Isa Boletini, si i rehatoi me dajak kundërshtarët e pavarësisë në Vlorë dhe e shpëtoi Shqipërinë

Klan Kosova sjell pjesë nga libri i profesor Fetah Bahtirit për rolin e Isa Boletinit në shpalljen e pavarësisë në Vlorë…

“Atëherë plaku filloi rrëfimin e vet:

– Në ditën kur është shpallur pavarësia e Shqipërisë i kam pasur 18 vjet.

Atë ditë dhe atë ngjarje e mbaj mend si sot. Po më duket se po e shoh me sy edhe tani… Ismail Qemali me shokë e shpallën pavarësinë, e shpallën Shqipërinë shtet. E shihni këtë bulevard këndej?… Këtu ka qenë përrua, andej përtej kanë qenë arat.

Ja aty!… Aty kishte gardhiqe me hunj të thjeshtë me të cilat ishin të ndara arat e parcelat…

Këtu ishin tubuar shumë njerëz me nga gjysmë opinge, me nga një gjysmë kësule, me këmisha të gjata e të shqyera, lloj-lloj njerëzish, lloj-lloj veshjesh! Këndej u shpall shteti i shqiptarëve, e këta këndej, kundërshtonin! Çfarë Shqipërie more! Kjo është Turqi! Kjo është Greqi!… Nuk duam shtet çfare e doni ju! Nuk dihej se çka po ndodhte dhe nuk kuptohej se ku e si do të dukej fundi i gjithë kësaj.

Po më duket se po e shoh Isain! Mbërrijti, i lumi, nja dy-tri orë pasi që u shpall shteti! Zbriti nga kali. Ja këtu, mu këtu… S`e kam pasur as pesë metra larg. Me të ishte edhe një kolonë kalorësish kosovarë.

Secili më i pashëm se tjetri! Secili më kreshnik se tjetri! Se cili më i zoti se tjetri! Isai vetë – dy metra mashkull! Ismail Qemali me shokë e pritën si është më së miri. Të gjithë e përqafuan Isain, e edhe kosovarët e tjerë që ishin me të.

Ata që ishin grumbulluar këndej e që kundërshtonin nuk i ndalnin brohoritjet dhe kundërshtimet. E kam dëgjuar me veshtë mi Isa Boletinin kur e pyeti Ismail Qemalin: ‘Po çka janë këta? Çka po donë këta, more?…’.

Ismail Qemali dhe tre-katër delegatë të tjerë që ndodheshin më afër tij i folën Isait me zë të ulët, gjë që unë nuk munda të dëgjoja se çka i thanë. Por e kam dëgjuar Isain kur me pak fjalë u është drejtuar kosovarëve që e shoqëronin: ‘Burra! Rahatoni këta këndej, veç mos i dëmtoni’.

Kjo ‘mos i dëmtoni’ më vonë u pa se kishte domethënien ‘mos i vritni’. Kosovarët filluan zbatimin e urdhrit.

Sa çel e mbyll sytë kosovarët i shkulën të gjithë hunjtë dhe me ta filluan t`i rrahin të gjithë ata që ndodheshin afër e që kundërshtonin themelimin e shtetit të shqiptarëve. E tërë turma kundërshtare u shpërnda rrufeshëm dhe shteti ynë vazhdoi të jetojë e të funksionojë.

Dijeni se Isa Boletini me kosovarët e tij atë ditë e shpëtoi Shqipërinë dhe shtetin tonë.

E ju, paçi faqen e bardhë dhe paçi fat! Edhe sot ne këtu ymydin e kemi te Kosova dhe te kosovarët – përfundoi rrëfimin e tij plaku i Vlorës”./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7901,Camëri,108,Editorial,1685,Ekonomi,413,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2353,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1767,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Isa Boletini, si i rehatoi me dajak kundërshtarët e pavarësisë në Vlorë dhe e shpëtoi Shqipërinë
Isa Boletini, si i rehatoi me dajak kundërshtarët e pavarësisë në Vlorë dhe e shpëtoi Shqipërinë
Isa Boletini, si i rehatoi me dajak kundërshtarët e pavarësisë në Vlorë dhe e shpëtoi Shqipërinë
https://4.bp.blogspot.com/-x60WPPqdEoc/WlzCfNYtYdI/AAAAAAAAPFA/6GvdU61gZOsMK_CHmjP9SZXTPN55QDGagCLcBGAs/s640/isa-boletini-640x481.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-x60WPPqdEoc/WlzCfNYtYdI/AAAAAAAAPFA/6GvdU61gZOsMK_CHmjP9SZXTPN55QDGagCLcBGAs/s72-c/isa-boletini-640x481.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/isa-boletini-si-i-rehatoi-me-dajak.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/isa-boletini-si-i-rehatoi-me-dajak.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy