Ismail Qemalin e vranë, ja si. Ai nuk pati një vdekje natyrale (FOTO)

Nga Roland Qafoku/

“Nëse doni që Shqipëria të bjerë në qetësi duhet të vriten tre persona: Ismail Qemal Vlora, Esad Pashë Toptani dhe unë”.

Në një ditë prilli të vitit 1914 Preng Bibë Doda iu drejtua princ Wied-it me këto fjalë teksa bisedonin në Durrës se si duhet të bëhej shteti shqiptar.

Më 24 janar 1919 u vra në Perugia të Italisë Ismail Qemali.

Më 22 mars 1919 u vra duke shkruar në Lezhë vetë Preng Bibë Doda .

Më 13 qershor 1920 u vra në Paris Esad Pasha.

A ishte profeci apo zëvendëskryeministri Doda dinte shumë për kurthet, intrigrat, stilin oriental të të funksionarit të shqiptarëve këtë nuk di ta them.

Por e sakta është se ajo që ai i tha princit gjerman rezultoi e vërtetë. Shumë pak, për të mos thënë aspak, është folur për vdekjen e njeriut që themeloi shtetin shqiptar. Zyrtarisht është shkruar se ai vdiq nga hemoragjia cerebrale.

Por nga investigimi që unë kam bërë për shumë vite më rezulton se ai është vrarë.

Më saktë akoma është helmuar. Në librin tim “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar”, vdekjen e Ismail Qemalit e kam cilësuar vrasje të pastër.

Aty kam publikuar të gjitha faktet, dokumentet autentikë dhe dëshmitë që e vërtetojnë plotësisht këtë. Dokumentet më kokëfortë janë ato që janë siguruar në arkivin e spitalit të Peruggias. Nuk gëzoj respekt për ata studiues mediokër që e ciëlsojnë këtë si një çështje të mbyllur. Unë nuk kam dyshime, por jam i bindur që Ismail Qemalin e kanë vrarë.

Por ky lloj debate meriton vetëm pak kohë. Ajo që personalisht mendoj është që shteti shqiptar duhet të ndërmarrë një nismë për të hetuar një nga vrasjet më të mistershme.

Teknologjia e sotme bën të mundur të gjendet shkaku i vdekjes nëse Ismail beu vdiq natyralisht apo u helmua.

Mjafton zhvarrimi i eshtrave dhe kryerja e analizave. Do ishte në nderin e këtij shteti që të zhvarroste pas afro 1 shekulli një të vërtetë që ka të bëjë me njeriu që themeloi këtë shtet.

Përulje me respekt ndaj kryeveprës që bëri beu i Vlorajve! Na la një shtet.

Diçiturat:

1.Ismail Qemal Vlora

2.Hotel “Burfani” në Perugia të Italisë në vitin 1919 në të cilin vdië Ismail Qemal Vlora.

3 dhe 4. Hotel “Brufani” në ditët e sotme.

5.Gazeta “Perugia Citadina” që shkruan për vdkejen e Ismail Qemalit./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7901,Camëri,108,Editorial,1685,Ekonomi,413,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2353,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1767,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ismail Qemalin e vranë, ja si. Ai nuk pati një vdekje natyrale (FOTO)
Ismail Qemalin e vranë, ja si. Ai nuk pati një vdekje natyrale (FOTO)
Ismail Qemalin e vranë, ja si. Ai nuk pati një vdekje natyrale (FOTO)
https://1.bp.blogspot.com/-BXqz41STCSk/WmsRQ2U6pyI/AAAAAAAAQVw/4gz0rSkFufcaTQFeIjISRJc1J0aBB8uyACLcBGAs/s640/ismail-1.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-BXqz41STCSk/WmsRQ2U6pyI/AAAAAAAAQVw/4gz0rSkFufcaTQFeIjISRJc1J0aBB8uyACLcBGAs/s72-c/ismail-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/ismail-qemalin-e-vrane-ai-nuk-pati.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/ismail-qemalin-e-vrane-ai-nuk-pati.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy