjaku-i-21-janarit.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy