Harta e krimit 2018/ Shqipëria del nga zona e kuqe, ja ku renditemi

Tirana renditet në vendin e 211 nga 327 qytete të marra në studim sa i përket krimit, sipas indeksit të krimit të Numbeo, një nga bazat më të mëdha të të dhënave në botë, i cili ka bërë klasifikimin për 2018. Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria ka dalë nga zona e kuqe e rrezikut të krimit (tashmë e shënuar me ngjyrë të verdhë).

Numbeo e klasifikon Shqipërinë si një vend të ekspozuar ndaj krimit me Index 39.47, ndërsa Indeksi i Sigurisë llogaritet në 60.53. Tirana, sipas përllogaritjeve konsiderohet me nivele krimi të ulëta.

Sipas renditjes së Numbeo-s, vendi ynë paraqet një situatë më pak shqetësuese të krimit këtë vit, në krahasim me shtetet fqinje. Duket se situata nuk është shumë favorizuese në Sarajevë, Bosnje e Hercegovinë ku indeksi përllogaritet 46.75, në Shkup, Maqedoni është 45.65, ndërsa në Serbi indeksi i krimit është më i ulët se tek ne, përkatësisht 36.95.

Në vendin e parë për shkallën e lartë të krimit renditet Hondurasi, duke lënë në vend të dytë Venezuelën, e cila ka qenë kryesuese për shumë vite. Në Honduras, indeksi i krimit përllogaritet 85.18, ndërsa ai i sigurisë veçse 14.82.

Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara arabe është vendi me indeksin më të ulët të krimit, me 13.63.

Në kontinentin e Europës, Shqipëria renditet si vendi i 54 për nga kriminaliteti, ndërsa vendin e parë e mban Marseja, Franca, me indeksin 64.35. Më e “paqta” në Europë duket se është Zvicra, me indeksin e krimit 16.01, ndërsa atë të paqes 83.99.

Indeksi i Krimit, sipas Numbeos, është një vlerësim i nivelit të përgjithshëm të krimit në një qytet apo një shtet të caktuar. Numbeo si parametër, konsideron nivelin e krimit më të ulët se 20 si :shumë të ulët”, nivelet e krimit në mes të 20 dhe 40 si “ të ulëta”, niveli i krimit midis 40 dhe 60 si “i moderuar”, nivelet e krimit në mes 60 dhe 80 si “të larta” dhe në fund, niveli i krimit më i lartë se 80 si “i lartë”. Indeksi i sigurisë është, nga ana tjetër, krejt e kundërta e indeksit të krimit. Nëse qyteti ka një indeks të lartë të sigurisë, ai konsiderohet shumë i sigurt./Monitor/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Harta e krimit 2018/ Shqipëria del nga zona e kuqe, ja ku renditemi
Harta e krimit 2018/ Shqipëria del nga zona e kuqe, ja ku renditemi
Harta e krimit 2018/ Shqipëria del nga zona e kuqe, ja ku renditemi
https://3.bp.blogspot.com/-WqtmZHNGB9E/WmHBW9ruXuI/AAAAAAAAPb8/EFaW6HBk9oog3nfWiWM1Ql3yBsNs-M6rQCLcBGAs/s640/harta-indeksi.png
https://3.bp.blogspot.com/-WqtmZHNGB9E/WmHBW9ruXuI/AAAAAAAAPb8/EFaW6HBk9oog3nfWiWM1Ql3yBsNs-M6rQCLcBGAs/s72-c/harta-indeksi.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/harta-e-krimit-2018-shqiperia-del-nga.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/harta-e-krimit-2018-shqiperia-del-nga.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy