Historia e formimit të klubit të futbollit “Skënderbeu” të Korçës

Siç dihet, Skënderbeu është ekipi i qytetit të Korçës, që themelimi i tij daton në vitin 1925. Por, natyrshëm lind pyetja: Pse ky ekip mori emrin Skënderbeu, kur thuajse nuk e lidhte asgjë me Korçën? Asgjë nuk lind rastësisht, edhe pse mund të duket si e parathënë. Në fillim u krijua Shoqëria “Dituria shqip” nën kujdesin e Orhan Pojanit. Kjo shoqëri hodhi hapin e parë të krijimit më 5 shtator 1908.

Dhjetë ditë më vonë zgjodhi pleqësinë. Ata ishin: Ymer Zavalani, kryetar nderi, Orhan Pojani, kryetar e të tjerë, ndërsa pleqësia përbëhej prej: Thoma Eqimit, Qani Dishnicës, Hafëz Ali Korçës, Thimi Çikozit, Ismail bej dhe Tefik Panaritit. Mbledhja u bë në shtëpinë e Sami Pojanit. “Dituria shqip” synonte që nëpërmjet lëvizjes kulturore dhe sportive t’i vinte në ndihmë çështjes kombëtare. Dhe ia arriti qëllimit.

Pa u vonuar shumë krijuan shoqërinë muzikore “Banda e Lirisë”. Ajo u bë e njohur në Korçë, në Shqipëri dhe në kolonitë shqiptare jashtë vendit. U krijua lëvizja teatrore. Në skenë u vu drama “Besa” e Sami Frashërit dhe pjesë të tjera teatrale. Drama u dha edhe në qytetin e Manastirit. Nxorën gazetën e parë shqiptare me emrin “Korça”. U ngrit shypshkronja “Korça”. U nxit lëvizja sportive.

Këtu nis dhe zanafilla e “Skënderbeut” të Korçës. Ëndërrohej fort për një futboll të suksesshëm, por 6 vjet më vonë, më 7 dhjetor 1912, në Korçë hyri ushtria greke me andartët dhe gjithçka u ndërpre. Nisi përsëri aty ku kishte mbetur më 1920-n, pas largimit të francezëve. Fazlli Frashëri, një emër i njohur i qytetit të Korçës themeloi sportklub Korçën dhe Skënderbeun.

Sipas Mjeshtrit të merituar të futbollit, Todo Vaso, “Skënderbeu” u themelua në vitin 1925, por pa sjellë ndonjë referencë. Për mendimin tonë “Skënderbeu” është riformim i sportklubit “Korça” nga Faslli Frashëri. Ndërsa për sportklubin e Korçës kemi këtë njoftim: “Këto ditë u themelua këtu në Korçë klubi sportiv nën kryesinë e z. Fazlli Frashëri, i cili kohët e fundit po tregon një energji me pasion për organizimin e sportit. Këto ditë do të kërkojnë lejen e qeverisë dhe do të nisin nga veprimet…”.(“Gazeta e Korçës”, 17 gusht 1926).

Sportklub “Korça” u bë një skuadër e njohur. Mori pjesë edhe në ndeshjet me skuadrat e vendeve fqinje: “Sot u nisën për në Manastir lojtarët e sportklub Korça, nën kryesinë e kryetarit të klubit z. Fazlli Frashëri për të dhënë një maç (ndedhje) futbolli me lojtarët e sport klub Bitola, prej të cilit dhe u ftua. Ndeshja do të bëhet nesër pasdreke dhe lojtarët tanë do të kthehen pasnesër, të hënë. Ju urojmë sukses të plotë (“Gazeta e Korçës”, e shtunë, 18 shtator 1926).

Sigurisht, para sportklub “Korçës”, më 1923 ishte themeluar shoqëria “Shpresa” e liceut francez. (Liceu pati jetën e vet edhe pas ikjes së francezëve). Dy vjet më pas, Bashkia nisi të ndihmonte ringjalljen e sportit. Shoqëria “Shpresa” bënte këtë falenderim: “Falenderojmë nxehtësisht Bashkinë e Korçës, e cila pati mirësinë të ndihmojë shoqërinë tonë për të realizuar programin e saj sportiv me një shumë prej 500 franga ar. Shpresojmë që gjithë përkrahësit e sportit të na ndihmojnë qoftë edhe me dhurata të vogla. Kryetari i shoqërisë “Shpresa”, Refi Kasimati” (Gazeta e Korçës, e shtunë, 7 shkurt 1925).

Më pas u krijua edhe një skuadër tjetër. Njoftimi i shtypit ishte ky: “U formua në qytetin tonë (Korçë) një grup sportiv me emrin “Zhgaba” dhe dje mori pranimin duke u njohur zyrtarisht. I urojmë të suksesojnë dhe të përparojnë”. (“Zëri i Korçës”, 23 nëntor 1926).

Megjithatë, asnjë nga skuadrat që ishte krijuar më parë dhe as ato që u krijuan më pas, nuk mundën të dilnin mbi “Sportklub Korça”. Kjo skuadër tërhoqi edhe vëmendjen e presidentit të asaj kohe, Ahmet Zogu. Shtypi i kohës shkruante: “Prej burimesh të sigurta informohemi se Shkëlqesia e Tij, Ahmet Zogu, Kryetar i Republikës Shqiptare, i dhuroi sportklubit Korça 1000 franga ari si ndihmë që të mund të zhvillohet dhe të përparojë. Shkëlqesia e tij ka përkrahur kurdoherë artin, sportin, muzikën moralisht dhe materialisht dhe djelmuria ka mbetur kurdoherë e kënaqur dhe shfaq falenderimet” (“Zëri i Korçës”, e shtunë, 29 janar 1927).

Ndërkohë, skuadra të tjera vijonin të krijoheshin: “U formua në qytetin tonë edhe tjatër shoqëri e re, me emrin “Klubi Sportiv Artistik” me qëllim që të merret me çvillimin e ndjenjave sportive dhe artistike të djelmurisë” “Gazeta e Korçës”, e shtunë, 1 janar 1927). Viti 1927 solli edhe skuadra të tjera të quajtura: “Leka i Madh”, “Pirro”, “Brekverdhit”, “Zjarri”, “Tigri”, “Diamanti” etj, por asnjëra prej tyre nuk e pati jetën të gjatë.

Në vitin 1929 përmenden këto shoqëri sportive: Skënderbeu, Kastrioti, Monarkia, Pirro dhe Dominasten. (Gazeta “Zeri i Korçës”, 27 gusht 1929). Viti 1930 nxiti skuadrat e vendit të hynin në një stad të ri më të kualifikuar e më profesional. Enti Kombëtar, organ qendror në Tiranë, përcaktoi 16 prillin e vitit 1930 si datën e kampionatit të parë të futbollit shqiptar. (Federata Shqiptare e Futbollit u krijua më 6 qershor 1930).

Në këtë kampionat mori pjesë edhe “Skënderbeu”, ku bënte pjesë “Tirana”, “Bashkimi shkodran”, “Teuta”, “Urani” (Elbasani) dhe “Vlora”. Për këtë arsye u bënë të gjitha përpjekjet që Skënderbeu të prezantohej denjësisht. Mbi të gjitha, pritej ardhja e Qemal Omarit dhe e Servet Teufik Agajt, dy nga më të njohur të futbollit të skuadrave turke ku ata luanin.

Ardhja e tyre u pasqyrua edhe nga gazetat e Korçës: “Sikundër patëm lajmëruar në një numë më parë, që prej disa ditësh çështja e riformimit të shoqërisë sportive të Korçës, “Skënderbeu”, kishte hyrë në rrugë të mirë dhe përfundoi brenda një kohe te shkurtër. Botimet tona u vërtetuan plotësisht prej fjalëve dhe çështja sportive e Korçës përfundoi në mënyrën më të mirë e më të pëlqyer. “Skënderbeu” u formua përsëri. Dje u bënë formalitet e duhura zyrtare pranë Prefekturës prej anës së Federatës Sportive të Korçës” (“Gazeta e Korçës”, e shtunë, 13 shtator 1930).

Përpjekjet për një skuadër sa më të mirë vijuan edhe gjatë vitit 1931, ku sërish në krye të skuadrës së “Skënderbeut” qëndron Fazlli Frashëri, gjë që bëhet e ditur nga “Gazeta e Korçës”, 1 korrik 1931, ku bëhet fjalë për një ekip të riorganizuar. I shumëprituri Qemal Omari mbërriti në Korçë. Ai dhe Servet Teufik Agaj u bënë shpresa e Skënderbeut.

Omari mori rolin e kapitenit të përgjithshëm. Në një nga kronikat e shtypit thuhej: “Shoqëria sportive e Korçës “Skënderbeu”, duke dashur t’u përgjigjet lutjeve që i drejtohen, lajmëron të gjithë sportistët e qytetit, të cilët s’janë anëtarë të shoqërisë, se gjer më 4 korrik 1931 pranon të regjistrohen anëtarët të rinj futbollistë kundrejt një takse për hyrje, dy lekë. Pas asaj date nuk do të merret parasysh asnjë lutje. Dëshironjësit duhet t’i drejtohen kapitenit të përgjithshëm z. Qemal Omar ose Këshillës. Nga zyra e shoqërisë” (“Gazeta e Korçës”, e enjte 4 qershor 1931).

Kush ishte Qemal Omari e mësojmë më së miri nga shtypi i kohës: “Kapiten Qemal Omari fillon rregullimin e skuadrës futbollistike të Skënderbeut. Me kënaqësinë më të madhe informohemi se shoqëria sportive e këtushme “Skënderbeu” emëroi si kapiten të përgjithshëm të futbollit anëtarin e saj të shquar z. Qemal Omari duke i lënë një kompetencë të gjerë. Z. Qemal Omari s’ka nevojë për rekumandime. Ndonëse në Shqipëri ndodhet vetëm prej dy muajsh, është i njohur mirë midis atyre që merren me lëvizjen tonë sportive dhe veçanërisht me futbollin. Megjithatë e quajmë të arsyeshme të japim disa informata të shkurtra mbi zotërinë e tij, sado që e dimë se kështu do të gjendemi në kundërshtim me modestinë që e karakterizon.

Qemal Omari ka njëzet vjet që po merret me futbollin. Disa vite më parë ka marrë pjesë edhe në skuadrën nacionale të Turqisë, vjete me radhë ka qenë sekretar i përgjithshëm i Federatës së Stambollit, ku shërbeu për sa u kthye në atdhenë e tij. Është një arbitër internacional me kartë arbitri FIFA-s (Federation Internacional de Football Association). Në kohërat e fundit organizoi në Stamboll një shoqëri të re sportive “Istambulspor”, e cila sot ndodhet në kategorinë e parë dhe skuadra e saj footballistike fitoi vjet kupën e atij qyteti” (“Gazeta e Korçës”, e shtunë, 6 qershor 1931).

Besimi i njerëzve për një Skënderbe të sukseshëm ishte rritur . Kampionati përfundoi dhe “Skënderbeu” u shpall nënkampion i Shqipërisë me 14 pikë, aq sa kishte edhe Tirana, skuadra që u shpall kampione. Skënderbeu edhe mund të kishte qenë fitues i kampionatit, por Qemal Omari nuk pranoi të merrte pjesë në ndeshjet e play off-it ku do të përcaktohej ekipi kampion. Korça nuk u paraqit as në Korçë më 29 qershor 1931 dhe as në Tiranë më 6 korrik, 1931, pasi korçarët patën pretendime për ndeshjen direkte midis Skënderbeut dhe Tiranës në javën e fundit të kampionatit.

Për këtë arsye, Tirana doli fituese në tavolinë me dy fitore aforfe me të njëjtin rezultat, 2- 0. Në vitin 1933 , Skënderbeu u shpall kampion. Në përfundim të kampionatit të vitit 1933, skuadra e Skënderbeut kishte arritur këto rezultate: 8 ndeshje, fituar 5, barazim 2, humbur 1, golaverazhi 18:6, pikë 12. Këtë sukses Skënderbeu do ta kishte pas 88 vitesh, kur më 2011 merr titullin e dytë. Më pas merr edhe 5 tituj radhazi, por ajo që e bën madhështor këtë klub, është pjesëmarrja dy herë në grupet e Europa League, duke u ndeshur dhe fituar me ekipe prestigjoze europiane./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Historia e formimit të klubit të futbollit “Skënderbeu” të Korçës
Historia e formimit të klubit të futbollit “Skënderbeu” të Korçës
Historia e formimit të klubit të futbollit “Skënderbeu” të Korçës
https://3.bp.blogspot.com/-macoIq2_U9c/WlNLYTDDLGI/AAAAAAAAOaY/86VbdPmKJ-03Xt2WzBv03BHuK7AroNZDwCLcBGAs/s640/skenderbeu-1930-696x413.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-macoIq2_U9c/WlNLYTDDLGI/AAAAAAAAOaY/86VbdPmKJ-03Xt2WzBv03BHuK7AroNZDwCLcBGAs/s72-c/skenderbeu-1930-696x413.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/historia-e-formimit-te-klubit-te.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/historia-e-formimit-te-klubit-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy