Historia 100-vjeçare e veljerave në Durrës në tre foto

Durrësi, që në themelimin e tij në vitin 627 para Krishtit, kur kolonët grekë zbarkuan në veri të Malit Petra (Shëkmbi i Kavajës) nga anijet e tyre me vlea të quajtura “Trioconteras, i ka pasur bashkudhëtare anijet me vela në rrjedhën e shekujve. Fotot e para të limanit të Durrësit në fillim të shek. XX janë të mbushur plot me anije me vela e tek-tuk ndonjë avullore e Kompanisë Austriake Lloyds Trieste. Në shkrimin tonë gjithsesi do analizojmë vetëm 3 foto veljerash në Durrës.

Fotoja e parë e shkrepur fiks 100 vjet më parë është bërë para datës 2 tetor 1918, kur një flotilje e Antantës bombardoi Durrësin dhe anijet austrohungareze në port e në radë. Fotoja është e para kësaj date, sepse ndërtesat në Durrës pësuan shumë dëme nga bombardimi përfshirë edhe Pallatin Princor (Pallati i Pal Terkës etj.) i Princi Vidi. Po ashtu molet e drunjta në port, që duken në foto, u shkatërruan plotësisht nga predhat kalibër 305 mm të Karrocatës italiane “Dante Alighieri”. Veljeri në këtë foto është një “fellukë” tipike ulqinake. Theksojmë se të tilla felluka ulqinake kishin në pronësi edhe disa tyxharë (tregtarë të mëdhenj) nga Shkodra. Në Durrës po ashtu të paktën familja tregtare dhe armatore anijesh Kalamishi kishte në pronësi felluka të tilla.

Në foton e dytë të qershorit 1940 të qëmtuar nga gazetari veteran Thanas Mustaqi në arkivat e filmit të entit shtetëror fashist të kimatografisë “Luce” kemi një motoveljer me kapacitet 700-800 ton pronë e kompanisë italiane “Societa Anonima di Navigazione Tirrenia” me qendër në Napoli. Motoveljeri është duke shkarkuar në bankinat e Portit të Durrësit furnizime ushtarake të sapo ardhura nga Bari. Në sfondin e fotos duket ndërtesa, që sot është drejtoria e Autoritetit Portual Durrës. Në kohën, kur është shkrepur fotoja Musolini kishte vendosur ta fusë Italinë në luftë në krah të Gjermanisë naziste, prandaj me ngut po kryhet furnizimi dhe përforcimi i garnizoneve italiane të përtej detit me trupa, armatime, municione, pajisje, karburante, ushqime, mjete transporti etj. Garnizoni italian në Shqipëri furnizohej me trupa kryesisht me anë të anijes “Paganini” të përshtatur për transport trupash dhe me disa avullore e motoveljerë si kjo në foto përgjithsisht anije këto në pronësi të kompanisë “Tirrenia”, që ende nuk ishin mobilizuar nga shteti italian si anije civile në funksion të Ministrisë së Marinës Mbretërore (Regio Marina).

Fotoja e tretë është e vitit 2017. Në të është një anije turistike e tipit krocierë, por gjithsesi mbetet një motoveljer tipik. Kohët kanë ndërruar, tashmë motoveljerët nuk janë anije për transport mallrash, por “pleasure boats” për turizëm. Kjo ishte një histori tepër e shkurtër e veljerave në Durrës, e treguar vetëm me tre foto. /ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7893,Camëri,108,Editorial,1681,Ekonomi,412,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2349,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1765,Reportazh,152,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,492,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Historia 100-vjeçare e veljerave në Durrës në tre foto
Historia 100-vjeçare e veljerave në Durrës në tre foto
Gjuriç: Derisa të ketë Krishtlindje do të ketë edhe serb në Kosovë
https://4.bp.blogspot.com/-4-cqSDJQtDs/WlNTJNfRfXI/AAAAAAAAOcQ/BfIb-rlwClQbzGVdKQZJkRyQDyO1G5mZQCLcBGAs/s640/Veljera-1-e1515348201442.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-4-cqSDJQtDs/WlNTJNfRfXI/AAAAAAAAOcQ/BfIb-rlwClQbzGVdKQZJkRyQDyO1G5mZQCLcBGAs/s72-c/Veljera-1-e1515348201442.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/historia-100-vjecare-e-veljerave-ne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/historia-100-vjecare-e-veljerave-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy